Arvizu: Shqiptar reago ndaj padrejtësive. Vepro tani! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arvizu: Shqiptar reago ndaj padrejtësive. Vepro tani!

Arvizu: Shqiptar reago ndaj padrejtësive. Vepro tani!

· 3 · 631

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 21-06-2012, 12:45:00
TIRANË-‘Jam i bindur që shumëkush nga ju në këtë sallë thotë me vete, i shkreti z Arvizu, ndoshta e ka për mirë, por kjo është Shqipëria, gjërat janë ndryshe këtu, nuk eshte SHBA. Por unë nuk mendoj se duhet të jetë kështu!”, u shpreh sot ambasadori amerikan Arvizu në një takim me qytetarë.

Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile promovoi sot ne Teatrin Kombetar, nismën “Vepro Tani”.

Me një fjalim të ndjerë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu i bëri thirrje sot shoqërisë civile shqiptare të mos ndalet, por të luftojë për hapësirat dhe të drejtat e saj.
‘Në këndvështrimin tim, Shqipëria ka bërë përparim dhe gjithsecili prej jush duhet të ndjehet krenar. Por është e drejtë e përshtatshme të pyes; A po shkon vendi juaj në drejtimin e duhur? Jam goditur nga një koment i bërë në një takim me kongresmenë ku u tha se hapësira ku vepron shoqeria civile në Shqipëri është zvogëluar. Dhe kjo me shqetësoi shumë. Përgjigja është, t'i jepet hapësirë shoqërisë civile, të dëgjohet ajo që njerëzit kanë për të thënë”.

Kjo nismë, tha Arvizu, është për të ndaluar realitetin e vështirë dhe të zymtë me të cilin përballen shqiptarët gjatë gjithë vitit. Ambasadori përmendi një sërë ngjarjesh të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë, që sipas tij shoqëria civile duhet të kishte reaguar.

“Duke dalluar progresin të ndalojmë në realitetin e vështirë dhe të zymtë ku përballen 365 ditë të vitti shqiptarët. Vepro Tani” është për çdo qytetarë të Republikës. Është për ndryshimin që çdo njeri kërkon, ndryshimin për të cilin flasin të gjithë. Për çdo cep të kësaj toke të bekuar. Gjendet në hidhërimin ne Elbasan tek viktimat e aksidentit ne Himare, dhe në Dukagjin ku një familje humbi vajzën, si pasojë e një dhune të pakuptimtë. Gjendet në zemërthyerjen e banorëve të Sarandës, ku qyteti piktoresk ka humbur shumë prej hijeshisë së tij dhe është transformuar në beton. Gjendet në zemërthyerjen e Gjirokastrës tek shohin që nga neglizhenca shemben shtëpitë historike. Tek Tirana ku lëvizja e makinave është kaotike dhe e rrezikshme për këmbësoret. Është koha për të vepruar tani, në këtë çast.”- tha Arvizu.

Duke treguar një histori amerikane sesi një grua reagoi ndaj aksidentit me vdekje të vajzës së saj duke sjellë shembuj dhe ndryshuar legjislacionin në shumë shtete amerikane mbi drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Arvizu apeloi se dhe shqiptarët munden të sjellin të tilla ndryshime.
“Mendoni për një cast për një cështje që është e rëndësishme për fëmijën tuaj, vendin, famljen, punën tuaj. Ju takon juve të jeni agjentët tuaj të ndryshimit.Nne do ju ndihmojmë. Ne në ambasadë duam të dëgjojmë mbi veprimet që doni të ndërmerrni. Kemi krijuar një hapësirë në facebook për idetë tuaja si do veproni të ndryshoni gjërat. Na thoni historitë tuaja, sukseset tuaja, jetën në komunitetin tuaj, në mënyrë që këto histori të frymëzojnë dhe të tjerët dhe ne do përhapim lajmin’.

Nisma “Vepro Tani” u drejtua nga gazetari e shoëmeni Adi Krasta, ndersa u pershendet nëpërmjet një video-konference nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nga ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, nga këngëtarja përfaqësuese në Eurosong, Rona Nishliu etj.

Kadare
Më anë të një video-konference, nismën e përshëndeti dhe shqiptari i shquar shqiptar Ismail Kadare. Ai vlerësoi nismën, por u shpreh i shqetësuar për kulturën e dobët të nxënësve shqiptarë.
“Shumë e vlefshme një ide e tillë për zgjidhjen e problemeve. Mendoj se një nga problemet aktuale të vendit është çështja e dekulturimit të vendit. Vihet re një dobësim i kulturimit të nxënësve në shkolla”.

Më tej shkrimtari vuri në dukje dhe cështjet e drejtësisë, duke kërkuar që të mos humbet besimi tek drejtësia.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 195
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-06-2012, 19:52:07
Te ben te qeshesh me zemerim ky Arvziu. Drame me tre akte. Akti i pare - Vepro tani!(10 vjet)
Akti i dyte - Pusho tani!(10 vjet)    - Akti i trete - Rifillo tani!(10 vjet)
Bie perdja, Ndjese paci , budallenj te urte !

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-09-2012, 22:07:08
Nuk thone kot qe Djelli duket qe m'sabah, edhe ky Arviziu me duket si perfaqesuesi i pakices Rome ne Amerike dhe jo si Ambasador, edhe ato grada e diploma e merita me rryshfete duhet ti kete marr.

Temat e fundit