81 vjecari pret koken 18 vjecares! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

81 vjecari pret koken 18 vjecares!

81 vjecari pret koken 18 vjecares!

· 2 · 577

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 15-10-2012, 11:22:27


  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 15-10-2012, 11:23:39
Policia e Durrësit ka identifikuar një 81-vjeçar sit ë dyshuarin kryesor për vrasjen makabre të 18-vjeçares Aishe Vata.

Tri ditë pas vrasjes makabre të Ajshe Vatës, policia bregdetare ka arrestuar një të dyshuar kryesor, si autor te vrasjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari është bashkëfshatar i viktimës, 80 vjecari i identifikuar si, Shaban Norja, komshi me viktimën.
Sipas të dhenave nga policia, pas hetimeve dhe ekspertizave mjeko ligjore është arritur në përfundimin se Norja mesnatën e 11 tetorit e ka vrarë viktimën fillimisht me armë zjarri pistoletë dhe më pas ka bërë dhe gjymtimin e saj me mjete prerëse.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur prova të mjaftueshme materiale, të cilat implekojnë të moshuarin në vrasjen makabre të 18- vjeçares, ku mësohet se janë gjetur njolla gjaku në këmishën e të ndaluarit të cilat dyshohet se i përkasin viktimës si dhe arma e krimit dhe mjetet prerëse. Ndërkaq efektivët kanë bërë të mundur edhe gjetjen e kokës së studentes, shumë pranë vendit të ngjarjes, të cilën Norja e kishte fshehur pas krimit.
Shaban Norja ishte një person me precedent penalë, i dënuar edhe më parë me 9 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë. Policia e Durrësit bën me dije se kemi të bëjmë me një krim pasional, të kryer për motive të dobëta nga 80 vjecari.
Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat 60 persona për marrjen e dëshmive në funksion të zbardhjes së ngjarjes, ndërsa mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për “vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” dhe “mbajtje se armeve te zjarrit pa leje dhe mjeteve te ftohta”.

Ajshe Vata, 18 vjeç u gjet e masakruar mëngjesin e 11 tetorit në afërsi të shtëpisë së saj në fshatin Vllazërim të komunës Xhafzotaj. Studentes 18- vjeçare i kishin prerë kokën, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se ajo kishte qenë 3- muajshe shtatzënë.

Temat e fundit