Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-02-2021, 23:20:31 »

https://youtu.be/sR7x_Ui0kHU
“U bëjmë thirrje të gjithëve mos shkelni në këtë spital”. “Babain tonë nuk e prekën me dorë, pasi e lanë tre orë në ambulancë se nuk kishte vende, e harruan në një karrige pa kujdes deri sa vdiq ».

Një video rrënqethëse e dy bijave të 79 vjeçarit Rifat Lalo, që humbi jetën në spitalin infektiv nga Covid 19, ka tronditur sot të madh e të vogël.

“Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë mos sillni më më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tone. Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë”, tha njëra prej vajzave në oborin e QSUT-së për kamerat e FAX News.