Vargmal.org - AdminZone

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vargmal.org

Vargmal.org

· 7 · 1800

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-11-2008, 12:41:43
http://vargmal.org/

Një forum tepër origjinal. Nga ana ideologjike duket sikur janë mbledhur aty disa ultranacionaliste dhe fondamentaliste gjuhësore (përdorin me fanatizëm një shqipe te pastër sa shpesh te duket gjuhe e huaj), por nëse e sheh vetëm me syun e webmasterit duhet pranuar se kanë bërë pune shumë te mirë ne organizimin e faqes, strukturen, madje edhe favicon e kanë shumë te lezetshme. Me vB kanë punuar shumë mirë dhe personalisht se kam te qartë nëse ato modifikime janë vete pjesë e vB apo do jenë bërë nga stafi i kësaj faqes!?

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 06-11-2008, 20:10:32
Forum vB i modifikuar profesionalisht!

Nuk ke ca i thua, webmaster-i ka bërë një pune te shkelqyer profesionale. Hidhini një sy edhe kësaj faqes www.ateistet.org , e punuar nga e njëjta dorë besoj.

Gjithashtu ultranacionaliste e fondamentalist gjuhesor nuk ka, thjesht janë njerëz qe përpiqen te mbrojne një gjuhe qe ne webmasterat e shkelim pa meshire me këmbë!Vetëm për shkak te kësaj përkujdesje gjuhësore jam regjistruar ne atë forum, vetëm sa për të parë se si i kanë perkthyer apo pershtatur fjalët dhe me kenaqesi konstatoj qe gjuha e atij forumi është shumë e kapshme dhe e ëmbël. Nisme interesante!

S'bojm keq sikur ti kopjom edhe ne ca pershtatje gjuhesore nga Vargmal-i per faqet tona!

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 07-11-2008, 11:05:45
Nuk e thashë si sharje kur i quajta "ultranacionaliste" dhe "fondamentaliste gjuhësore"!

Citim
Nuk ke ca i thua, webmaster-i ka bërë një pune te shkelqyer profesionale. Hidhini një sy edhe kësaj faqes www.ateistet.org , e punuar nga e njëjta dorë besoj.

Jo keq dhe aty. Me duket se ne fillim kane pas perdorur WikiMedia per ate faqe!

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 07-11-2008, 15:29:29
Une vete jam fans i vargmal.org dhe e lexoj here pas here. Pamja eshte mjaft profesionale dhe permbajtja eshte cilesore.

Sa per "ultranacionalizmin" dhe "fondamentalizmin gjuhesor", gjera te tilla na duhen! Hidhni nje sy rreth e rrotull se cfare kane bere serbet me perkthimet e programeve nga me te ndryshmet apo me propaganden e tyre ultranacionaliste. S'po vazhdoj me per kete pike...

  • Postime: 86
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 03-07-2009, 04:33:32
pershendetje te gjitheve,do me falni qe e pash pak me vonese kete shkrim per vargmal,hapa nje teme tjeter per kritika dhe nese nuk duhej u kerkoj ndjese dhe ndoshta do ishte mire te fshihej

ju falenderoj shum per shkrimet tuaja.kisha vetem nje pyetje,cdo te thot "ultranacionaliste" dhe "fondamentaliste" sepse "gjuhesore" e kuptoj, a ka fjal shqip per to qe mund ti kuptoj me mire,ju faleminderit,ketu ndjehem teper mire,qe nga emertimi qe i keni ber kesaj ode e ndjej veten mes shqiptaresh.pergezi me e tmira!!



  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 04-07-2009, 10:00:40
Ju nuk keni bere gabim sepse tema e hapur nga juaj eshte hapur ne rubriken e kritikave, ndersa kjo ketu eshte per qellim informativ; per t'ua bere te njohur kete forum atyre qe nuk e njihnin. Pershendetje.

  • Postime: 287
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 21-01-2011, 22:20:48
Sipërmarrja vargmal.org ka nxjerrë numrin e dyte të revistës me emrin "Vargmal" Në ndryshim me numrin e parë ky numër ka dhe shtojcën "Grindje me Klerin" të autorit Ismet Toto




Ky "admini" i vargmal.org (pylltar) s`ma ha mendja që di gjë  :P

Temat e fundit