Peshku pa ujë - AdminZone

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Peshku pa ujë

Peshku pa ujë

· 25 · 5028

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-08-2008, 13:46:52


"Peshku pa ujë" është sot për sot blogu me popullor qe ekziston ne internetin shqiptar. Është për t'u lavdëruar puna e bërë nga ata çunat edhe se nga ana ideologjike puna u calon shumë sepse duket hapur qe faqja është shumë e njeanshme. Sidoqoftë këtu nuk jemi për te folur për anën ideologjike te faqeve, por për atë teknike.
Për mendimin tim kjo faqe merr piket maksimale. "Peshku.." ka perdorur Wordpress-in si CMS shumë kohe përpara se WP te perdorej gjeresisht edhe si CMS përveçse si platformë blogimi.

http://www.peshkupauje.com/

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-09-2008, 01:19:55
Se fundi kam vene re nje renie ne cilesine e peshkut. Mbase ka te beje me mosangazhimin e atyre qe e mbanin me pare, por duket qarte se ka nje renie serioze ne temat qe trajtohen atje.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-11-2008, 15:24:05
Tani vura re qe "peshku" kishte ndryshuar disi ne pamje dhe disa funksione. E reja kryesore ka te beje me postimet e komenteve, te cilat ndryshe nga me pare nuk mund te bëhen me si vizitor, por vetëm si anëtar i rregjistruar.

Citim
Në versionin e ri të Peshkut, vetëm anëtarët e regjistruar do të mund të komentojnë. Regjistrimi është falas dhe zgjat 30 sekonda. (Anëtarët e faqes së vjetër duhet të ri-regjistrohen.)

Guidë për versionin e ri të Peshkut
http://www.peshkupauje.com/faqe/guid%C3%AB-p%C3%ABr-versionin-e-ri-t%C3%AB-peshkut
Arkivi i Peshkut nga fillimi deri tetor 2008 http://arkivi.peshkupauje.com/

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 16-11-2008, 19:40:34
Së fundi kam vënë re një renie ne cilesine e peshkut. Mbase ka te beje me mosangazhimin e atyre qe e mbanin me pare, por duket qartë se ka një renie serioze ne temat qe trajtohen atje.
Jo vetëm këtu, por në shumicën e webfaqeve të 'mëdha' shqiptare!

#4 ne: 22-12-2008, 18:15:19
Peshkupauje.com eshte faqe fantastike nje nga faqet e mia te preferuara.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-04-2009, 00:11:42
Duke folur me adminin e "peshkut" mora vesh se ata nuk perdorin me WP por kane kaluar ne Drupal. Se se si me kishte shpetuar kjo gje, sepse gati asgje nuk duket ndryshe nga WP aty. Mbase si anetar i rregjistruar dallohet, por une s'jam.
Tashme "peshku" eshte pionier i perdorimit te Drupal ne nje faqe te madhe shqiptare, ashtu sic ishte perpara pionier i perdorimit te Wordpress.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 27-04-2009, 21:29:53
Tashme "peshku" eshte pionier i perdorimit te Drupal ne nje faqe te madhe shqiptare, ashtu sic ishte perpara pionier i perdorimit te Wordpress.
Pionier të perdorimit te Drupal-it nga webfaqe të njohura shqiptare janë: Alblinux dhe Albtux.
...Ka disa vite që këto dy webfaqe përdorin Drupal-in.
P.S Nuk desha të dalë prej temës; mendoj se duhej të theksohej kjo  ;)

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 27-04-2009, 23:41:45
Ke te drejte :) Harrova qe dhe ju perdorni Drupal.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 20-06-2009, 15:31:15
Me duket se kane bere hack "peshkun.." sepse ka qe mbreme qe nuk hapet fare!
Ndoshta prej perfshirjes shume te madhe ne nje krah politik u ka krijuar dhe "armiq".

  • Postime: 260
  • Karma: +2/-5

#9 ne: 20-06-2009, 16:38:50
Ne cilin krah jane ata te peshkut Max!?

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 20-06-2009, 16:52:23
Te mengjert! Njeri eshte dhe ne kreun e G99.

Shiko kete video. Ai qe eshte ne krah te Erjonit eshte dhe nje nga adminet e PPU.

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 20-06-2009, 20:07:19
Dikur ka qene shume me e mire si faqe dhe e frekuentoja shpesh por tashme Jo , kjo jo vetem per shkak te angazhimeve qe kam kohet e fundit por nga vet natyra e peshkut. Duhet theksuar se te gjitha faqet jane ne renie pasi fluksi i madh eshte ne FB. 99 te shfletueseve te internetit kane  profil ne fb.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 21-06-2009, 00:31:32
Sidoqofte "Peshku" qenka kthyer online. Se cfare ka pas ndodhur nuk thuhet gje.

  • Postime: 260
  • Karma: +2/-5

#13 ne: 21-06-2009, 01:33:21
Mua mu duk si nje faqe e rendomte politike.

#14 ne: 21-06-2009, 19:28:51
Eshte faqja me e mire shqiptare dhe me inovativja. E vetmja web 2.0 e shkruajtur nga vete anetaret. Stafi asaj faqe eshte vec per tu admiru dhe ju te tjeret keni shume per te mesuar. Merni shembull nga peshku.

MAX dikur edhe kjo faqe ka qene pozitive sot eshte kthyer ne nje faqe propagande te PD-se. Mjafton te hysh tek forumet shoqerore dhe sheh ty q eben copy paste disa artikujve absurd reth pd dhe Sali berishes te pershkruar si MESIA.

Mjafton te shohesh se sa aktiv eshte sot zeriyt kan ikur 90% te anetareve... Ndoshta paguhesh per kete propagand qe ben por faqen e ke kthyer ne nje kafaz te fiksuarish te Pd-se dhe me vone do te pendohesh.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 21-06-2009, 20:51:54
Kjo teme s'eshte nisur per debat fare, as per te qene kritike ndaj PPU, madje-madje eshte lavderuar.
Por nje blog dhe nje forum nuk mund te krahasohen: ne nje blog si PPU shkrimet paramoderohen, pra qe t'i publikosh duhet te kalojne perpara ne doren e administratoreve. Ndersa ne nje forum, si ky ketu, cdo gje eshte e lire dhe cdokush mund te postoje cfare te doje; mjafton qe te mos i vendose ne rubrikat e gabuara dhe te mos i keqperdore temat per reklama. As kufizime prej 10 postimesh/komentesh ne dite nuk te vene ketu nese nuk je ne linjen politike te administratoreve. ;)

Me PPU ketu mund te krahasohet ne nje fare menyre vetem forumi politik http://www.zeriyt.com/politike.html dhe po te shohesh aty gjen tema te cfaredollojshme, me burime dhe kahe politike te ndryshme.

Nejse, ti si anonim dhe kushdo tjeter mund te thoje cfare te doje. Cdo gje eshte shume e verfikueshme. Mjafton te hedhesh syte perreth.

  • Postime: 114
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 21-06-2009, 21:24:44
Po hezitoja te shkruaja, por po e them dhe une mendimin tim.
@Qortuesi Anonim (apo je ai qe mendoj?)

Cfare parametrash web 2.0 ka peshkupauje qe nuk kane faqet e tjera? Eshte nje tjeter faqe komuniteti, qe (pretendon) ngrihet mbi bloge, por blogjet jane 20% origjinal dhe 80% huazime nga artikujt e mediave apo bloge te tjere (hidhi nje sy http://www.peshkupauje.com/tefundit).
Ka goxha komente individesh, por te gjithe e dime qe ka vite qe ka forume shqiptare ku ka interaktivitet mes userave. Nese e ke fjalen per kete vecori te Web 2.0, je gabim.
Ka nje plus: Peshku ka pasur vazhdimisht nje design origjinal dhe fin.

Nga ana tjeter te mburresh Peshkun, e me pas te shash cdo komunitet tjeter per "propogande politike" eshte teper hipokrizi. Peshku ka vete nje propogande te njeanshme "ramiste" gjate gjithe kohes. Duhet te bejme nje shkrim per mizen nen kesule tani!


Tung
Mandi

  • Postime: 165
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 21-06-2009, 21:40:02
@Qortuesi. Nese ti hedh kritika gjoja se eshte e njeanshme politike per zeriyt pse qendron anonim(gjeja qe urrej me teper). Pse MAX do qendroj me ore te tera duke ber perzgjedhjen e anetarve të PD-së i pranon të PS-së jo? eke shum gabim që bën krahasimin mes blogut dhe Forumit, nëse ke kundërshtime apo diçka që stë pëlqen këtu të paktë tregoje veten se kush je.

Ky ishte mendimi im.
Me respekt night dogg

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 21-06-2009, 21:55:54
peshku pa uje po kthehet cdo dite e me shume ne nje faqe te dhjer, per shkak se eshte politizu jasht mase, nuk mban paansin sic e thote gjoja ke "rreth peshkut". Nuk guxo robi me shkrujt naj gjo per Erionken e Gay99 se t'i fshijn direkt postet. T'gjith artikujt qe qisin jan artiuj anti qeveri, anti PD, pro PS. jane kthy ne nje faqe gati gati manjake antiqeveritare. Allahu na rujt me qit naj artikull kundra gay 99 se te mysin direkt.

Le te vazhdoj kshu peshku, se shume shpejt ka per ta pa veten tu bo muhabet vetem me adminet.

  • Postime: 260
  • Karma: +2/-5

#19 ne: 21-06-2009, 23:17:59
Hyra me ne brendesi te PPU dhe nuk me pelqeu aspak gjuha e hidhur qe perdorin autoret. E kuptoj qe faqja eshte ka nje tendence te dukshme majtas por te hedhesh poshte gjithcka dhe te perdhosesh vendin tend shkon pertej bindjeve politike. Ja disa artikuj qe vecova nga PPU, gjykojini vete:

-  Qeveria që Meritojmë
-  Të mbijetosh në Shqipëri
-  Lufta për organe
-  Shqiptarët e goditur nga varfëria mbërthehen nga ethet e arit
-  Pensionet, një bombë që pritet të shpërthejë
-  Dhuna që buron nga degradimi i një pushteti

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 21-06-2009, 23:32:56
Cuna do ju sugjeroja qe tema te mos kaloje pertej qellimit te saj. Ketu eshte forum per webmastera dhe eshte mire qe te kufizohemi te ato qe u interesojne webmasterave. Drejtimet dhe qellimet politike nuk futen ne orbiten tone.
Une i njoh te tre cunat qe drejtojne PPU dhe eshte pune e tyre cfare preferencash politike kane. Fakt eshte qe kane ndertuar nga ana teknike nje faqe shume funksionale. Te tjerat jane pa rendesi, te pakten ne kete forum.

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 21-06-2009, 23:59:30
Cfare thua mo mqafsh ,te thuash qe e ka kthyer ZY ne nje vater te fiksuarish informatik ec mo por jo politik se le nam + ne anonim te kritikoj une gjithe diten.

  • Postime: 691
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 08-12-2009, 22:20:18
Mbi te gjitha te ky blog mesa kam vene re qe shkruajne intelektuale shume te zgjuar nga llojit i shkrimit qe bejne eshte nder te vetmit besoj ne Shqiperi.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 14-10-2010, 01:36:13
Kam vene re kohet e fundit se ka shume varferim te PPU. Shume pak tematika te reja per diskutim dhe akoma me pak komente. Edhe ndonje kontribut qe mundohesh te japesh shpesh as ta marrin ne konsiderate. Sepse atje s'funksionon si ne nje forum. Temat duhet te miratohen para se te publikohen.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 22-12-2010, 12:42:54
Peshku ka paraqitur statistikat vjetore. Duke pare ato mund te thuhet me padyshim se ky eshte blogu me popullor shqiptar.

Citim
Siç bëjmë shpesh, edhe në këtë përmbledhje të 2010-ës, po ju japim ca statistika të Peshkut si komunitet. Trafiku në faqe ka patur një rritje të lehtë fare në krahasim me 2009-ën (5% më shumë vizita). Rritjen më të madhe e patën vizitorët nga Shqipëria (23%). Dhe, sa për t'ju ngatërruar, po ju japim një numër gjigand: 556,644 vizitorë absolutisht unikë. (Testojeni vetë këtë: pyesni 7 shqiptarë të ndryshëm a e njohin Peshkun, dhe me siguri që njëri prej tyre do e ketë vizituar faqen gjatë vitit që shkoi.)

Artikujt dhe artikujshkruesit

Në vitin 2010 në PPU janë botuar 24'700 postime (artikuj, pyetje, shkrime gazetash, etj.). Lista e më të mirëve përfshin Teuta Arifi në e Diell, ndjekur nga Një gjuhë shkrimi e njësishme - Pjesa I (Cabej) dhe Në përvjetorin e martesës politike. Midis dhjetë hyrjeve më të vlerësuara gjenden punime të autorëve si Miranda Vickers, Robert Schwarz dhe Cabej, por edhe punime të anëtarëve të PPU, si AnaH (TiranaArt 2010) dhe pedro (1m2).

Lista e plotë e shkrimeve më të votuara në 2010-ën


Tre shkrimet më të lexuara të vitit janë:

Foto nga përmbytjet në Shkodër (janar; 5971 vizita)

Kush ka blerë shtëpi tek Rolling Hills (shtator; 5766 vizita)

Serbët djegin flamurin shqiptar, ndërpritet ndeshja Itali-Serbi: (12 tetor) (5193 vizita)

 


Ndër opinionistët e medias, më i vlerësuari është Fatos Baxhaku (i vetmi që vlerësohet pak a shumë unanimisht këtu), ndjekur nga Fatos Lubonja, Edlira Gjoni, Albin Kurti dhe Artan Mullaj. Midis gazetarëve të shtypit, më të vlerësuarit janë artikujt e shkruar nga Anila Peci dhe Admirina Peci.

 

Komentet dhe komentuesit

Peshku në dy vitet e fundit ka pasur një ritëm prej 100,000 komentesh në vit. Kupa e Botës ka qenë tema kryesore e vitit. Muzika, filmat dhe "pa censurë" ndjekin më pas. Diskutimi i suburb-it shqiptar tek Rolling Hills është i dyti në listë edhe tek komentet.

Lista e plotë e shkrimeve më të komentuara në 2010-ën


Statistikat mbi komentuesit janë redaktuar, me kërkesë të disa anëtarëve. Dëmi u bë, fatkeqësisht, dhe për këtë ju kërkojmë falje.

 

Fjalët që peshqit komentues zënë më shumë në gojë (shkrim) kontrastojnë me temat e listuara më sipër. Fjalorin e peshqve në 2010 e kanë dominuar dy fjalë: Berisha dhe Shqipëria. Kjo e fundit është dominuesja absolute! Shqipëria dominon në tre rasa, në emërore (Shqipëria), gjinore/dhanore (Shqipërisë) dhe në kallëzore (Shqipërinë); dominon si në trajtën e shquar edhe në atë të pashquar (Shqipëri); dominon edhe si mbiemër (shqiptare). Mbas Shqipërisë dhe Berishës, që dominimin e ka kryesisht në rasën emërore të trajtës së shquar, fjalorin e peshqve e zënë Rama, PS dhe dicitura. Direkt pas tyre vjen qeveria. Greqi vjen para botërorit, amerikanëve, vizat, kriza, protesta, letër, euro dhe kundër. Në periferi shfaqen Topalli, Tirana, kutitë, gjykata dhe wikileaks.

Temat e fundit