
IP.Board eshte emri i "modern" i forumit qe perpara thjeshte njihej me emrin IPB si shkurtim i Invision Power Board. Por sot ka ardhur koha e suitave per komunitete dhe pervec "board" ofrohen dhe blogje, portale, galeri etj etj. Ne thelb eshte e njejta gje.
IPB per mendimin tim eshte konkurenti me i denje i vBulletin, madje une habitem pse vB eshte kaq i mirenjohur, kur IP. Board ofron akoma me shume, eshte me i lezetshem si pamje dhe mbi te gjitha ka cmim me te leverdisshem se ai i vBulletin-it.
Me kujtohet kur andej nga 2003 kam perdorur per hete te pare nje forum IP Board dhe asokohe ky ishte falas e paguhej vetem per suportin nese e deshiroje. Skripti ishte i lezetshem e dukej shume me i mire se phpBB, skripti per forume qe ne ate kohe ishte i kudopranishem. Sidomos ikonat e IP Board qene aq te pelqyeshme sa u bene te perdorshme ngado e nga kushdo.
Koha erdhi qe IP Board u be me pagese duke qene nje alternative e forte ndaj vBulletin. Keshtu keto u bene dy skriptet lidere me pagese per forume.
IP. Board sot ofron ashtu si vB nje suite qe perfshin forum, portal, blog, profile plus dhe galeri, chat, download, status update, te cilat te vBulletin mungojne, te pakten nuk ka te krijuara nga vete skuadra e vB.
Por dhe po ta krahasosh me ato qe si IPB dhe vB kane, perseri ky i pari i ka te bera me mire dhe me te prezantueshme. Shikoni vetem pamjen. Kjo e IPB eshte e embel dhe terheqese, ajo e vB sikur ka dale nga ferri. Ndoshta shije personale, po aman si mund te quhet e bukur ajo qe ka vB 4.0?
Per me shume vizitoni faqen zyrtare:
http://www.invisionpower.com/Faqja e IP.Board (vetem per forumin)
http://www.invisionpower.com/products/board/Forumi i suportit:
http://community.invisionpower.com/Dhe nje kuriozitet. Kur ZY u mbyll per disa jave ne vitin 2006, sepse po beheshin punime me rendesi ne faqe, u hap nje forum i perkoshem te Forumer.com forum ky qe punonte me versionin free te IPB. ZY me IPB gjendet edhe sot online e ndodhet ketu:
http://zeriyt.15.forumer.com/