Barrikadë që të mos lejojmë Bashën në Bashki - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Barrikadë që të mos lejojmë Bashën në Bashki

Barrikadë që të mos lejojmë Bashën në Bashki

· 1 · 398

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-07-2011, 12:27:37
Ruçi: Barrikadë që të mos lejojmë Bashën në Bashki

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, në Vizion Plus, tha se PS do të kundërshtojë hyrjen e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës.Ruçi tha se nuk i njeh zgjedhjet në Tiranë, duke i cilësuar ato të manipuluara, por dhe me vendime gjyqësore të korruptuara. Ai i akuzoi gjyqtarët e Kolegjit se janë paguar me nga 500 mijë euro për çdo vendim të marrë.
Për 15 mijë emrat e dubluar ju paraqitët listat dhe kjo është një provë, sigurisht. Për kartat e identitetit keni prova dhe kush ishte elementi tjetër i skemës manipulative, sipas jush?
Lidhur me kartat e identitet, ju e dini se çfarë ka ndodhur në Tiranë, ku vëzhguesit tanë, komisionerët tanë, kanë kapur në mënyrë vizuale kartat false dhe si ia kanë mbathur apo aq pak sa kapëm ne, një apo dy. Çfarë rëndësie ka kjo? Ky fenomen është permanent dhe ka qenë në zgjedhjet 8 majit. Ka vetëm një mënyrë kapje, kapja dhe hapja, dhe bllokimi, dhe hetimi i listave të zgjedhësve në materialet zgjedhore nga ana e Prokurorisë së vendit. Elementi i tretë që ju thoni janë paret e korrupsionit të pushtetarëve, që nga të gjitha llogaritë e bëra, janë jo të pakta, por mbi 40 milionë euro të hedhura për të komprometuar, për të blerë, për të manipuluar, për të falsifikuar rezultatin e Tiranës.
40 milionë euro janë shumë para, janë 40 kilometra autostradë…
Sigurisht që janë shumë para, por kur dëgjon që edhe në sekondën e fundit thirret anëtari i gjykatës, e di që pas kësaj do të më thoni kush është dhe si është thirrur anëtari i Gjykatës së Kolegjit, dhe i thuhet se ke 500 mijë euro për një vendim, sikur të jetë e vërtetë kjo, i thonë herë 5, i thonë 2 milionë e gjysmë euro vetëm për një vendim.
Për vendimin e fundit e keni fjalën?
Sigurisht jo vetëm për të fundin. Fillon që nga vendimi i parë i Tomës dhe deri te vendimi i fundit i Sashenkës. E shkruara e zeza mbi të bardhë është Kodi Zgjedhor dhe gjyqtari bën sikur nuk e shikon, bën sikur lexon apo e lexon së prapthi. Shifrat janë kokëforta.
Kolegji Zgjedhor, në vendimmarrjen për Tiranën, e njeh Lulzim Bashën si kryetar të Bashkisë së Tiranës. A do ta njihni apo jo rezultatin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor për Tiranën?
Nuk bëhet fjalë për ta njohur rezultatin e Tiranës, pasi pyetja juaj ka dy përgjigje nga ana jonë. Një përgjigje është përgjigje pozitive, që të pranojmë vendimin e Kolegjit dhe bashkë me të, të pranojmë dhe manipulimin. Për këtë jemi dakord. Kurse përgjigjja jonë nuk është kjo. As misioni ynë s’është ky, dhe as e vërteta s’është kjo. E vërteta cila është dhe cila është përgjigjja jonë? Përgjigjja jonë është kundërshtimi; përgjigjja jonë është mospranimi. Nëse ne nuk kundërshtojmë, nëse ne pranojmë pikërisht këtë të parë dhe të dëgjuar, atëherë bashkë me të do të pranojmë dhe mungesën e demokracisë në Shqipëri, do të pranojmë padrejtësinë në Shqipëri. Vlerë është të pranosh drejtësinë, nuk është vlerë të pranosh padrejtësinë.
Si përfundim, zoti Ruçi, do ta njihni Lulzim Bashën si kryetar bashkie në Tiranë?
Tashmë ne s’do t’i marrim çelësin e Bashkisë, derën e Bashkisë e ka të hapur. Sigurisht që ai është “legjitim” sipas këtij vendimi të kësaj gjykate. Pra ky manipulim që Lulzim Basha dhe Sali Berisha bëri për Tiranën u “pastrua” nga ky vendim i këtij kolegji të kastruar. Por kjo s’do të thotë që ne nuk do të dalim dhe të bëjmë barrikadë për të mos u futur Lulzim Basha. Ai rrugën e ka, derën e Bashkisë e di, le të vazhdojë. Por duhet të dijë që ka vjedhur një mandat dhe është shpallur fituesi-humbës në krye të Bashkisë moralisht, politikisht dhe institucionalisht si do të funksionojë kjo? Kjo është e drejtë e tij.
Ky vendim i Kolegjit dhe qenia e Lulzim Bashës kryetar i Bashkisë së Tiranës çfarë do të sjellë në veprimin opozitar të PS-së dhe të së majtës?
Pak më lart ju thashë që opozita s’ka rrugë tjetër veç rrugës së rezistencës me të gjitha mjetet që të afron demokracia. Opozita, thashë që do të tradhtonte jo vetëm interesat e saj, por interesat kombëtare, do të tradhtonte hapat për integrimin e Shqipërisë në BE, do të tradhtonte lirinë e qytetarëve shqiptarë, do të tradhtonte mungesën e drejtësisë në këtë vend. Rezistenca e opozitës do të jetë jo thjesht e vetëm si në të kaluarën, por do të jetë me të gjitha mjetet, në të gjitha institucionet që ka një vend dhe një shtet demokratik.
Konkretisht, si ta kuptojmë rezistencën tuaj?
Ju thashë se nëse fola për pjesëmarrjen e institucioneve, ne nuk do të rreshtim së shfrytëzuari dhe Prokurorinë e vendit për të gjitha problemet që ju parashtrova në pjesën e parë. Ne nuk do të rreshtim edhe në Gjykatën Kushtetuese me gjithë okupimin që i ka bërë kësaj gjykate Sali Berisha me votimet e hapura për të çuar vetëm ata që ai mendon se i ka të tijtë. Ne nuk do të rreshtim edhe me institucione të familjes europiane ku ne kërkojmë të integrohemi. Pra, do t’i shfrytëzojmë që nga Brukseli, Strasburgu apo Venecia, pa përjashtim, të gjitha. Sigurisht që ne do të përdorim tribunat në Shqipëri, që nga daljet publike dhe deri tek institucionet legjitime të një vendi, pavarësisht nga rezervat, vërejtjet që kemi pasur dhe që vazhdojmë të kemi, dhe tashmë, nëse kemi vepruar njëherë me atë që ndodhi në zgjedhjet e 8 majit, kemi të drejtë shumë herë më shumë sesa dy vjet më parë, ku edhe brenda nesh, edhe jashtë nesh, publiku shqiptar, por edhe ndërkombëtarët, që në fillesat e kauzës tonë, sa hapej problemi i zgjedhjeve, thoshte boll se e ka mbyllur ODHIR-i dhe OSBE-ja këtë çështje, janë të certifikuara. Sigurisht që ne jemi këtu për ta zgjidhur këtë krizë.
Si? Keni ndonjë formulë?
Formula s’është magjike, këtu është, brenda në Shqipëri duhet të gjendet, por kërkohet refleksion. Çfarë do të thotë? Që ajo që s’u bë në 2009-n, që u mbingarkuan në 2011-n të bëhen tashmë, por të bëhen prej së vërteti. Çfarë do të thotë? Nëse flasim për manipulim të listave, nëse flasim për karta identiteti false, këta kanë emra konkretë. Le të dalë kundërshtari ynë politik dhe të jetë i hapur për Prokurorinë e vendit dhe të thotë i merrni provat, ja ku i keni, i hetoni, i verifikoni dhe kushdo emër i përveçëm që qëndron pas këtyre fakteve dhe argumenteve, të vihet në bankën e të akuzuarve, pavarësisht nga titulli që ka, ministër, zv.ministër, drejtor i Përgjithshëm, kryetar i KQZ-së etj. Këtu fillon hapi i parë. Hapi i dytë, nëse ka vërtet kuptim dhe vlerësim, është shkarkimi i menjëhershëm i kryetarit të KQZ-së për këtë maskaradë që bëri në zgjedhjet e 8 majit, dhe jo vetëm në ato, për të mos filluar nga 2009-a. Hapi i tretë për këtë padrejtësi në mes të ditës që dhanë këta gjyqtarë, që venitën dhe shpresën e më skeptikut në Shqipëri për ekzistencën e drejtësisë. Unë do t’i bëja një apel KLD-së, Presidentit të vendit, zëvendëskryetarit të KLD-së, i cili në vend është e drejtë të tij të merret me aleanca dhe me çështje të tjera kombëtare apo jokombëtare, është punë e tij, mbi të gjitha të merret, të vëzhgojë, të ngrejë zërin për padrejtësinë që japin gjyqtarët, t’i inspektojë, t’i marrë dhe t’i analizojë në KLD, se ndryshe, përse është ky këshill dhe t’i ndëshkojë. Nëse duam vërtet të kthejmë, kthesa, topi, është në derën e kryeministrit Berisha…
Të fokusohemi. Do të kërkoni rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme?
Absolutisht që ne do të kërkojmë vendosjen e situatës demokratike në Shqipëri, që është sistemi i së drejtës dhe sistemi i së drejtës fillon nga vota, fillon nga njerëz të përkushtuar që duan të zbatojnë kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit. Sigurisht që kjo qeveri tregoi më shumë se një herë që jo vetëm që nuk zbaton ligjin dhe Kushtetutën, por përkundrazi, e shkel atë. Pra, ka humbur kredon e saj jo vetëm morale, por edhe politike dhe institucionale.
Pra zgjedhjet do të jenë në 2013-n…
Zgjedhjeve u ka kaluar afati i zgjedhjeve. 2013-a është afati kushtetues, që duket sikur është larg, por është shumë afër, 16-17 muaj janë. Por, për hallet që ka Shqipëria, sigurisht që janë shumë larg. Kështu që, nëse vërtet, qoftë ky dhe Sali Berisha, i dhimbset dhe ka qoftë minimumin e etikës për të zgjidhur këtë krizë politike, këtë krizë ekonomike, krizë të institucioneve, këtë imazh të shtrembëruar të Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, këtë mungesë në fund të listës për marrjen e statusit të vendit kandidat, le t’i bënte si shqiptar një shërbim të fundit vendit dhe atdheut të vet, të jepte dorëheqjen dhe të krijohej një qeveri që të bënte zgjedhje të lira e demokratike, me besueshmëri reciproke të të gjitha palëve politike.
Jua jap unë përgjigjen që sot, që s’ka për të ndodhur….
Absolutisht, pse ju mendoni se unë e predikoj dhe e ëndërroj, apo e besoj këtë?! Aq më pak jo.
Anëtarë të Kryesisë të PS-së jo vetëm që nuk janë parë më në ambientet e PS-së, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë së PS-së, por, me sa dimë, një pjesë e mirë e këtyre anëtarëve kanë votuar për Lulzim Bashën në këto zgjedhje…
Nuk mund të pohoj të njëjtën gjë. Është e drejta juaj ta predikoni, nuk do ta dëshiroja.
Unë kam fakte…
Unë s’kam fakte të kësaj natyre. Sigurisht që është e drejtë e kujtdo. Ata janë në lirinë e tyre si qytetarë, si votues, si partiakë, të votojnë për kë të duan. Kjo është jashtë mundësive të mia. Unë do t’i dëshiroja shumë ata që të ishin pjesa aktive dhe më aktive e punës agjitative, organizative, bllokuese për manipulimin e rezultatit të Tiranës. Sigurisht që për pjesën e parë mund të flas. Nëse ne do të ishim edhe më aktivë, sigurisht që rezultati ynë do të ishte më i thellë edhe për Tiranën.
Pra keni pasur dhe ju gabimet tuaja për rezultatin e Tiranës…
Për të gjitha ato që thashë unë nuk justifikoj dhe aty ku kemi marrë rezultatin më të thellë. Rezultatin më të thellë, edhe atje ku e kemi marrë, sigurisht ne evidentojmë si bleta nektarin, ku kemi pasur mangësi. Edhe atje ka mundësi, jo më këtu….
Po nëse Lul Basha do të merrte dhe 11 vota të tjera, çfarë do të ndodhte me Edi Ramën?
Kjo është normale në demokraci, nëse vërtet ka demokraci. Unë e respektoj, dhe Edi Rama, gjënë e parë që do të bënte, do të merrte në telefon Lul Bashën dhe do t’i thoshte në momentin e fundit që u numërua vota e fundit: ta gëzosh dhe të uroj të gjitha sukseset, je i mirëpritur të dorëzoj detyrën. Kjo është kultura politike e forcës politike që ai përfaqëson dhe atij si intelektual dhe politikan.
Do të qëndronte më kryetar i PS-së?
Ky është një problem tjetër, se ai është fitues i këtyre zgjedhjeve edhe pa Tiranën, sikur ta kishte humbur.
Si e gjykoni ju sjelljen dhe të gjitha veprimet politike të Presidentit të Republikës në lidhje me përgatitjen, procesin dhe zhvillimet elektorale të 8 majit?
Për mua Presidenti nuk ka ndonjë rol ligjor, kushtetues për përgatitjen. Sigurisht që ai është munduar të jetë në rolin e tij, të jetë brenda kuadrit të tij kushtetues, në momente dhe në kohën e duhur ka bërë apelimet përkatëse, ka bërë dhe tentativat përkatëse për këtë çështje. Por nuk është fajtor aspak dhe s’do të bëja fajtor aspak institucionin e Presidentit, zotin Bamir Topi për të gjithë këtë që ka ndodhur. Nëse unë kam një vërejtje për KLD-në, këtë e mendoj për të gjithë institucionin e KLD-së në zbatim të ligjit. S’është detyra e Presidentit as të merret me listat, as me kartat e identitetit, as me paratë e korrupsionit, as me administrimin e zgjedhjeve. Përkundrazi, Presidenti ka lëshuar ato mesazhe që duhet të lëshojë një President i paanshëm, institucional, kushtetues, në momente që ai e ka parë të arsyeshme dhe unë s’kam pse të jem skeptik për këtë veprimtari. Por, në rastin konkret, me këto ngjarje që kanë ndodhur në Shqipëri, roli tij për të parandaluar shantazhet, presionet, korrupsionin, padrejtësinë e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, jo si President, por si kryetar i KLD-së, mund të kishte qenë më efektiv.
 
ALFRED PEZA

Temat e fundit