Aleanca Kuq e Zi fiton mbi Qeverine.....Nje BRAVO e madheeeee - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Aleanca Kuq e Zi fiton mbi Qeverine.....Nje BRAVO e madheeeee

Aleanca Kuq e Zi fiton mbi Qeverine.....Nje BRAVO e madheeeee

· 3 · 538

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

ne: 16-09-2011, 10:38:32
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë ligjin për ndryshimin e kombësisë. Kjo gjykatë e ka quajtur antikushtetuese ligjin e gjendjes civile për ndryshimin e kombësisë dhe për këtë arsye e ka hedhur poshtë atë.

Vendimi është votuar 6 me 2 nga gjyqtarët e kësaj gjykate, duke pranuar kështu kërkesën e tre gjykatave, të cilat ishin shprehur kundër ndryshimit të kombësisë.

Në pretendimin e tyre, tre gjykatat e shkallës së parë në vendin tonë, ajo e Përmetit, Korçës dhe Shkodrës, u shprehën se ligji për Gjendjen Civile cënon rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Menjëherë pas këti vendimi ka reaguar edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila është shprehur se ka fituar betejën e vet ndaj qeverisë për kauzën e kombësisë.

Sipas Aleancës, qeveria tashmë duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik, duke qenë se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësisë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 16-09-2011, 10:51:31
Parashikoj qe aleanca kuq e zi per zgjdhjet e 2013 do te jete kthyer ne parti politike. Le te shohim sa qendron parashikimi im :)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#2 ne: 16-09-2011, 11:05:26
ata insistojne ne nje levizje popullore...edhe pse Kreshnik Spahiu ne Top channel la dicka te tille te interpretohej .....

mgjth kjo pak rendesi ka....rendesi ka qe Gjykata Kushtetuese ne pikat kyce ka vendosur realisht ne pale te Shqiperise dhe Shqipetareve....... kete duhet ta festojme.

nuk mund te lejojme qe Shqiperia mbas ketij rregjistrimi ne baza etnie apo fetare te dale nje komb multietnik dhe automatikisht ti lind e drejta Greqis apo edhe Serbise se fundmi te na kerkoj perfaqesuesit e tyre ne Parlament.

Temat e fundit