Forumi i BalkanWeb - Balkanweb.Com Forum - AdminZone

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Forumi i BalkanWeb - Balkanweb.Com Forum

Forumi i BalkanWeb - Balkanweb.Com Forum

· 2 · 991

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-12-2008, 13:33:56


Një tjetër forum i madh shqiptar i përket një prej faqeve me te vizituara shqiptar- dhe pikërisht Balkanweb.com
Forumi i Balkanweb është i ndertuar me SMF dhe me sa kam vënë re pamja është një e gatshme qe është modifikuar disi nga stafi i këtij forumi. Sidoqoftë e këndshme dhe e qartë.

Forumi përmbledh fusha të ndryshme diskutimi dhe shumë pak i kushtohet sherbimeve te Balkanweb/Gazeta Shqiptar/News24 (vetëm për Kafazin e arte ka një rubrike te veçantë).
Një e veçantë tjetër qe kam vënë re ne këtë forum është qenia e një rubrike për artin ushtarak, rubrike qe s'kam pare sytë ne ndonjë forum tjetër shqiptar.

http://www.balkanweb.com/sitev4/forumi/
http://www.balkanweb.com/sitev4/
http://balkanweb.com/kafazi06/

http://www.gazetashqiptare.com (dergon te balkanweb.com)
http://www.news-24.tv (dergon te balkanweb.com)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-12-2008, 14:20:47
Tani po i hidhja një sy rregullores se forumit te Balkanweb dhe me  bëri përshtypje qe kishte shumë gabime gramatikore. Nuk mund ta kuptoj se si një seksion i një prej mediave me te mëdha në vend te këtë ne pune persona qe shkruajnë ne këtë mënyrë skandaloze?!  (?)

http://www.balkanweb.com/sitev4/forumi/index.php?action=help


Citim
Ju lutemi, qe ti kushtoni pak vëmendje rregullores se meposhteme përpara se te bëni postimet tuaja apo se te nderrmerni c’do veprim tjetër ne forumin e BalkanWeb. Kjo esht marrë si masë ne mënyrë qe te shmanget c’do lloj keqkuptimi, me dëshirën e mirë dhe qëllimin e vetëm për te lehtesuar këtë rrugë komunikimi virtual qe është ofruar.

Ju sqarojme se kjo është vetëm diçka fillestare e cila me siguri do ket rinovime te mëvonshme ose ndryshime graduale te pikave perberese. E gjitha kjo ne varësi te mbarevajtjes se forumit.

1. Ju lutemi shumë, qe para se te hapni c’dolloj teme, këtë gjë ta bëni te rubrika perkatese dhe te kontrolloni n.q.s. ekziston (mund te perdorni opsionin e kerkimit). N.q.s. këto 2 gjëra nuk do zbatohen atëherë moderatoret përkatës do bëjnë ndryshimin e duhur (mbylljen ,levizjen apo dhe fshirjen e saj.)

2. N.q.s. verehen tema te hapura me tituj e përmbajtje tekstesh banale, apo fyerje te renda , nismetari i saj do paralajmerohet dhe në rast riperseritje, lagimin nga forumi për 1 periudhe kohore te caktuar, e vendosur kjo nga administratoret.

3. Nuk do lejohet publikimi i siteve te tjera me qëllim reklamimin e tyre, (përveç rastit kur ato citojne një burim materiali) n.q.s. vihet re, do merren masa dhe për këtë, me, apo pa paralajmerim.

4. Eliminoni sa me shum te jetë e mundur daljet jasht teme apo chit-chatet (fenomen qe kemi hasur shumë kohët e fundit). Të gjitha këto postime shumicen e rasteve do fshihen apo editohen nga moderatoret. Pra TOLERANCE 0!

5. Edhe njëherë ju kujtojmë se materialet e sjellura nga burime të ndryshme, (site interneti, gazeta apo revista), në fund të tyre duhet cituar dhe burimi nga është marrë ne përputhje me të drejtat e autorit, për te shmangur konflikte te mundshme dhe për te vleresuar punën e te tjerëve.

6. Gjithashtu duhet te keni dhe shumë KUJDES gjatë regjistrimit te llogarise personale. Nicku i zgjedhur nga ana juaj nuk duhet te këtë absolutisht përmbajtje nga fjale banale. Pasoja e kësaj, do jetë bllokimi dhe fshirja e menjehershem e tij pa paralajmerim!

7. Për ç'do lloj paqartesie, apo problemi qe do hasni gjatë qendrimit tuaj ne forumin e BalkanWeb-it, qofshin këto padrejtësi qe mendoni se mund tu jenë bërë në lidhje me postimet tuaja, apo dhe ankesa të ndryshme, jeni te mirepritur te na kontaktoni dhe te bëni sqarimet e duhura. Stafi jonë do jetë gjithmonë ne dispozicionin tuaj. Pra, mos hezitoni te na kontaktoni!!!

Ndërkohë, ju sigurojme qe nga ana jonë nuk do pengohet fjala e lirë, apo shkelja e te drejtave qe ka gjithsecili, mjafton qe te bashkepunoni duke treguar moderacion ne shkrimet e juaja. Shpresojmë ne mirëkuptimin tuaj, duke kërkuar respektimin e këtyre pikave kyçe te rregullores ne mënyrë qe te shmanget ç'do lloj problemi nga te dyja palet (anetare + stafi drejtues).

Ju falenderojme paraprakisht për vemendjen dhe perkushtimin tuaj, duke ju uruar qëndrim te kendshem ne hapësirën e forumit te BalkanWeb.com

Temat e fundit