Arsyet që mungojnë për parti të reja majtas e djathtas - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arsyet që mungojnë për parti të reja majtas e djathtas

Arsyet që mungojnë për parti të reja majtas e djathtas

· 1 · 389

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-10-2011, 08:16:40
SAMI NEZA
Skena politike shqiptare është në prag të një rikompozimi që pritet të shprehet në krijimin e  partive të reja politike.  Prej disa javësh, Presidenti i vendit, Bamir Topi, ka hedhur alternativën e tij për  mundësinë e një partie të re në të djathtë të spektrit nëse ai nuk do të rizgjidhet President i vendit korrikun e vitit të ardhshëm. Ai nuk ka shprehur ndonjë arsye që kërkon domosdoshmërisht një parti të re, përveç faktit se kjo parti do ta mbajë atë në politikë. Ndërkaq, edhe lëvizja “Kuq e Zi” herë pas here ka pamjen e një lëvizjeje politike me synim elektoral që nëse ndodh të jetë e tillë, mund të rreshtohet në qendër të spektrit. Lidhja e kësaj lëvizjeje me synimet e Topit për të ardhmen e tij politike besohet të jetë e zbehtë, megjithatë, nevoja për konsum njerëzor që ka çdo parti mund të afrojë më pranë Topin me lëvizjen “Kuq e Zi” të Spahiut. Edhe drejtuesi i kësaj lëvizjeje nuk e ka deklaruar si lëvizje politike, por si një reagim qytetar. Në fakt, ajo ka plot elemente edhe të reagimit qytetar.
Edhe te Partia Socialiste ka shenja të forta për krijimin e një partie të re në të majtë të spektrit prej disa prej drejtuesve të saj aktualë, por që kanë qenë ose pjesë e lidershipit të PS-së në kohën e Nanos, ose janë inkurajuar në karrierë prej këtij të fundit. Ata nuk kanë marrëdhënie aksioni me kryetarin aktual Rama dhe ekipin e afërt të tij. Ata konsiderojnë se kanë kontribute në politikë dhe se partia e re do të shërbejë për të bashkuar kapacitete të majta, që nuk janë në axhendën e lidershipit aktual të PS-së dhe sigurisht, edhe për t’i mbajtur ata në politikë.
Por, a është moment i përshtatshëm ky i këtyre muajve apo viteve të fundit për të krijuar shtratin e vet parti të reja?
Aktualisht politika në Shqipëri po kalon një nga momentet më të vështira të saj në fushën e komunikimit politik mes maxhorancës dhe opozitës që nga viti 1997. Prej më shumë se dy vitesh nuk ka kontribute të bashkuara për të plotësuar kuadrin politik e ligjor të integrimit të vendit. Mungesa e komunikimit mund të shërbejë si një mjet presioni për ndonjë palë, por zgjatja e përdorimit të këtij mjeti nuk e zhvlerëson mjetin aq shumë sa zhvlerëson përdoruesin. Opozita veçmas, por edhe partitë e maxhorancës, kanë furnizuar brejtjen e secilës nëpërmjet këputjes së komunikimit mes tyre. Në këtë rast politika nuk është në rolin e vet, pjesë e të cilit është gjetja e rrugëve për të kapërcyer problemet që has një vend. Pra ato kanë lënë bosh një sipërfaqe të konsiderueshme për rivalë brenda krahut të vet, por edhe për rivalë pak më “universalë” që synojnë parti të rrugëve të treta, konformiste, të cilat janë të gatshme të hyjnë aty ku gjejnë hapësira pa kodifikime të qarta ideologjike.
Dështimi i marrjes së statusit të vendit kandidat në BE po ashtu ka dobësuar të paktën përkohësisht pushtetin e partive që dominojnë politikën shqiptare, duke sjellë në vëmendje se mungesa e komunikimit mes maxhorancave dhe opozitave në vend po sjell dëm kombëtar dhe lufta politike është kthyer qëllim në vetvete. Lojtarët e rinj mund të pretendojnë se partitë aktuale politike janë të paafta të dalin nga përvojat e tyre të mëhershme dhe se kjo traditë duhet thyer duke sjellë në skenën politikë shqiptare fytyra dhe aksione më liberale. Pra, partitë e reja mund të mbështeten në argumentin se dy partitë e mëdha kanë si oksigjen konfliktin, e jo marrëveshjen, edhe pse nuk ndodh gjithnjë kështu, pasi jo rrallë kanë pasur si oksigjen marrëveshjen, e jo konfliktin.
Ndërkaq, vendi nuk po kalon një krizë të fortë ekonomike apo recesion të ngjashëm me disa vende europiane, por ama po përjeton një sjellje krize. Aktualisht vendi ka rritje ekonomike që mund të shkojë vitin që vjen edhe katër për qind, por rritja nuk reflektohet në masën katër për qind për nivelin e jetës së gjithë shqiptarëve. Disa e kanë këtë rritje më të lartë e disa më të vogël, ndonjëherë edhe në kurriz të njëri-tjetrit. Kjo atmosferë krize dobëson partitë e qeverisjes, po ama, nuk ka forcuar partitë e opozitës.
Tri arsyet e mësipërme janë të mjaftueshme për të inkurajuar lëvizje të reja politike apo dalje në skenë të partive që sigurojnë sjellje të re të politikës apo një frymëzim të ri për ndjekësit e mundshëm.
Por të tria arsyet janë të mjaftueshme vetëm për ta çuar në mendje një gjë të tillë. Për ta kthyer idenë në realitet nuk mjaftojnë më problemet e të tjerëve, por nevojitet aftësi dhe përgatitje e madhe brenda ekipit. Rasti i Topit duket më shumë pesimist për shkak edhe të pritshmërisë së madhe që ka ai vetë. Deri tani nuk ka asnjë argument tjetër për parti të re, përveçse që ai të mbetet në politikë. Duke mos diskutuar vlerat si politikan të Topit, por duke i marrë ato si të mirëqena, argumenti i Topit është një ushqim pa vitamina për partinë e re. Pretendimi i tij nuk lidhet drejtpërsëdrejti me momentet e mësipërme dhe duket qartë se të paktën tani nuk ka një përgjigje për to. Ndërkaq, partia e tij pritet të jetë në të djathtë, një vend i vështirë për t’u zënë. Përvojat e mëparshme me protaganizëm dhe format të ngjashëm me të Topit kanë dështuar. Fillimisht me Cekën, Imamin, pastaj me Baletën dhe Kalakulën; më pas me Shehin dhe Rulin, për të vazhduar më tej me Pollon dhe Shehun, në vazhdim me Ngjelën dhe Zogajn e në zgjedhjet e 2009-s me Meksin dhe Shehin. Megjithatë, të gjitha këto përvoja të dështuara mund të shërbejnë si model për të mos u ndjekur prej Topit dhe, si të tilla, mund të mos dekurajojnë. Por ajo çfarë mësohet prej këtyre përvojave dhe mësimi që nxirret është: mos bëj parti, por përpiqu të imponohesh atje ku je.
Por edhe në këtë këndvështrim Topi ka një problem. Së fundi ai, por më herët edhe ndonjë pasues i tij, përdorin gjuhën e opozitës ndaj qeverisë dhe lidershipit të saj. Ky lloj diskursi shton dallimet ideologjike brenda familjes politike. Është tjetër të jesh kritik, të kesh integritet, të luftosh për përmirësim, e tjetër të denigrosh.
Alternativa e partisë së re në të djathtë të spektrit has edhe në probleme të tjera. Në atë anë është një konsumator i madh i politikës, Berisha, i cili edhe e ka përvojën, e ndërkaq ka edhe kontingjentin e tij të palëvizshëm e të provuar për njëzet vite politikë. Në të njëjtën pistë me Berishën është vështirë të jesh komplementar e jo më konkurrent. Jo se Berisha nuk mundet në politikë. Ai mundet, por jo nga pista e partisë së tij.
Ndërkaq, zërat për një parti të re janë përforcuar edhe në PS. Arsye themelore është reforma që ka ndërmarrë Rama që prej ardhjes së tij në krye të PS-së për të çmontuar dhe zëvendësuar një pjesë të lidershipit të majtë me një ekip me format të zgjedhur prej vetë kryetarit dhe të lidhur më fort me dijet dhe aspiratat e tij politike. Edhe pse në thelb qëllimi i një partie të re është mbajtja në politikë e një ekipi socialist që kundërshton analizat dhe aksionet e Ramës, deri diku ata kanë përgjigje për momentin politik të Shqipërisë. Malaj, Islami, Harasani, por edhe Blushi, këmbëngulin për komunikimin politik mes maxhorancës dhe opozitës, janë për luftë politike përmes pjesëmarrjes, dhe jo bllokimit etj. Por janë të vetëm, mund të krijojnë ide, por jo aksion; pra shumë më pak se çfarë nevojitet për një parti. Faktikisht, PS ka prodhuar gjashtë vitet e fundit mjaft diversitet e kundërshtarë me Ramën, por pa arritur të cenojnë fort pozicionin e këtij të fundit në krye të PS-së, edhe pse ia kanë dalë të cenojnë fitoret e tij. Për momentin edhe varianti i partisë së re në të majtë është pesimist. Ndoshta rikthimi i Nanos mund të krijonte më shumë energji brenda një formacioni të tillë politik, por duhet pasur parasysh se Nano kthehet me profilin e tij të fortë, por ndërkaq edhe me konsumin që prodhon procesi i rikthimit. Derivatet janë një eksperiment i dështuar nga të dyja anët, pasi secila nga partitë e mëdha është më e fortë se çfarëdo derivati që ato prodhojnë. Diversitetet mund t’ia dalin deri te fraksioni, por nuk prodhojnë parti të re e të fortë politike. /panorama

Temat e fundit