Banka Botërore: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Banka Botërore: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë

Banka Botërore: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë

· 1 · 2754

  • Postime: 28110
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-11-2019, 20:25:55
 

Në vrojtimin e sipërmarrjeve në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore për 6 vjetët e fundit, Banka Botërore ka arritur në përfundimin se “biznesi i rryshfeteve” është zgjeruar në Shqipëri, pasi kompanitë vendase janë detyruar të paguajnë më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit.

Në kryerjen e këtij vrojtimi, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si: korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ka rezultuar se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo është një shifër shqetësuese, duke marrë në konsideratë se është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Për më tepër, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 %  në 36.1 % aktualisht.

Indikatorët matës për korrupsionin në këtë vrojtim janë kërkesat për ryshfet, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave, si dhe përqindja e bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria. Këta tregues janë përkeqësuar dyfish, përveç trendit të firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 % që ishte në vitin 2013 në 15.3 % aktualisht. @Lapsi.al

Temat e fundit