×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 21-01-2013, 10:54:22 »

Teatri Kombëtar do të vërë në skenë, premierën e parë të sezonit artistik 2013, "Edipi mbret" nga Sofokliu, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Tiranë dhe Teatrit Kombëtar Kosovë. Ai vjen me regjinë e Ilir Bokshit dhe me muzikë të kompozitorit Trimor Dhomi. Nesër do të prezantohet edhe kasta e aktorëve për rolet e tragjedisë.

Tragjedia, sa madhështore, aq edhe komplekse në shtjellimin e linjës së subjektit, është "Edipi mbret". Në këtë vepër poeti trajton problemin e fatit të paracaktuar dhe përpjekjet njerëzore për të mënjanuar atë. Pasojat e fatit të mbretit të Tebës, Llait, do të rëndojnë mbi fatin e djalit të tij, Edipit, dhe në atë të fëmijëve të tij. Kjo vazhdë fatkeqësish që bie mbi një familje të tërë, do të tregohet edhe në dy tragjeditë e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi në Kolonë" të cilat krijojnë me tragjedinë e parë "Epidi mbret", një lidhje shumë të ngushtë. Sipas orakullit, interpretuesit në tokë të vullnetit të perëndive, Edipit, i ishte paracaktuar një fat i rëndë, të vriste të atin e të martohej me të ëmën, Jokastën.

Ky njeri kaq i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e të urtë që i sjell kaq të mira atdheut të tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdijshme krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur. Vepron për t'ia nënshtruar fatin vullnetit të tij. Kjo flet për optimizmin dhe besimin e heroit në forcat e veta, dhe kjo përbën shtratin e tragjedisë, e cila mbart një ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë kohë: luftën kundër fatit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)