BE - Shqiperi, firmoset marreveshja per vizat ! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

BE - Shqiperi, firmoset marreveshja per vizat !

BE - Shqiperi, firmoset marreveshja per vizat !

· 38 · 4470

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-11-2006, 14:41:16


Shefat e diplomacisë së BE-së miratuan në Bruksel procesin e lehtësimit të vizave për vendet e Ballkanit.

Kështu në takimin e zhvilluar këtë të hënë ministrat e jashtëm të BE ranë dakord që të negociojnë marrëveshje me secilin vend të Ballkanit, konkretisht me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në mënyrë që qytetarët e këtyre shteteve ta marrin më lehtësisht viza për të udhëtuar në BE.

Këto lehtësira përfshijnë reduktimin e procedurave të aplikimit dhe afateve te pritjes.

Gjithashtu në takim u ra dakord edhe për marrëveshjet e ripranimit sipas të cilave shtetet ballkanike do të pranojnë të marrin qytetarët e kthyer të cilët ndodhen në vendet e BE-së ilegalisht.

Ministrat thanë se negociatat për marrëveshjet e vizave do të fillojnë këtë muaj.

Ky sipas BE-së është një hap mjaft i rëndësishëm për të forcuar kontaktet mes popujve të Ballkanit përëndimor dhe BE-së.

Por vlen të theksohet se lehtësimi I vizave nuk do të thotë liberalizim i vizave, çka tregon se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë një arsye që të udhëtojnë në BE.

Më të favorizuar janë studentët, studiuesit, gazetarët etj, të cilët do të përfitojnë viza falas.

Pas marrjes së vendimit, komisioneri i drejtësisë Franko Fratini dhe ai i zgjerimit Oli Rehn thanë se lehtësimi I vizave me vendet e Ballkanit është një tregues tangent se blloku i konsideron vendet e Ballkanit përëndimor si anëtarë të ardhshëm.

Rregullat e reja do aplikohen vetëm për vendet e Shengenit, ndaj përjashtohet Britania dhe Irlanda që janë jashtë kësaj skeme të BE-së.

E.K/A.P
« Editimi i fundit: 11-04-2007, 04:28:19 nga Berni »

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-02-2007, 13:28:41
Bashkimi Europian do të rihapë negociatat me Shqipërinë për lehtësimin e regjimit të vizave në dy mars.

Vendimi është marrë nga komisionarët e BE-së, të cilët përfunduan marrëveshjen me Bosnjën, ndërsa në pranverë pritet të përfitojnë përveç Shqipërisë, edhe Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, me synimin e vetëm për të miratuar lehtësimin e regjimit të vizave.

Shqipëria do të ketë shansin që në dy mars të rinisë fazën e dytë të negociatave me BE, e cila lidhet me liberalizimin e vizave.

Deri tani ekspertët e Bashkimit Europian kanë dhënë rekomandime për vendin tonë, në kuadër të lehtësimit të regjimit të vizave, pas firmosjes së marrëveshjes së stabilizim-asociimit.

Shqipëria do të jetë një nga vendet përfituese të rajonit, ndërkohë, që i janë vënë disa kushte për të arritur në atë cka dëshirojnë të gjithë shqiptarët.

Por, ndryshe nga Shqipëria, Bosnja i ka mbyllur negociatat me komisionin europian dhe fillimi I muajit mars ka parashikuar një gjë të tillë edhe për katër vende të tjera të rajonit ballkanik.

Sipas burimeve të konfirmuara zyrtarisht, Bosnja eshte vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, i cili përfundoi negociatat me Komisionin Evropian për lehtësimin e regjimit të vizave dhe për riatdhesim.

Ndërkohë, në listën e vendeve që kërkojnë të përfitojnë është edhe Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Pasi te perfundojne keto negociata do të mbahet një takim me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat do të marrin një vendim përfundimtar dhe do të aprovojnë ratifikimin e marrëveshjeve për secilin nga katër shtetet; Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi.

Lehtësim të regjimit të vizave do te ketë një numër i madh kategorish duke përfshirë studentë, shkencëtarë, nëpunës shtetërorë, afaristë dhe transportues, ashtu sikurse është parashikuar edhe në fazën e parë të negociatave me këto vende.

Pjesa më e madhe e këtyre kategorive do të kenë viza falas, me vlefshmëri prej një viti, ndërsa për parashtrimin e kërkesave do të nevojiten një numër më i vogël i dokumenteve.

Pas skadimit të vitit të parë, do të jepen viza që janë me vlefshmëri më të gjatë kohore dhe në të gjitha rastet kërkohet respektim i afateve, në të kundërt të gjithë ata që janë pajisur njëherë me vizë humbasin të drejtën e ripajisjes.

G.S.

#2 ne: 09-02-2007, 18:47:10
Ti Berni me kenaq fare mua, nuk ke faj ti more vella se je atje ku je e nuk e ke idene e burokracive dhe pislliqeve qe ndodhin ketej. Per te ta ilustruar me mire po te jap nje shembull

Te aplikosh ne ambasaden greke ne Tirane, duhet te aplikosh per vize prej nje periudhe 3 javore, me pas te duhet te shkosh dhe te presesh rradhen e papare per te hyre ne interviste, me pas hyn qe hyn e prit sa te japin ata leje qendrimi. Dhe po te sqaroj dicka, po te flas per ato raste kur eshte kompania ku ti punon qe te dergon/pajis me vize.
Pra nje kompani greke - ne nje ambasade greke
dhe nuk ke asnje tolerim apo favor nga ky fakt.
Pra Berni imagjino dikush qe punon per vete greket, qe gjithe prodhimtaria (buxheti) shkon ne favor te greqise....dhe nuk ka asnje lloj tolerimi,imagjino populli i thjeshte, Nga vjen kjo?
Vjen nga fakti qe keta mizerje politikane qe kemi vetem tallin menderen me ne dhe asgje me teper. Keta nuk kane problem te bredhin dynjan pasi kane pashaporta diplomatike, por sikur edhe per njehere te vetme ta provonin stresin dhe lodhjen qe te kushton e marra e nje vize...do shikoje sa gjera do ndryshonin i dashur , prandaj leri keto Copy Paste qe me ben nga gazetat dhe hapi syte e shiko realitetin...sepse sado i hidhur eshte ai, eshte pikerisht ai qe dreqi e mori po jetojme te gjithe.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#3 ne: 09-02-2007, 22:18:24
Mishel,
Berni eshte ushtar i bindur i partise, ashtu i thone ashtu bene.

#4 ne: 09-02-2007, 22:23:58
Jo Petrit nuk besoj se Berni eshte Vegla e Saliut apo dikujt tjeter. Thjesht beson ne nje bindje politike, por ai duhet te kuptoj qe te gjithe kemi bindjet tona perkatese por cdo njeri duhet mbi te gjitha te jete edhe i ndergjegjshem ne ato qe shkruan apo trasmenton tek tjetri.
Nuk duhet kurrsesi thjesht te besosh ato qe shkruan RD apo 55, mundohu Berni qe problemet ti prekesh vete me dore, ashtu sic i prekim te gjithe ne qe jetojme ne keto kushte. Askush nuk mund te thote jemi shume mire sepse keshtu do PARTIA....ka vite Berni qe ka ikur ajo kohe.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#5 ne: 10-02-2007, 04:35:38
Jo Berni nuk eshte vegel por ushtar.
Kam nje komshi qe ka pak kohe, qe kur Sala duket hapur se ja ka shitur Jugun grekut, qe ka dale nga radhet e ushtruise se PD-se, por Berni vazhdon te jete.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 11-02-2007, 16:49:21
Jo Petrit nuk besoj se Berni është Vegla e Saliut apo dikujt tjetër. Thjesht beson ne një bindje politike, por ai duhet te kuptoj qe te gjithë kemi bindjet tona perkatese por çdo njeri duhet mbi të gjitha te jetë edhe i ndërgjegjshëm ne ato qe shkruan apo trasmenton tek tjetri.
Nuk duhet kurrësesi thjesht të besosh ato qe shkruan RD apo 55, mundohu Berni qe problemet ti prekesh vete me dorë, ashtu siç i prekim te gjithë ne qe jetojme ne këto kushte. Askush nuk mund te thotë jemi shumë mirë sepse kështu do PARTIA....ka vite Berni qe ka ikur ajo kohe.

O Mishel ato shkrime nuk i kam marre as nga RD dhe 55 po nga televizioni a1 sot skam shume kohe po neser ti vendos linqet dhe shikoi vete.

Petrit nuk jam ushtar i askujt po vetem nje gje di te them qe me te Djathten Shqiptare,Shqiperia do futet shume shpejt ne Europ,po nuk mbarojn keto komunistat ne shqiperi kur do shporren njeher e mire qe te behet shqiperia shtet si te gjith shtetet europiane.

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 11-02-2007, 17:02:17
edhe un jam i djathte, po nuk me intereson nese futet apo jo shqiperia ne BE. kemi shume probleme te brendeshme e rajonale qe poı u futem ne BE i vihet vula dhe ne ngelim te ura anit.

une dua nje politike te bindur ndaj patriotizmit, jo sorrugato si keta te sotmit. e them prap, per momentin sme duhet BE se kam camerine te pazgjidhme kam kosoven me probleme dhe trojet e tjera te diskriminuara. po u futem ne BE keto dosja mbyllen dhe nuk hapen me.

Sala me pelqen se eshte kokfort por talent politik nuk ka. un nuk jam naj analist, po kaq arrij ta kuptoj. po te futemi na e majta dhe qendra humbasim rrugen.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#8 ne: 12-02-2007, 01:36:02
E kush është a1? Vegla te Ramizit dhe grekut si RD, ZP...Sala me Nanon, me Edin, Gjinushin, Xhuvelin, Godon...

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 12-02-2007, 09:14:59


Petrit nuk jam ushtar i askujt po vetëm një gjë di te them qe me te Djathten Shqiptare,Shqipëria do futet shumë shpejt ne Europ,po nuk mbarojn këto komunistat ne Shqipëri kur do shporren njeher e mirë qe te bëhet shqiperia shtet si te gjith shtetet europiane.


Nuk janë komunistet ata qe pengojne ecjen e Shqipërisë drejt BE-se o Berni..Komunistet ka kudo me shumicë apo me pakice ne shumë shtete te tjera dhe ato shtete janë si dita me naten larg nesh.
Pengesa janë injorantet nga te dy   krahet qe nuk e drejtojnë Shqipërinë ashtu siç duhet....qe  nuk meren me problemet madhore qe ka Shqipëria, por meren me budalliqe si jo pederast, jo i kuq ..jo i blu...




  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#10 ne: 12-02-2007, 14:52:10
Saliu eshte kryekomunist dhe vegla e Ramiz Alise dhe e grekut.

Shenime, mendime...

Kur mesova se zoti Sali Berisha u be kryetar i PD-se u trishtova. Nuk e njihja as e njoh personalisht, por vete fakti se ai se bashku me Ylli Popen kishte shkruar ne gazeten "Zeri i Popullit" kundra PPSH-se organ i te cilit ishte "Zeri i Popuillit" fliste shume. Ky fakt thoshte se Berisha ishte vegel e Ramiz Alise dhe e sigurimit te shtetit. Ai ishte vene dhe miratuar nga ata te shkruante dhe fliste. Flasim per diktaturen komuniste me te eger dhe me te kontrolluar dhe te shkruaje ne organet e shtypit qe ishin vetem te saj ishte e pamundur, vecse me miratimin e udheheqjes me te larte ne sherbim te interesave te tyre...
Nuk do te kemi progres shoqeror thashe, sepse Berishen e vune pikerisht per kete arsye, qe te sabotonte organizimin e forcave perparimtare demokratike, te pavarura dhe nacionaliste... Kete detyre, te mbetjes se Shqiperise pa alternative te vertete demokratike fatkeqesisht Berisha e realizoi me sukses. Edhe sot gjendja eshte e pashprese per momentin.
Disidenca e Berishes dhe e Ylli Popes ishte nje disidence e miratuar dhe e urdheruar nga PPSH-ja per ti dale perpara ndryshimeve te pritshme. Ata duhet te beheshin te besueshem ne opinionin e brendshem dhe te jashtem kur te zbatonin urdherat e PPSH-se per te dale ne krye te levizjeve qe kerkonin ndryshim, ndaj dhe u urdheruan te luajne pjesen teatrale te disidentit te oreve te para.
Fatkeqesia ishte me e madhe. E ndersa isha i sigurt se ata e kishin shitur progresin shoqeror te shqiptareve nuk isha shume i bindur ne pazaret e tyre ne dem te ceshtjes kombetare, megjithese ato te dyja jane te lidhura dhe plotesojne njera tjetren.
Tashme jane dhene detaje edhe ne publik se si Greqia qysh ne Katovice harriti te bleje interesat shqiptare... Shitesit ishin Ramiz Alia dhe klani i tij (elita komuniste) me synim , me qellim, perjetesimin me cdo kusht te sundimit te tyre pas ngjarjeve qe do te pasonin...
Sali Berisha bene vizite sekrete ne Greqi dhe shitet Kisha Autoqefale shqiptare e Fan Nolit. Ylli Popa formalisht (cdo gje ishte vendosur me pare) ftoi Janullatosin ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare. Janullatosi punen e filloi me grisjen e fotografise se Fan Nolit...
Zyrtarisht instalimi i Janullatosit eshte veper e R. Alise dhe S. Berishes, por ky ishte vetem fillimi.
Me pas, Sali Berisha u fali toke shqiptare minoritareve greke, nderkohe qe cemerit edhe sot e kesaj dite nuk po kthehen ne tokat e tyre stergjyshore.... Radha i erdhi perndjekjes se intelektualeve. Jeta e tyre u be e padurueshme sa qe shumica e tyre rreth 75% moren arratine , nga syte kembet, ne te kater anet e globit.
Edhe tentativa per rezistence paqesore e ish te perndjekurve politike shtypet pa meshire. Ne shenjester ishte edhe ekonomia. Shkaterrimi i saj u shpall dhe u nxit publikisht nga kunati i Genci Rulit, zoti Gramoz Pashko me "teorine zero" dhe "cekun e bardhe". Cdo gje u be barut ne funksion te qellimit perfundimtar qe shqiptaret me pas nga nevoja per buken e gojes te shisnin idenditetin e tyre.
Shume kishin investuar greket ne pretedimet e tyre te persekutimit te minoritareve ne Shqiperi por pa rezultat sepse nuk kishin prova pasi cdo gje qe e pa vertete, biles e kunderta. Shqiptaret e sotem jane sklleverit e pakices minoritare.
Ne ndihme te tyre per te nderkombetarizuar ceshtjen e "persekutimit" te grekerve "etnik" ne Shqiperi vjen ne ndihme qeveria shqiptare me zvarritjen nga leshrat e kokes dhe mjekra ne mes te qytetit te Gjirokastres diten me diell ne mes te publikut, ne menyre demostrative te nje prifti grek. Perse? Ne se ky prift paraqiste rrezikshmeri per se nuk u la te shkonte ne Greqi (ai vente cdo fundjave) dhe kur te kerkonte te hynte ne vijen kufitare te ndalohej si person i padeshirueshem? A ishte ky nje operacion i perbashket greko-shqiptar per ti dhene uje argumentit grek te persekutimit? Po me pese minoritaret te arrestuar c'fare ndodhi? Gjyqi i tyre perfundoi ne nje fiasko... Pse? Fill pas ketyre ngjarjeve paraqiten ne Kongresin Amerikan me "Prova" Gramoz Pashko dhe Nikolla Geixh, flamurtari per ndarjen e Jugut te Shqiperise dhe bashkimin e saj, shtetit helen. Ja pra ceshtja e persekutimit te ortodoksve greke nga ana e myslimaneve shqiptare u nderkombetarizua... dhe nje "gernjaro-nacionalist" si Azem Hajdari duhej likujduar, te cilin u perpoq ta bente me zell S. Berisha por pa rezultat...
Si figure karizmatike dhe energjike S. Berisha punonte me shume force bashke me ata qe e vune ne krye (PPSH =PS). Ai inkurajoi firmat piramidale si mjeti final i shkaterrimit te industrise dhe bujqesise shqiptare dhe precedent per djegjen e Shqiperise qe ti jepej mundesia grekut qe te nderhynte ushtarakisht ne Shqiperi per te "mbrojtur" ortodokset grek te rrezikuar duke bere te mundur ndarjen ne fakt te Shqiperise se Jugut dhe bashkimin me Greqine. Per hire te Shqiperise ai, Berisha duhej ose te shtypte "Rebelimin "ose te jipte dorhejqje", por jo, se skenari ishte qe ata "te majtet" te sulmonin dhe "te djathtet" te mos terhiqej deri sa vendi te digjej plotesisht dhe te justifikohej nderhyrja ushtarake greke dhe pretendimi serbo-grek se shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisese. Tentativa shoviniste greke u ndalua nga Amerika dhe Turqia.
Pas 1997-tes, ne pushtet vijne bosat e koleget e Sali Berishes te cilet deklarojne se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi. Tekstet e historise shqiptare hartohen ne Athine, shitja e ekonomise shqiptare tek greket harrine shifren 80%, instalohen trupa ushtarake greke ne Shqiperi , ne Bisht Pall dhe perfundohet puna e nisur nga Sali Berisha, likujdohet pas disa atentatesh Azem Hajdari e vetmja pengese praktike reale ne ralizimin e planeve greke ndaj Shqiperise. Vritet ne Tirane ish Ministri i mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi. Kontrabanda, korrupsioni dhe krimi i organizuar bejne kerdine si nje mjet fitimi por dhe diskretitimi politik i shqiptareve, uljes se reputacionit te shqiptareve ne bote, duke justifikuar pretendimet serbo-greke se shqiptaret jane nje race e pacivilizueshme dhe zgjidhja e vetme eshte coptimi i Shqiperise Zyrtare dhe jo me Pavarsi Kosoves.
Ne Shqiperi paraqitet shefi i kuadrit, Nikolla Geixh tamam kur sherbetoret e tij ne baze te kakulimeve te sakta e kane katandisur popullin shqiptar ndoshta ne piken me te ulet te egzitences se tyre, pa buke, pa shprese, pa dinjitet.Shume prej shqiptareve u eshte merzitur dhe neveritur vetja dhe jane gati te shpallen qofte edhe majmuna, vetem e vetem te shpetojne nga mizerja dhe torturat e pa fund...Geixh pajton Nanon me Berishen (ata jane e njejta gje) ndersa Berisha premton se do te hedhe disa hapa me shume se Nano. Ai premton; 1-Hapjen e shkollave greke. 2-Zyrtarizimin e gjuhes greke si gjuhe zyrtare.3- Shpalljen e rreth 500 mije shqiptareve si greke qe ti jepet mundesia e vetvendosjes dhe "Vorio Epirit" bashkohet me Greqine. Varrezat dhe monumentet e "heronjeve greke" te rene per clirimin e "Vorio Epirit" jane ne funksion te qellimit.
Garancite e dhena nga Berisha per realizimin e pikave te mesiperme bene te mundur qe ai te "fitoje" zgjedhjet dhe te behet Kryeminister.(Shqiptaret i genjen mendja se vendosin me voten e tyre...)
Per konsum popullor gatuhet gjella e antikorrupsionit, kur krye i koruptuari Nano merr amnistine ndersa Sollaku dhe Moisiu jane njerzit e Berishes dhe Nanos...
Sekreti i egzistences se shqiptareve si komb eshte toleranca fetare. "I arratisuri", "disidenti" Isamil Kadare e ve ne shenjester duke iniciuar nje perplasje fetare midis shqiptareve me teorite e tij mbi idenditetin. Ne se Kadare ka vendosur te udhetoje mbrapa ne kohe per te kerkuar idenditetin e tij perse nuk shkon, tre, kater, 50shekuj... para eres se re, tek indeditei i verete pellazg?
Ne prag te Pavarsise se Kosoves behet perpjekja e fundit per te ndihmuar serbet duke mbeshtetur argumentin e tyre se shqiptaret n jane popull i pacivilizuar dhe jo shtetformues. Planifikohet nga Bosat e Saliut nje rebelim dhe nje djegje tjeter nepermjet pretekstit te zgjedhjeve me skenarin e 1997, E majta sulmon dhe e djathta nuk terhiqet deri sa vendi te digjet. Duke pare se popullin kete radhe nuk e qorrollepsen dot , populli nuk do ti vente nga mbrapa "rane dakort" duke gjetur konsesusin ne diten e 18 shkurtit.
...
Pritet qe "Padrino" te behet President.

Petrit Kola

  • Postime: 43
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 22-02-2007, 13:47:18
O Berni, shpresoj shume te jene te verteta kto qe thua ,por ne shqiperi ka korrupsion te madh dhe vizat do jene gjithmone te shitura me para. Une mendoj se shqiptaret do udhetojne lirshem ne evrope vetem kur Shqiperia te hyje ne UE dhe kjo gje do ndodhe vetem dhe vetem pas 2015, me para s'behet llaf.

  • Postime: 43
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 22-02-2007, 13:57:00
Sa per Berishen e Nanon, e dime shume mire sa influenze kane dy partite me te medha greke ne programet e dy partive me te medha shqiptare. Mjafton te shohim  perçarjen jug-veri qe krijon Berisha ,sepse do te shese jugun , qe korrispondon me programin e miçve te tij grek qe duan vetem jugun dhe shitjen e gjithe shqiperise nga Nano, sepse miqte  e tij duan ta marrin te gjithe shqiperine...
Shiheni me vemendje se eshte shume kurioze kjo gje !!!
Vetem nje person qe jane mbyllur syte mund te shkoj pas broçkullave qe thone Berish-Nano..
Tung  .

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 11-04-2007, 04:29:28
BE - Shqiperi, firmoset marreveshja per vizat

Brenda shtatë muajve shqiptarët pritet të mund të udhëtojnë më lirshëm dhe me tarifa më të lira në vendet e Bashkimit Evropian. Mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian u siglua formalisht dje në Bruksel një marrëveshje për lehtësimin e vizave, pas mbylljes së negociatave për këtë çështje. Marrëveshje, e cila parashikohet të hyjë në fuqi 6 deri në 7 muaj, pas siglimit duhet të miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shqipëria.

Marrëveshja për lehtësimin e vizave sjell përparësi për të gjithë udhëtarët shqiptarë si për tarifat e ulëta të vizave, por edhe procedurat më të shpejta të aplikimit për vizë. Për disa grupe udhëtarësh, si për shembull për studentët, njerëzit e biznesit, gazetarët, pjesëmarrësit në veprimtari shkencore dhe artistike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, do të thjeshtohen edhe kërkesat për dokumente. “Për të tilla grupe do të jetë më e lehtë të marrin viza me shumë hyrje dhe për disa kategori, si për studentët dhe për pensionistët, vizat do të jepen falas. Kjo do të rrisë shkëmbimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe për rrjedhojë, do të ndihmojë në përgatitjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, - bëhet me dije nga Bashkimi Evropian.

Ky hap pritet të sjellë ndikime pozitive dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit. Por para se të hiqet detyrimi për vizë, nga vendet e rajonit, mes të cilëve dhe Shqipërisë, kërkohet të përmirësohet në mënyrë të dukshme aftësia e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe migrimin jo të ligjshëm. Po kështu për heqjen e vizave, Shqipëria duhet të forcojë kontrollin e kufijve dhe sigurinë e dokumenteve të tyre të udhëtimit. Lehtësimi i vizave është një hap i parë që bëhet në drejtim të lëvizjes së lirë pa viza, gjë së cilës popujt e Ballkanit i japin një rëndësi të veçantë.

Ata përfshijnë dhënien e më shumë bursave për studentët dhe kërkuesit nga rajoni, sidomos nëpërmjet programit Erasmus Mundus, bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e kërkimit, arsimit dhe kulturës përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në programe të caktuara komunitare dhe në agjencitë evropiane si dhe një mbështetje gjithnjë e më në rritje për dialogun e shoqërisë civile. “Kjo është një shenjë e qartë që Bashkimi Evropian i mban dyert e hapura për Shqipërinë dhe që do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e veta për të ardhmen evropiane të vendit”, - thuhet në njoftim.  r.r (Gazeta Shqiptare)

#14 ne: 14-04-2007, 04:06:43
Ishalla behet keshtu sic thone..po sma ha mendja.Po lene leshte e kokes te rinjte shqiptar per nje vize shenge...

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 16-04-2007, 01:31:49
Flet ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu

"Kategoritë që marrin më lehtë viza"


Ai shqiptar që disponon një vizë Shengen, tani mund ta përsërisë atë në një afat edhe më të gjatë pa patur nevojë të kalojë në kalvare kohore. Majlinda Bregu, ministrja e Integrimit shpjegon në detaje të gjitha avantazhet e marrëveshjes së fundit që është nënshkruar me BE-në. Sipas saj, tani është shumë më lehtë që të merret një vizë për të shkuar në 27 vendet e BE-së, duke nisur në fillim me disa kategori si: biznesmenët, gazetarët dhe studentët.

Megjithëse keni pak kohë në krye të Ministrisë së Integrimit, nga sa parlamente të BE-së keni marrë "OK" për ratifikimin e MSA-së?
Deri tani Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit është ratifikuar nga gjashtë vende anëtare të BE-së, Sllovaki, Slloveni, Letoni, Poloni, Suedi, Belgjike. Belgjika pritet të ratifikohet në parlamentet lokale të saj, pasi është e ndarë në lande, por parlamenti i Belgjikës e ka ratifikuar. Gjithashtu, në takimet e fundit që kam bërë me ambasadorin e Gjermanisë z.Hans Peter Annen kemi marrë premtimin se parlamenti gjerman do të ratifikojë MSA-në me Shqipërinë së shpejti në muajt në vijim. Të njëjtën frymë optimiste më shprehu dhe ambasadori hungarez z.Sandor Szabo dhe pritet që ratifikimi të ndodhë këtë javë. Pra, është një fillim i mirë dhe mendoj se procesi i integrimit do të vazhdojë të shkojë mirë për aq kohë sa do të rezultojnë të suksesshme reformat e nisura dhe do të arrihet konsensus politik mes palëve për çështje të rëndësishme si reforma zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit konsensual.
Kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes për lehtësimin e vizave që u firmos në 13 prill me BE-në?
Hapat të tjerë parashikojnë nënshkrimin e marrëveshjes dhe miratimin e saj nga parlamenti evropian. Në këtë moment fillon përkthimi i tekstit në të gjitha gjuhët e vendeve anëtare. Gjithë kjo procedurë do të thotë që deri në fund të vitit marrëveshja të hyjë në fuqi për palën komunitare. Ndërkohë që shumë shpejtë do të kalojë në Parlamentin shqiptar për ratifikim, pra, brenda majit. Brenda këtij viti shqiptarët do të mund të lëvizin lehtësisht në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pasi më 13 prill, në Zagreb të Kroacisë, u zhvillua ceremonia e përafrimit politik të marrëveshjes së lehtësimit të vizave Shqipëri-BE nga zv.presidenti i Komisionit Evropian, z.Franko Fratini dhe ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së rajonit. Pararendës i përafrimit politik të marrëveshjes ishte raundi i fundit zyrtar i negociatave teknike që u zhvillua më 10 prill në Bruksel.
Cilat janë kategoritë që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje?
Do të ketë thjeshtësim të formularëve dhe shkurtim të kohës së dhënies së tyre, multiviza tip Shengen, ulje të çmimit nga 60 në 35 euro. Këto janë disa nga lehtësitë që Bashkimi Evropian iu ofron disa kategorive të caktuara të qytetarëve nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, veçanërisht gazetarëve, biznesmenëve dhe studentëve. Për këta të fundit, vizat do të jenë falas dhe me numër të pakufizuar hyrje-daljesh përgjatë gjithë kohës së studimit. Ndërsa për zyrtarët që janë të pajisur me pasaporta diplomatike nuk do të kenë më nevojë të marrin vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Marrëveshja e lehtësimit të vizave nuk ishte parashkruar në nenet e MSA, por duke qenë që marrëveshja intere, e ndërmjetme, parashikon lëvizja të lirë të mallrave, kjo nuk mund të bëhet pa lëvizjen e lirë të njerëzve, prandaj u dhe u pa si komplomentare.
Flitet për lehtësim procedurash. E thënë më thjeshtë, një shqiptari që do të marrë vizë, çfarë duhet të bëjë më pak nga procedurat e tanishme?
Siç e thashë dhe më sipër, do të ketë thjeshtësim të formularëve dhe shkurtim të kohës së dhënies së tyre. Por ajo që dua të theksoj, është se vlera e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar, është ajo e përfitimit të vizave në mënyrë progresive edhe nga qytetarët e thjeshtë. Kjo do të thotë që ata persona, të cilët kanë në pasaportën e tyre një vizë Shengen dhe respektojnë afatet e saj, herën e dytë mund të pajisen me një vizë më afatgjatë se e para.

Topalli: Ratifikimi i MSA, një arritje e madhe

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësoi ratifikimin e marrëveshjes së MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së, që i bënë së fundmi shtetet anëtare të familjes së madhe evropiane. “Senati i Polonisë ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE. Po dje jam njoftuar nga Budapesti, se Parlamenti hungarez, të mërkurën e ardhshme do të votojë për MSA-në. Ky është një lajm në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Topalli. Sipas saj në një periudhë të shkurtër është bërë e mundur që në 10 muaj të arrijmë ratifikimin nga 10 parlamente të vendeve anëtare të BE-së. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Kujtojmë se Maqedonisë iu deshën tre vjet për ta ratifikuar MSA-në, në një kohë kur BE-ja përbëhej nga 15 anëtarë. Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Letonia, Suedia, Belgjika e kanë ratifikuar MSA-në, ndërsa Hungaria pritet javën e ardhshme, Estonia në fund të prillit, Gjermania dhe Austria në fund të majit.

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 17-04-2007, 15:42:52
Meqenese kjo teme eshte shume interesante dhe e prekshme per ne shqiptaret do shtoja dhe dy tri fjale... qe t`mos na perfshije euforia.
Per aq kohe sa "Shteti" shqiptar nuk eshte ne gjendje te marre persiper tera demet dhe krimet e "shtetasve" te tij neper bote dhe keto ti paguaje "cash",per shqiptaret nuk do te kete lirim te vizave hyrese.
E kam shkruar edhe me pare rastin e vlonjatit 25 vjeqar qe ne burgun e Frauenfeldit ne Zvicr vuan denimin 25 vjeqar se ka plaçkitur e kontrabanduar dhe nga kjo veprimtari ai e ka demtuar shtetin zviceran  ne para dhe gjera tjera te vlershme   ne 20 milione Frnga...dhe qe ky(gjoja) i ka derguar ne Shqiperi.Kur "Shtetet" shqiptare te pranojne demshperblimin per demet dhe krimet e kryera nga qytetaret shtetas te tyre,atehere do te liberalizohen dhe do te hiqen vizat per ne.E keqja tjeter eshte se Bisnesmenet qe pranohen,pranohen per shkak se ata parapaguajne levizjen e tyre.Studentet pranohen vetem e vetem qe t`i "edukojne" per nevojat e tyre ekspansioniste ne shqiperi e jo aspak per ti punesuar ne vendet e tyre.Une kam kryer nje skolle te larte ne Evrope por asnjehere s`arrijta te punesohem diku me te.Gjithnje me thonin: Je shkolluar ke ne,shko ne vendin tend dhe atje punesohu e trego çke mesuar!Ketu per ty s`ka vend si nje i shkolluar,se ne kemi tanet qe duhet punesuar me apo pa diploma!

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 18-04-2007, 00:55:43
Nje dite do vij qe do futemi ne europ dhe do jete nga viti 2010 ose 2012.Sot kam lexuar nje gazete Austriake qe thoshte per Turqin qe ne 2015 do futet ne europ,neve jemi te sigurte qe do futemi para Turqis,Europa do jete e lire per te gjitha shtetet mbas 3 vjetesh kete mendim kam une.
Kam degjuar dicka po nuk e di sa e vertete eshte.
Qe me Kartat e Indentitetit qe do fillojn te behen ne 2008 shqiptaret kane per te levizur lirshem ne Europ behesh fjale dhe per ne USA.

#18 ne: 13-05-2007, 07:07:41
Ishalla mo Bern po sma ha mendja..:(

#19 ne: 20-06-2007, 14:38:40
e ka kaluar plot nje muaj, e kane kaluar plot shume vite...e sa te tjera do kalojne...e gjithe te mirat ty ore kole.
O Berni e di kur do futemi ne Evrope. kur ti dhe une do jemi me nga nje shkop / bastun ne dore...dhe femijet e femijve (dmth stergjysha ne), do na qellojne me gura dhe ath te kam topin mu ne europe...a nive....

Rri o njeri i mire, boll mi gjerat sic ti jep RD, 55, A1, Ora Tv, Klan, dhe shijak Tv...shih o njeri boten nepermjet syrit tend, perse perdor nje te trete se kuptoj....nuk eshte e nevojshme..pyet prindin tend, shoqerine tende, cfare thone e nese ata thone se jane te lumtur...mebuke 700 leke, me taksat e sheshte, nderkohe qe rroga e nje puntori eshte vetem 100 mije leke!!!!! Ik o Berni mos me merzit koken me teori...duam Praktike dhe nuk ka lidhje komuniste e socialiste...nuk e pengojne keto shqiperine...por gomarrliqet qe bejne pushtetaret tae...qe dhjeshin gjak nga frika e humbjes se postit...qarte Berni...gjithkush i majte e i djathte lufton vetem per ate dreq posti...e jo per ty e per mua...Ty te rrofte Austria e mua me rrofshin krahet e mia!!!!!

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#20 ne: 26-07-2007, 22:52:31
Një ditë do vij qe do futemi ne europ dhe do jetë nga viti 2010 ose 2012.Sot kam lexuar një gazete Austriake qe thoshte për Turqin qe ne 2015 do futet ne europ,neve jemi te sigurtë qe do futemi para Turqis,Europa do jetë e lirë për të gjitha shtetet mbas 3 vjetësh këtë mendim kam unë.
Kam dëgjuar diçka po nuk e di sa e vërtetë është.
Qe me Kartat e Indentitetit qe do fillojn te bëhen ne 2008 shqiptarët kanë për te levizur lirshem ne Europ behesh fjale dhe për ne USA.

Bern,

Juve beni propogande greke. Kartat dhe menyren si e shtroni ju problemin jane komplet taktike greke.


#21 ne: 26-07-2007, 22:58:20
Ose komuniste...sepse vetem ne kohen e komunizmit edhe pa u arritur gje flitej sikur cdo gje kishte ndodhur,,,,

arritje dhe begati.

#22 ne: 28-07-2007, 14:44:08
Faktikisht ne jemi jashte shtetit dhe mezi  gjejme mundesi te bejme zgjatje vize...e jo me te jesh ne SHqiperi e te kerkosh te dalesh jashte saj..



Asnje here skam arritur te marr nje vize gjermane si njeri ne Tr,une studente ne fakultet gjerman ne Sofie duhej te paguaje cdo here 50 euro vizen dhe te prisja 1 muaj per te.....kur viza historikisht paguhej nga programet gjermane....

kurse ne Sofie viza dilte brenda dites po me te njejta dokumente dhe falas sepse ne  garancine shkruhej e e paguar nga istuticionet gjermane...

ne Shqiperi dhe ambasadat jane te implikuara....e jo me institucionet e tjera.....as me mbushet mendja se do behet lirim per marrje te vizave me lehte...pfff as pretendoj per kete gje ndonje here..

Neve Evropa nuk na do...pse lodhemi kot..te mbledhim fuqi e te bejme vete para.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#23 ne: 28-07-2007, 23:32:07
Capkene,

E ke biseduar problemin me Bernin. Ai eshte kompetenti (keshtu tha Sala)....

#24 ne: 28-07-2007, 23:41:30
ahahaha jo jo..une i rashe shkurt muhabetit shkova e mora vizen atje ku ka dhane me lehte..ne vend te huaj :)

Temat e fundit