Arrestohet në Turqi Izet Haxhia dyshuesi kryesor per vrasjen e Azem Hajdarit! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arrestohet në Turqi Izet Haxhia dyshuesi kryesor per vrasjen e Azem Hajdarit!

Arrestohet në Turqi Izet Haxhia dyshuesi kryesor per vrasjen e Azem Hajdarit!

· 3 · 1992

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-06-2006, 09:20:13
Arrestohet në Turqi, Izet Haxhia. I dënuari me 25 vjet burg për vrasjen e ish- deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, ka përfunduar dje në pranga në një zonë turistike në Turqi. Lajmi është pohuar zyrtarisht dje në mbrëmje nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Altin Ndroqi, gjatë një deklarate për shtyp. Haxhia, i dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen në bashkëpunim të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998 ishte i vetmi i dënuar që gëzonte lirinë. Sipas deklarimit të Ndroqit, i cili u referohet të dhënave të policisë turke, Haxhia ka jetuar në Stamboll deri në fund të vitit 2004, ndërsa më pas është zhvendosur në zonën turistike të Antalias në Kushadasi ku edhe është kapur prej forcave të policisë së shtetit turk, gjatë një operacioni të kryer prej forcave speciale. Haxhia është larguar nga Shqipëria pak kohë pas trazirave të 13 dhe 14 shtatorit të vitit 1998, të ndodhura në Shqipëri një ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Ka pasur të dhëna në mënyrë të vazhdueshme se Haxhia kishte qëndruar edhe në vende të tjera të Evropës, por gjithmonë ato kanë qenë të pakonfirmuara dhe jozyrtare deri ditën e djeshme, kur ai u arrestua në Turqi.
Arrestimi
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Altin Ndroqi, arrestimi i Haxhisë është kryer falë bashkëpunimit të Interpol- Tiranës me homologen e saj turke, të cilat kanë shkëmbyer informacione të vazhdueshme mbi vendndodhjen e mundshme të të kërkuarit për të ashtuquajturën vrasje e shekullit. "Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, është kapur në Turqi. Arrestimi i Izet Haxhisë, i cili u bë pas një bashkëpunimi intensiv mes policisë së Shqipërisë dhe Interpol Ankarasë u krye në mesditë në Kushadasi, në zonën e Antalias",- pohoi zëdhënësi i ministrit të Brendshëm. Izet Haxhia mësohet se ka qenë në banesën e tij, pasditen e djeshme, kur forcat e policisë turke i vunë atij prangat. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por të dhënat paraprake pohojnë se Haxhia, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, ka përdorur një identitet të rremë, me qëllim për t'i shpëtuar arrestimit të autoriteteve dhe policisë turke. Ndërkaq, mësohet se disa ditë më parë, policia e qytetit turistik të Kushadasit në zonën e Antalias kishte identifikuar të kërkuarin nga policia shqiptare, Haxhisë si dhe e ka mbajtur atë nën vëzhgim, për të gjetur edhe momentin e përshtatshëm për kapjen e tij. Dje forcat e policisë së Antalias kanë organizuar operacionin për arrestimin e tij dhe mësohet se është finalizuar në orët e pasdites. Ndërkaq, nuk ka ende të dhëna të sakta se cili ka qenë aktiviteti me të cilin është marrë Haxhia gjatë qëndrimit në Turqi.
Ekstradimi
Burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme pohuan dje në mbrëmje se menjëherë pas arrestimit të Izet Haxhisë, do të nisnin procedurat për t'i kërkuar palës turke ekstradimin e të shumëkërkuarit në drejtim të Shqipërisë. Ai duhet të vuajë dënimin prej 25 vitesh, burg të marrë me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për vrasjen më 12 shtator 1998 të deputetit demokrat, Azem Hajdari. Ndërkaq, duket se ashtu si në rastin e Aldo Bares, procesi i ekstradimit të Haxhisë do të duhet të kalojë nëpërmjet duarve të gjyqtarëve turq, të cilët duhet të japin pëlqimin e tyre për ekstradimin e të akuzuarit për vrasjen më të bujshme të ndodhur në vendin tonë.

Shekulli

  • Postime: 48
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 04-06-2006, 10:04:37
Lajm sadokudo i mire.
Ky nuk qenka "dyshuesi" por i dyshuari...dhe me teperse aq... i denuari per vepren kriminale!

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-06-2006, 07:55:36
Ore bodyguard i kujt ka qene ky se ma ka filluar skleroza???
AAAAA, po i Berishes me duket.

Temat e fundit