Basha në krye të Tiranës - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Basha në krye të Tiranës

Basha në krye të Tiranës

· 1 · 409

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-07-2011, 13:40:19
Basha në krye të Tiranës, merr mandatin e betohet

Lulzim Basha nis sot zyrtarisht punën në krye të bashkisë së Tiranës, pasi këshilli i ri bashkiak shpalli vlefshmërinë e mandatin e tij, si dhe bëri betimin. Betohen dhe anëtarët e këshillit bashkiak, i cili do të drejtohet nga Njazi Kosovrasti. Në ceremoni të pranishëm dhe këshilltarët socialistë si dhe përfaqësues të, OSBE, SHBA, e BE. Ne fillim të mbledhjes debate PD- PS për rendin e ditës.

BASHA MANDATOHET E BETOHET
Këshilli bashkiak i dha mandatin Lulzim Bashës për të udhëhequr bashkinë e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme. Pas betimit, Basha po mban fjalën e rastit. Kryetari i ri hyri në bashki rreth orës 13. 18 minuta. Këshilli bashkiak bëri vlefshmërinë e mandatit dhe më pas bëri betimin si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit bashkiak dhe ambasadori i OSBE-së Wolfarth, Zv/amb.SHBA Debora Johnes, si dhe amb.Polonisë, Irena Tatarzinska. Të pranishëm dhe këshilltarët socialistë.

ZAMIR NDROQI, NENKRYETAR I KESHILLIT BASHKIAK
Ora 13. 02 Zamir Ndroqi zgjidhet nënkryetar i këshillit bashkiak. Ndroqi i propozuar nga “Aleanca për Qytetarin” mori 29 vota, kundrejt Adriana Berberit, e propozuar nga “Aleanca për të Ardhmen” e cila u votua me 26 vota. Nga një logjikë e thjeshtë, Ndroqi mori një votë nga këshilltarët e opozitës. Votimi ishte i fshehtë.

 NIS VOTIMI PER NENKRYETARIN E KESHILLIT BASHKIAK
Ora 12. 20 Kandidaturat për postin e nënkryetarit janë nga "Aleanca për Qytetarin" Zamir Ndroqi, dhe Adriana Berberi e propozuar nga "Aleanca për të Ardhmen" . Votimi është i fshehtë.

KOSOVRASTI KRYETAR I KESHILLIT BASHKIAK ME 28 VOTA
Ora 12. 15 Njazi Kosovrasti është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak, duke marrë 28 vota kundrejt Mimoza Hafizit që mori 27 vota. Nga një logjikë e thjeshtë, dy kandidaturat morën votat e mbështetësve të tyre. Kosovrasti mori votat e 28 anëtarëve të “Aleanca për Qytetarin”, ndërsa Miomoza Hafizi, mori 27 votat e  keshilltarëve të “Aleancës për të Ardhmen”. Kosovrasti merr drejtimin e mbledhjes së këshillit bashkiak.

Në fjalën e tij të rastit Kosovrasti falenderoi ata që e kanë votuar dhe u premtoi atyre që nuk e kanë votuar se “përpjeket e mia do të jenë vetëm në një drejtim si të dërgojmë përpara punët e qytetit tonë, dhe besoj se edhe ato shpejt do të besojnë tek unë”. Kosovrasti premtoi se në drejtimin e këshillit bashkiak, një institucion i rëndësishëm kushtetues, “nuk do të mungojnë përpjekjet e mia dhe dëshiroj dhe të tuat që të jemi organ i përfaqësues i qytetit. Ai kërkoi mbështetjen e pakursyer për kryetarin e bashkisë, por dhe rolin vlerësues e kritik ndaj punës së tij.

PROPOZOHET KRYETARI I KESHILLIT BASHKIAK
Ora 10: 50 "Aleanca për qytetarin" propozoi Njazi Kosovrastin për kryetar këshilli bashkiak, ndërsa "Aleanca për të Ardhmen" propozoi Mimoza Hafizin. Kandidaturat do të hidhen në votim, i cili do të bëhet i fshehtë. Ferdinand Pone e cilësoi figurën e Kosovrastit, një personalitet i spikatur i institucioneve demokratike dhe i jetës publike, ndërsa Dalipi i PS-se tha se besonte në vlerat e Hafizit, si përfaqësuese e denjë e zërit të gruas.

BETOHEN ANETARET E KESHILLIT BASHKIAK
Të 55 anëtarët e Këshillit Bashkiak u betuan për mandatin e ri të tyre katër vjeçar në bashkinë e Tiranës. Në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin" ka 28 vende në këshillin, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen" ka 27 vende.

KESHILLTARET PS: BEGEJA DEKLARATE POLITIKE
Ora 10: 43  Debatet kanë vazhduar dhe mes këshilltarëve të PS-së dje këshilltarit më të vjetër në moshë, Maksim Begeja.Begeja e quajti “ditën e sotme një moment historik për Tiranën, dhe një moment kthese për kryeqytetin”, ndërsa shtoi se “përpjekjet për pengesa të punës së administratës së re do të jenë absurde.” Këshilltarët PS e quajtën deklaratën e Begejës, “politike dhe që nuk i shërben misionit për të cilin u zgjodh këshilltari Begeja për të drejtuar mbledhjen”

DALIPI I PS: U NDRYSHUA RENDI I DITES
Ora 10:31 Mbledhja nisi me debate mes këshilltarit PS, Aldrin Dalipi dhe sekretarit të këshillit bashkiak, Vladimir Gjonaj. Nga rendi i ditës i lexuar nga Gjonaj është përcaktuar që zgjedhja e anëtarëve të këshillit bashkiak që do të jenë pjesë e këshillit të qarkut të Tiranës është postuar për në fund, pas betimit të Bashës. Kjo u kundërshtua nga Aldrin Dalipi, i cili, në emër të socialistëve, kërkoi respektimin e rregullores duke mos kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.Gjonaj tha se ndryshimi i rendit të ditës ishte me shkresë të ministrit të Brendshëm. Dalipi kërkoi të "vihet në dispozicion shkresa e ministrit". Më pas demokrati Ferdinand Poni ka kërkuar hedhjen në votim të vijimit të rendit të ditës.

MBLIDHET KESHILLI BASHKIAK I TIRANES
Ora 10:08 Mbledhja u hap nga Vladimir Gjonaj, sekretari i këshillit bashkiak, ku prezantoi rendin e ditës.

KESHILLTARET PS DREJT BASHKISE
Ora 09: 48 Përfundon takimi i këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës me kreun e PS-së në selinë rozë. Takimi zgjati vetëm 20 minuta.
27 këshilltarët socialistë po i drejtohen godinës së bashkisë, ku do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të këshilltarëve, por do të bojkotojnë ceremoninë e betimit të Bashës.

TRE AMBASADORET NE BASHKI
Ora 09: 40 Ambasadori i OSBE, Wollfarth, ambasadori i SHBA, Arvizu dhe ambasadori i BE-se Sequi do te marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Bashës. Dhjetra qytetarë janë vendosur para godinës së bashkisë, për të ndjekur ceremoninë. Të pranishëm dhe forca policore.

KESHILLTARET PS NE TAKIM ME RAMEN
Ora 09:38 Të 27 këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës, të dalë nga zgjedhjet e 8 majit, janë mbledhur këto minuta në selinë rozë për të zhvilluar një takim me kryetarin e PS-se Edi Rama.
Në takim do të vendoset qëndrimi politik që do të mbajnë në mbledhjen e këshillit bashkiak, i cili pritet të nisë në orën 10.00. Tv NEWS24, duke iu referuar burimeve brenda mbledhjes, paralajmëron se këshilltarët socialistë priten të jenë të pranishëm në momentin e konstiumit dhe betimit të tyre, si anëtar të këshillit bashkiak, dhe të bojkotojnë mbledhjen në momentin e betimit të Lulzim Bashës, si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Një qëndrim i tillë u paralajmërua sot dhe nga “Gazeta Shqiptare”.

Partia Demokratike merr drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas 11 vitesh qeverisje nga socialistët. Basha mundi me 93 vota kryesocialistin Edi Rama, i cili kërkonte mandatin e katërt në bashkinë më të madhe të vendit.
(s.g/BalkanWeb)

Temat e fundit