×

Autoritarizmi dhe arroganca sjellin humbjen

Autoritarizmi dhe arroganca sjellin humbjen

· 2 · 185

  • Postime: 23494
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-06-2011, 01:31:58
Autoritarizmi dhe arroganca sjellin humbjen

Bashkim KADIU

Dallimi ndërmjet një lideri dhe grupimi politik që ai drejton duhet të simbolizohet nga thjeshtësia, komunikimi, qëndrimi njerëzor me një objektiv qartësie në të mirë të të gjithëve. Pra, mirëkuptimi në dobi të shoqërisë rrit reputacionin e liderit. Ndonëse lideri i një grupimi shfaq sindroma të gjykimit të thjeshtë në tërësinë e saj lë të kuptosh, që ai thotë të vërtetën në të kundërt, ai do të demonstrojë dobësi të veçanta dhe kështu kryelartësia e tij pëson disfatë. Duke dashur ta konkretizoj këtë lloj tipi me bindje e them se në forcën politike të PS, lideri i saj zoti Rama ka demonstruar dhe demonstron të tilla dukuri negative, që i solli shpërbërjen partisë së tij me largimin e shumë figurave potenciale politike e që në respekt të mendimit të tyre të lirë, bazuar në logjikë të shëndoshë, ata janë etiketuar si rebelë, por në të vërtetë janë reformatorë në PS. Lind pyetja.

Ku janë ata sot? Përse zëri i tyre në forumin parlamentar hesht?

Ndonëse mund të quhet hipokrizi qëndrimi i tyre nga disa mediokra politikë të së majtës që kërkojnë të bëjnë karrierë, por gjithsesi e vërteta del në shesh. Përse humbi zoti Rama kredibilitetin e tij në gjirin e partisë kur në fillesën e njohjes së tij si politikan në këtë forcë politike u paraqit si reformator e më pas tregoi virtytet e tij si karrieriste, puçiste e plangprishës. Pra:

Çdo gjë e keqe e trashëguar, ashtu si dhe çdo gjë e mirë e sjell një vlerë dhe për të arritur të mirën duhet ndërgjegjësi, logjikë pa komplekse dhe vese duhet të veprojë për të mirën e shoqërisë me vendosmëri për të çrrënjosur atë politikë që mbart në vetvete trashëgiminë e kaluar diktatoriale. Ka ardhur koha të besojmë në një program pune realiste, në një platformë politike që sjell progres, ndryshime e këto cilësi që mbartin vlera kombëtare demonstrohen te e djathta, nën siglën e PD.

Atëherë përse humbi PS-ja? Për të konstatuar dhe analizuar humbjen duhet të mbështetemi te korrektizimi i veprimtarisë të kohës parazgjedhore të mungesës së një programi, duke i bërë një radioskopi punës së shkuar, e cila gërshetohet me një autokritikë dhe qëndrim të liderit, duke larguar despotizmin dhe vendosur arsyen me urtësi dhe duke pranuar gabimin. Realist jemi për vlerësimin e liderit, për rolin e njëshit, individit, duke nxjerrë në pah gabimet që sollën humbjen si fenomen, që bëhet objekt bisede me pasojë riparimi. Autoritarizmi dhe arroganca sjellin humbjen, e cila vjen me llafollogji të re shpifëse, kërcënuese e ton diktatorial, që pasohen nga disa servilë të fodullepsur, që gjatë fushatës treguan injorancën e plotë dhe të pandërgjegjshëm ndaj të pavërtetës. Forca politike e PS nuk u tregua partnere e denjë me elektoratin e saj në Tiranë nga ku zoti Rama, i kaloi kufijtë e arrogancës me sharje dhe shpifje histerike ndaj një kundërshtari serioz siç është zoti Basha. Ata humbën se nuk e respektuan votën e lirë, mbetën vasalë të mosnjohjes së votës së tjetrit, duke mbartur kështu gabime të përsëritura siç është bojkoti parlamentar, grevë, bllokim rrugësh e deri në thirrje të revoltave të tipit bolshevik. Pashai i vogël i PS, zoti Rama gjatë fushatës së 8 majit ricikloi e caktoi për shpifje ndaj kundërshtarit njerëzit e besuar të tij anonimë e të paaftë, pse jo dhe nostalgjikë të së kaluarës së errët, që përdorin një fjalor të rëndomtë dhe aspak të qytetëruar. Pompoziteti falso solli shijen e keqe të të bërit* politikë *. A do të kërkojë kjo forcë politike të mësojë mbi humbjen e saj brenda vetvetes, që si shkak qëndron lideri i saj zoti Rama apo do të vazhdojë të ndërtojë dhe të përrallisë dhe të hamendësojë se faji mbetet jetim? Dihet dhe duhet pranuar fakti se një forcë politike ka njerëz negativë ashtu sikundër që qëndron dhe grupi reformues që shpalos ide të qarta, kurajoze, vizionare të tipit evropian, me moral ekuilibrues mendimesh që duhet t'i thonë ndal revanshistit Edvin Rama. Stabiliteti i kësaj force politike gjithmonë e më shumë po merr tatëpjetën. Edvini po gremis politikën socialiste vetëm në sajë të shpirtit karrierist të tij dhe servilëve mediokër me komplikacione të trashëguara. Vlerësimi më i madh dhe që meriton respekt mbi fitoren e këtyre zgjedhjeve të majit 2011 rezulton si pasojë e një raporti të drejtë, zgjedhësit në mes të djathtës së bashkuar që vjen nën siglën e PD.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#1 ne: 24-06-2011, 10:42:39
Uaaaa sa turp per inteligjencen tende MAX.......koalicion i Meta -Berisha qenkan per t'u lavderuar??????

Bravo MAX.....