Banka e Shqiperise dhe Haremet e saj - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Banka e Shqiperise dhe Haremet e saj

Banka e Shqiperise dhe Haremet e saj

· 1 · 471

  • Postime: 12765
  • Karma: +31/-8

ne: 16-06-2011, 11:16:53
Haremi i guvernatorit dhe qejfet financiare që ne paguajmë


 280 milion leke vetem per 9 zyrtare! Ju mbaron mandati dhe ne duhet t’i shperblejme!

- Parate e shqiptareve te rrezikuara nga politizimi dhe keqadministrimi i Bankes!

 

Ardian Fullani eshte Guvernatori i Bankes se Shqiperise prej 7 vitesh. Une nuk mund te shquaj ndonje merite te dukshme ne aktivitetin e tij te mehershem ne sistemin financiar shqiptar. Por mbi te gjitha, gjithkush qe perpiqet t’i gjeje nje merite ne 7 vite te drejtimit te tij ne Banken e Shqiperise, lodhet kot.

Pertej kesaj, Ardian Fullani ne detyren e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise eshte sot zyrtari publik me i paguar ne Shqiperi. Per te ne paguajme me shume se sa per Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetet.

Me qarte, ne e paguajme Guvernatorin Fullani sa per dy presidente, per dy kryeministra, per dy kryetare kuvendi, per 4 deputete!

Te ardhurat e tij vjetore-paga, shperblime suplementare, pagesa si kryetar i Keshillit Mbikqyres- arrijne ne 90 milion leke te vjetra ne vit! Ose, 7.5 milion leke te vjetra ne muaj! Ose, 288 mije leke leke te vjetra ne dite! Ose, 36 mije leke te vjetra per çdo ore pune!

Guvernatori Fullani eshte ne javet e fundit te mandatit te tij. Nuk di cfare ka ndodhur por ka shume shenja qe deshmojne se Guvernatori nuk e pret perteritjen e mandatit te tij prej Sali Berishes dhe maxhorances se tij. Ai ka sherbyer shume, ka vene gjithe Banken e Shqiperise ne sherbim te nevojes politike dhe elektorale te Qeverise, por po behet gati te lere detyren e Guvernatorit. Njeheresh dhe detyren tjeter, ate te Kryetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise.

Ne 27 Prill te ketij viti, ne cilesine e Kryetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, Adrian Fullani ka drejtuar Keshillin ne marrjen e dy vendimeve qe mbajne numrat 31 e 32.

 

I pari, “PER DISA NDRYSHIME  NE VENDIMIN E KESHILLIT MBIKQYRES NR.27, DATE 26.03.2008 “PER SHPERBLIMIN E ANETAREVE DHE TE KRYETARIT TE KESHILLIT MBIKQYRES TE BANKES SE SHQIPERISE”, me permbajtje:

“1. Pas pikes 2, te Vendimit te Keshillit Mbikqyres nr.27, date 23.12.2008 “Per shperblimin e Anetareve dhe Kryetarit te Keshillit Mbikqyreste Bankes se Shqiperise”, shtohet pika 3/1 me permbajtjen e meposhtme:

3/1 Ne mbarim te afatit te qendrimit ne detyre, ose largimit nga detyra per raste te ndryshme nga ato te percaktuara ne nenin 47, pika 2 te ligjit nr.8269, date 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise”, anetaret dhe Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise, perfitojne:

a) Nje shperblim ne masen 150 (njeqind e pesedhjete) perqind te shperblimit mujor, per cdo vit te qendrimit ne detyre…..

b) Nje monedhe numizmatike argjendi 50 leke “40 vjetori i hekurudhes te pare shqiptare”, emetim i vitit 1988.

c) Nje set kartemonedhash specimen te qarkullimit, printim dhe riprintimi vitit 2007”.

 

I dyti, “PER NJE NDRYSHIM NE RREGULLOREN “PER POLITIKAT DHE PROCEDURAT E PERFITIMIT TE SHPERBLIMEVE SUPLEMENTARE DHE TE NDIHMAVE EKONOMIKE NE BANKEN E SHQIPERISE” MIRATUAR ME VENDIMIN NR.73, DATE 27.08.2003 TE KESHILLIT MBIKQYRES”, me permbajtje:

“1. Ne Rregulloren “Per politikat dhe procedurat e perfitimit te shperblimeve suplementare dhe te ndihmave ekonomike ne Banken e Shqiperise” miratuar me vendimin nr.73, date 27.08.2003 te Keshillit Mbikqyres, te behen ndryshimet e meposhtme:

a)  Pas pikes 6.2 te Rregullores te shtohet pika 6.2/1 me permbajtje si vijon:

“Guvernatori dhe Zevendesguvernatore te Bankes se Shqiperise, ne mbarim te afatit te qendrimit ne detyre/kohezgjetjes se mandatit, ose largimit nga detyra per raste te ndryshme nga ato te percaktuara ne nenin 47, pika 2te ligjit nr. 8269 date 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise”, perfitojne shperblim suplementar te barabarte me 12 (dymbedhjete) paga mujore, referuar pages se tyre te fundit”……

Ne vlera monetare, dy vendimet e mesiperme kushtojne:

-      Pagesa per Guvernatorin 69 milion leke te vjetra

-      Pagesa per Zendesguvernatorin 63 milion leke te vjetra

-      Pagesa per secilin nga 7 anetaret e tjere te Keshillit Mbikqyres 21 milion leke te vjetra

 

Ne total, 280 milion leke te vjetra.

Te gjitha do te paguhen thjesht se ketyre zyrtareve publike ju mbaron afati i qendrimit ne detyre.

Te dy vendimet e mesiperme i jane fshehur publikut dhe nuk jane botuar ne dokumentat zyrtare te Bankes se Shqiperise, njesoj si çdo vendim tjeter i Keshillit. Por mesa duket fshehja e ketyre vendimeve eshte praktike e konsoliduar e Guvernatorit Fullani. Me heret, edhe vendimi themelor qe ndryshohet, ai me nr. 27, date 26.03.2008 nuk gjendet i publikuar ne asnje prej dokumenteve zyrtare te Bankes se Shqiperise.

Kjo praktike ngjan mu si praktikat vetëshperblyese te bankiereve te krizes ne SHBA.

E gjitha po ndodh ne Banken e Shqiperise! Por ajo qe shtohet si shqetesim ka te beje me ate qe ndodh ne bankat e nivelit te dyte, te gjitha ne pronesi private e pa transparencen e duhur persa i perket praktikave vetshperblyese. Ajo qe ndodh ne Banken e Shqiperise, natyrisht qe te shtyn te dyshosh qe eshte praktike e perhapur ne bankat tregtare.

Por ky nuk eshte rasti i vetem qe deshmon se parate e Bankes se Shqiperise perdoren per qejfe financiare. Jane nje liste e gjate vendimesh qe deshmojne per keqperdorim masim te parave ne banken me te rendesishme ne Shqiperi. Tendera, blerje sherbimesh banale, blerje godinash jane treguar prej kohesh si praktika abuzive e korruptive.

Jemi ende ne fushen e administrimit te parave te Bankes.

Tej administrimit, permbushja e objektiva te Bankes se Shqiperise percaktuar nga ligji deshmon se roli i saj eshte zhbere.

Guvernatori ne perpjekje te hershme per te siguruar mandatin e dyte, e futi Banken ne politike. Ai ka mbeshtetur politiken e shpenzimeve te larta te Qeverise se Sali Berishes ne vitet elektorale dhe ka lejuar tejkalimin e kufirit te financimit te deficitit buxhetor. Qellimi, financimi i shpenzimeve elektorale te Sali Berishes me synim manipulimin e votave te shqiptareve.

Veprim thellesisht antiligjor, madje i ndeshkueshem po te kesh parasysh efektet e tij.

Parate e shqiptareve nuk jane te sigurta. Pak nga pak ato po kthehen ne bono te qeverise apo ne borxhe te keqia! Me keq akoma, ne qejfe financiare per Guvernatorin dhe mbikqyresit e tij ne Banken e Shqiperise!!

Shperndaje:

web design

Temat e fundit