Autostrada Tiranë - Elbasan nisin punimet - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Autostrada Tiranë - Elbasan nisin punimet

Autostrada Tiranë - Elbasan nisin punimet

· 4 · 675

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-04-2011, 12:17:11
Nga sot nisin punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, të cilësuar si vepra e dytë madhore pas autostradës Durrës- Kukës- Morinë. Kryeministri Berisha ka qenë sot paradite në ceremoninë e inaugurimit të tunelit në Ibë, pjesë e autostradës e cila “de fakto bën Elbasanin qytetin më të afërt të Tiranës”- tha Berisha duke theksuar dhe rëndësinë e shkurtimit të distancës edhe me qytetet e tjera drejt jugut dhe juglindjes së vendit.

Kryeministri tha se “ëndrra e miliona udhëtarëve, që kanë udhëtuar duke u ngjitur në Krrabë... nis sot shëndërrimin e sa në realitet në një hark kohor 18 muajsh.

Kryeministri tha se autostrada do të krijojë rajonin më të madh të tregut duke shndërruar Tiranë- Elbasan-Durrës në një treg të përbashkët dhe do të shumfishojë potencialin turistik të të tre qyteteve.

Autostrada do të shkurtojë 2/3 e distancës mes Tiranës dhe Elbasanit, e ekuivalentuar në kohë 50 minuta, duke e bërë Elbasanin qytetin më të afërt të Tiranës.

“Një qytetar i Elbasanit do shpenzojnë të njëjtën kohë sa shpenzojnë qytetarët e kombinatit për të shkuar në një punë pranë Qendrës spitalore universitare "Nene Tereza"- tha Berisha duke shtuar se “natyrisht dhe Tirana pas 8 majit do ketë zgjidhjet e veta”.

Kryeministri shprehu bindjen se pranvera e 2013 do të bashkojë Tiranën me Elbasanin dhe besimin në fitoren e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin”për kryetar bashkie në Tiranë e Elbasanin.

“Në pranverën e 2013 shiritin do ta presin dy kryetarët Lulzim Basha dhe Durim Hushi” tha Berisha duke i falënderuar të dy për punën dhe mbështetjen që kanë dhënë në ndërtimin e kësaj vepre.

Duke iu referuar opozitës Berisha tha se “pastronte pluhurin që deputetët e opozitës hodhën në parlament kundër kësaj vepre madhore. “Kryeari i opozitës në qoftë se do të jetë atëherë do të thotë se Berisha udhëton me reaktiv e jo më me helicopter. Ca ti bëj unë atij i ka ngel mendja te rrugët e vjetra po të vazhdojë ne do të ndërtojmë rrugë të reja”
(s.g/balkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-08-2011, 15:58:59
Fillon tuneli Tiranë-Elbasan

Fillon tuneli Tiranë-Elbasan - Top Channel Albania - News - Lajme

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi punimet në tunelin e rrugës Elbasan-Tiranë, investimi më i madh publik që qeveria po financon aktualisht.
“Kanë avancuar punimet në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, projekti më madhor infrastrukturor që vendi ka në vazhdim e sipër. Kanë vijuar rrugët hyrëse për të mbërritur deri te kjo pikë e malit ku ne do të futemi në tunel,” tha Olldashi.
 
Zoti Olldashi tha se ecuria e shpejtë e punimeve do të bëjë të mundur që tuneli të përfundoje brenda afateve të parashikuara.

"Jemi tërësisht në përputhje me kalendarin e punimeve, me axhendën që kompania ka në bazë të kontratës së lidhur me Drejtorinë e Rrugëve. Tunelin sipas të gjitha gjasave qytetarët do ta kenë gati në fillim të vitit 2013", tha Olldashi.

Punimet në tunel po kryhen nga një kompani greke, e cila u shpall fituese në tender, pasi ofroi ta ndërtonte atë me vlerën 8.3 miliardë lekë. Në total rruga e re që do të lidh Tiranën me Elbasanin pritet të kushtojë 380 milionë euro.  /top channel

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 13-08-2011, 04:45:12
Ec aty Berni, po te jepet mundesia te shikosh dhe ti Tiranen. Mirese do na vish ndonjehere.

  • Postime: 1436
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 13-08-2011, 18:18:29
Berno mos e vizito shpesh tiranen kur te perfundoje tuneli, se nuk i dihet... :D

Temat e fundit