[Sondazh] A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike? - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

[Diskutime] A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Po
255 (72.9%)
Jo
62 (17.7%)
Nuk e di
33 (9.4%)

Numri i anetareve qe votuan: 139

[Sondazh] A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

[Sondazh] A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

· 409 · 25222

  • Postime: 386
  • Karma: +0/-1

ne: 18-03-2006, 07:57:31
Të diskutojmë me objektivizem dhe argumenta.
Shpresoj të zhvillohet debat i frytshem!

  • Postime: 1533
  • Karma: +6/-0

#1 ne: 18-03-2006, 14:51:41
Deshi apo s'deshi bota shumica e shqiptarëve janë të besimit Islam dhe nuk shoh ndonjë të keqe në pjesëmarrjen e Shqipërisë nëpër Konferenca Islamike. E di se shumë persona mund të mendojnë se një hap i tillë do e vënte Shqipërinë ne anën 'e gabuar' të luftës mirëpo ky është mendim i gabuar. Nuk duhet të turperohemi nga ajo që jemi!
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:44:44 nga ibraim »

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#2 ne: 18-03-2006, 16:28:28
Unë jam për pjesmarjen e Shqipërisë ne cilën do organizate qe do ti sillte përfitim kombëtar... Feja e shqiptarit eshte shqiptaria...

#3 ne: 19-03-2006, 03:55:13
Jam dakort pse jo? Përderisa në vendin tonë jeton një perqindje e madhe myslimanësh duhet t'i përfaqësojmë dhe ta, edhe po të ishte konferencë për të krishteret të shkonte.

Një vend i cili ka harmoni të plotë mes feve të ndryshme si Shqipëria rrallë takon.Nuk mendoni dhe ju kështu?A kemi pasur ne si vend ndonjë problem lufte për shkak të feve? Me sa e dij unë jo.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:47:06 nga ibraim »

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 19-03-2006, 06:04:42
Poo patjetër qe jam pro kësaj!
« Editimi i fundit: 19-03-2006, 14:39:30 nga BESIM »

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-03-2006, 10:07:07
Shqipëria duhet të jetë anëtare e të gjithë organizatave dhe konferencave ndërkombëtare!
Mirëpo si shtet laik, ku besimi është i ndarë nga shteti, lipset që qeveria përpara se të ndërmarrë hapa të tillë (që shpesh janë te pakthyeshme),të marrë në konsideratë opinionin publik!
Në fund të fundit çfarë interesash do të kishte Shqipëria, që të bëhet anëtare e Konferencave me ngjyrim fetar (islamik apo të krishter)?
Asnjë interes!
Lidhjet fetare duhet të kryhen përmes institucioneve fetare përkatëse dhe se vetë shteti nuk duhet të marrë përsipër role të tilla.
Pjesëmarrja e shtetit drejpërdrejt në aktivitete të tilla, krijon idenë se Shqipëria është një shtet islamik apo i krishter, kur ai në fakt nuk ka qenë, nuk është e as ka për të qenë i tillë!
Shteti shqiptar duhet të ndihmojë dhe të lehtesojë shkëmbimin e kontakteve ndërmjet institucioneve fetare, gjithmonë duke rrespektuar mosndërhyrjen në punët e tyre dhe mbrojtjen e interesave kombëtare!
Përfundimisht, Shqipëria nuk duhet të jetë pjesëmarrëse në Konferencën e vendeve islamike!


« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:50:44 nga ibraim »

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 25-03-2006, 09:18:35
duhet te marre pjese.

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 25-03-2006, 09:51:58
Përse jo???

Vetëm mund të përfitojë nga kjo gjë, se asgjë nuk humb.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:51:25 nga ibraim »

  • Postime: 929
  • Karma: +2/-2

#8 ne: 26-03-2006, 09:10:35
DUHET TË MARRE PJESË NË KËTË ORGANIZATË BOTËRORE MUSLIMANE - musliman jemi!

Pse jo?

Pse bëhet përpjekje për ti hequr qafe shqiptarët musliman nga shoqëria, vallë? çka duan katolikët fundamental shqiptar, të bëjnë ndonjë luftë qytetare apo TE PERTHITHIN muslimanët shqiptar?  

Si është puna??
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:53:08 nga ibraim »

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 26-03-2006, 09:48:40
Pershndetje.
Patjetër duhet të marre pjesë. Vetëm injorantet e skrupullt mendojnë se nuk duhet të merr pjesë!!!!!!!
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:54:16 nga ibraim »

  • Postime: 52
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 27-03-2006, 02:55:32
Po, duhet të merr pjesë edhe atë pjesë aktive sepse roli i Shqipërisë dhe dobitë e Shqipërisë në këtë rast mund të jenë shumë të mëdha.

Pse mos më qenë urë lidhëse e dy "botërave"???

Përshëndetje
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:55:36 nga ibraim »

  • Postime: 73
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 27-03-2006, 03:46:33
Patjeter se po
Argument asht populli.

  • Postime: 127
  • Karma: +0/-1
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 27-03-2006, 04:35:22
Shqipëria duhet të marrë pjesë por duhet që kreu i saj politik të kanalizojë veprimet politike kundrejt botës islame. Nuk e dij sa çojnë peshë këto mendime tonat. Nëse është fjala për politikë ndërkombëtare atëherë duhet të kihet parasysh se Shqipëria është shtet demokratik, me liri të plota qytetare e fetare. Duhet të ketë kujdes për imixhin e saj dhe të shqiptarëve në përgjithësi se ajo është që duhet të mbrojë interesat së pari kombëtare e pastaj fetare.  
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 12:58:16 nga ibraim »

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 27-03-2006, 12:59:18
Përshëndetje të gjithëve.
Mendimi im personal (ashtu si edhe vota që dhash) është se Shqipëria duhet të marrë pjesë në të. Por më duhet të bashkohem me një koment të mësipërm se duhet të ishte antarsuar në nivel shoqatash dhe komunitetesh muslimane.
Shteti duhet të qëndrojë larg epiteteve fetare të çfarëdolloji.
Megjithatë vështirësia qëndron në faktin se në këtë organizatë (me aq informacion sa kam unë) anëtarësia është në bazë shteti e jo shoqate apo komuniteti fetar.
Pyetja që qëndron në mendjem time dhe që unë nuk mund t'i jap dot përgjigje është nëse antarsimi në këtë organizatë e etiketon Shqipërinë si vend "ISLAMIK" ?

Me respekt,
Bossi
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:06:09 nga ibraim »

  • Postime: 17
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 30-03-2006, 01:13:13
 Jo. Në asnjë mënyrë.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:06:58 nga ibraim »

  • Postime: 127
  • Karma: +1/-0

#15 ne: 30-03-2006, 01:14:50
Edhe përgjigja ime në këtë temë është JO. Shqipërisë nuk i takon të jetë në të njëjtin rreth me vendet muslimane pasi ne s'jemi vend musliman.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:08:00 nga ibraim »

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 30-03-2006, 02:17:12
Jo. Shqipëria nuk ka vend në mes të Azisë dhe nuk është vend musliman por shtet laik që nuk e bashkon asgjë me kadafët dhe talebanët.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:09:09 nga ibraim »

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 30-03-2006, 10:50:01
Sirio, ke të drejtë kur thua se Shqipëria është shtet laik. Por, si mund të thuash se Shqipëria nuk është vend musliman, kur dihet përkatësia fetare e mbi 70% të popullit shqiptar.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:10:00 nga ibraim »

  • Postime: 73
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 30-03-2006, 14:24:59
edhe përgjigjja ime ne këtë teme është JO.Shqipërisë nuk i takon te jetë ne te njëjtin rreth me vendet myslimane pasi ne sjemi vend mysliman
Nëse je nga trojet Shqiptare atëherë duhet ta dijsh se sa përqindje jan Musliman.
nga Sirio00
Jo. Shqipëria nuk ka vend në mes të Azisë dhe nuk është vend musliman por shtet laik që nuk e bashkon asgjë me kadafët dhe talebanët.
Askush nuk po thot me u bashku as me Azin as me Gadafin as me talibanin, por të merr pjesë në këtë samit Ndërkombëtar që do të jetë nderë për gjithë Shqiptarët.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:12:42 nga ibraim »

  • Postime: 127
  • Karma: +1/-0

#19 ne: 30-03-2006, 15:39:58
Jo, Shqipërisë nuk i takon të jetë aty, dhe prezenca jonë aty është në dëm të interesave të kombit. Ne nuk jemi popull musliman dhe s'kemi ngjashmëri me vendet që janë aty.
« Editimi i fundit: 03-05-2006, 13:13:58 nga ibraim »

  • Postime: 199
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 30-03-2006, 21:32:25
Jo. Shqipëria nuk ka vend ne mes te azise dhe nuk është vend musliman por shtet laik qe nuk e beshkon asgjë me kadafet dhe talebanet.
 
Per mendimin tim, them se Shqiperia duhet te shkoje ne konferencen islamike.

Zoti Spiro a mundesh te me shpjegosh cfare te keqe ka qe Shqiperia te shkoje ne kete konference?

P.S. Cfare te keqe ka Turqia qe shkon ne kete konference, i cili i eshte shtet modern musliman, dhe eshte alet me i ngushte i amerikaneve dhe israeliteve.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 03-04-2006, 08:00:50
Jashte nje ore e me pare se ketu nuk jemi as Azi e as Afrike.

  • Postime: 199
  • Karma: +0/-0

#22 ne: 03-04-2006, 09:53:24
Spiro kjo qe thua, ty ska kuptim.

Ketu jemi duke diskutuar per pjesmarrjen e Shqiperis ne koferencen islamike,dhe jo per kontinentet e botes.

ps;djali perikliut ke ngatrruar ''furcen me pucen''

  • Postime: 221
  • Karma: +3/-2
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 03-04-2006, 11:26:41
Jashte një ore e me pare se këtu nuk jemi as Azi e as Afrike.



Per bese vella Siri00 me dukesh qesharak me ato fjale palidhje dhe pa kuptim.
me fal a? ashtu qendron realiteti.
Shqiperia duhet te marre pjese ne ate konference sepse ka 70% te popullates Muslimane.

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 03-04-2006, 13:51:24


        Si pasoje e inkuadrimit te Shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike, e kemi gjendjen cfar e kemi. Nuk do te thot se 60 perqind e kemi myslimane e duhet te hyje. Ky eshte nje asociacion qe eshte themeluar ne vitet e 70-ta dhe sot e kesaje dite ka shtete islamike qe nuk kane hyre ne te.Mendoj se do te ishte gabim shume i madh nese Saloja do te futej ne kete Konferencë.

Temat e fundit