Big Brother i Edi Rames - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Big Brother i Edi Rame

Big Brother i Edi Rame

· 4 · 363

  • Postime: 28646
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-01-2023, 21:40:03
PS krijon një aplikacion që kontrollon ndërveprimin në rrjetet sociale (likes, comments, shares) me postimet e zyrtarëve të PS dhe e vlerëson këtë ndërveprim me pikë. Qëllimi: të shantazhojë administratën publike para zgjedhjeve.


Kodi: [Zgjidh]
https://twitter.com/ArildaLleshi/status/1615026861997686799

  • Postime: 999
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-01-2023, 08:50:38


Rreth një javë më parë, kryeministri Rama u shfaq në një video në Instagram i rrethuar nga një grup socialistësh duke thënë “Patronazhisti është ç’është, po aktivisti…”. Shikoni videon më poshtë:



Me fjalën “aktivisti”, Edi Rama i referohet një aplikacioni në celular, që socialistët e kanë krijuar për ta bërë më të lehtë presionin dhe kontrollin e punonjësve të administratës shtetërore në shërbim të fushatës elektorale për 14 Majin.

Aplikacioni quhet “Aktiv1st”.

Platforma elektronike, në dukje është një aplikacion i rëndomtë që bën bashkë anëtarët e një partie politike. Por realisht po përdoret për t’i detyruar punonjësit e administratës shtetërore të bëhen pjesë e aktivizmit politik të Partisë Socialiste nëpërmjet pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve në postimet e kryeministrit Rama, ministrave dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Më konkretisht, çdo punonjës i administratës fillimisht detyrohet të krijojë një profil për përdorimin e aplikacionit.

Në aplikacion janë të postuara në mënyrë kronologjike mesazhet më të fundit që Rama, Veliaj dhe ministrat kanë bërë në rrjetet sociale për të cilat kërkohet sa më shumë interaktivitet.

Në bazë të komenteve, të shpërndarjeve apo të pëlqimeve që një përdorues bën në postimet e Ramës, Veliajt dhe ministrave, ai vlerësohet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

Sa më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente, aq më shumë pikë fiton përdoruesi. Sa më shumë pikë në aplikacion, aq më shumë vlerësohet punonjësi në dikasterin e administratës ku punon.

“Aktiv1st mbështetet tek një sistem pikëzimi, i cili ndërveprimet me platformen on-line i përkthen në vlerësim të pasqyruar në “leaderboard”, sipas të cilit do të vlerësohen dhe individët, të cilët shfaqin më shumë iniciativë” thuhet në prezantimin e platformës në Google Play dhe App Store.

Pse duhet një sistem pikëzimi?

Nëse aplikacioni do të përdorej thjesht nga antarët e Partisë Socialiste, pëlqimet/shpërndarja dhe komentet do t’i liheshin vullnetit të tyre të lirë.

Por kjo nuk mjafton.

Sepse sistemi i pikëzimit duhet për të kontrolluar punonjësit e administratës shtetërore.

“Nëse pikët e grumbulluara në aplikacion janë të pakta, vjen një thirrje nga burimet njerëzore, shoqëruar me vërejtje verbale” tha për Lapsi.al një punonjës i administratës që kishte refuzuar deri tani përdorimin e aplikacionit.

Ndërkohë një tjetër, punonjës i Bashkisë së Tiranës rrëfeu se gjatë orëve të mbrëmjes merrte rregullisht mesazhe apo telefonata nga drejtues të ngarkuar me monitorimin e pëlqim/shpërndarje dhe komentet për postimet e Veliajt në rrjetet sociale.

Më parë monitorimi i punonjësve të administratës në rrjetet sociale bëhej manualisht. Tashmë aplikacioni “Aktiv1st” e bën më të thjeshtë presionin për të pabindurit, të cilët do të kenë pak pikë në aplikacion.

Me afrimin e fushatës zgjedhore, presioni është në rritje.

“Aktiv1st” është në vazhdën e sistemit të patronazhimit, një “Vëlla i madh” i modelit shqiptar i krijuar nga Partia Socialiste që tenton rikthimin e partisë-shtet, përmes ofrimit të shërbimeve shtetërore nga strukturat politike./Lapsi.al

  • Postime: 999
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 08-02-2023, 15:30:41
Aplikacioni "Aktivisti" sherben per te monitoruar administraten duke i vene nen presionin e pelqimeve, komenteve dhe shperndarjeve ne rrjetet sociale te te gjithave postimeve te kryeministrit, ministrave, kryetareve te bashkive... etj
Ky skandal eshte shumefish me i madh kur zbulohet se ky aplikacion perdoret edhe nga funksionare te larte te SPAK-ut, PROKURORISE edhe te GJYQESORIT
Kjo gje eshte e tmerrshme sepse pervec perdorimit te drejtesise per ceshtje politike, ky aplikacione vendos ne rrezik te drejtperdrejte sigurine kombetare duke  lejuar aplikacionin ne marrje nga celulari i te gjitha te dhenave si fotografite, video, audio, sms, dokumenta, vendodhjen gjeografike... etj
Ky sistem NEO-FASHIST duhet te rrezohet me cdo cmim te mundshem

  1.🔴Ina Rama-Anëtar-KOLEGJI I POSAÇEM I APELIMI
  2.🔴Xhensila Pine-Anëtar-KOMISIONI I PAVARUR I  KUALIFIKIMIT
  3.🔴Alfred Balla-Kryetar-KESHILLI I LARTE I   PROKURORISE
  4.🔴Bujar Sheshi-Anëtar/prokuror-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
  5.🔴Ilir Toska-Anëtar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
  6.🔴Helena Papa-Drejtore e kabinetit-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
  7.🔴Ejona Isufaj-Staf administrativ-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
  8.🔴Elda Hoxha-Këshilltar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
  9.🔴Irena Gjoka-Gjyqtare-GJYKATA E POSAÇME
10.🔴Elona Hysi-Kancelare-GJYKATA ADMINISTRATIVE DURRES
11.🔴Dritan Hasani-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT
12.🔴Sokol Shehu-Gjyqtar-GJYKATA SHKODER
13.🔴Lindita Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT
14.🔴Valbona Sulejmani-Kancelare-GJYKATA PUKE
15.🔴Flutura Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA PUKE
16.🔴Besnik Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE
17.🔴Irena Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
18.🔴Arben Mullaj-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE
19.🔴Dhurata Balla-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
20.🔴Teuta Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
21.🔴Fjoralba Prifti-Gjyqtare-GJYKATA APELI ADMINISTRATIV
22.🔴Afrim Shehu-Prokuror-PROKURORIA DURRES
23.🔴Bledar Mustafaraj-Prokuror-PROKURORIA ELBASAN
24.🔴Rovena Zoto-Prokurore-PROKURORIA LUSHNJE
25.🔴Petrit Vukaj-Prokuror-PROKURORIA FIER
26.🔴Elton Hoxhaj-Oficer i Policisë Gjyqësore-PROKURORIA TROPOJE
27.🔴Arben Nika-Prokuror-PROKURORIA LAÇ
28.🔴Alfred Gjoka-Oficer i Policisë Gjyqësore-PROKURORIA LEZHE
29.🔴Ilir Hoxha-Prokuror-PROKURORIA SARANDE
30.🔴Hasan Hasani-Staf administrativ-PROKURORIA PUKE
31.🔴Albana Hoxha-Drejtor Kabineti-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
32.🔴Edlira Cimbi-Drejtor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
33.🔴Luan Velaj-Staf administrativ-SPAK
34.🔴Ilda Prifti-Këshilltar ligjor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
35.🔴Rajmonda Levanaj-Sekretare-PROKURORIA E PERGJITHSHME
36.🔴Fatbardh Lala-Staf administrativ-PROKURORIA TIRANE
37.🔴Besnik Malaj-Oficeri i Policisë Gjyqësore-PROKURORIA TIRANE
38.🔴Saimir Hysa-Prokuror-PROKURORIA TIRANE
39.🔴Miranda Bushi-Prokuror-PROKURORIA TIRANE
40.🔴Enrik Haxhira-Prokuror-PROKURORIA E APELIT VLORE
41.🔴Dritan Marku-Prokuror-PROKURORIA VLORE

Nga Gent Progni

  • Postime: 436
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 12-02-2023, 13:25:21
 

Identikit

Ai është 45 vjeç. Punon në x institucion shtetëror. Është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe një kredi shtëpie që do shumë vite për t'u shlyer. Dy javë më parë është thirrur nga eprori i tij dhe nën sloganin
" po hani bukën tonë" është urdhëruar të shkarkojë aplikacionin " Aktivisti". Në këtë aplikacion ai është i detyruar të pëlqejë, të komentojë dhe të shpërndajë çdo "" arritje"" të qeverisë rilindase.

Në fillim ka menduar ta shkarkojë këtë aplikacion dhe të mos jetë shumë aktiv, por ka harruar se Vëllai i Madh po e vëzhgon dhe ai është i monitoruar 24 orë falë aplikacionit Aktivisti në të gjitha komunikimet që kryen dhe të gjitha të dhënat e tij i përkasin Vëllait të Madh.

Një mesazh mbërrin në telefonin e tij dhe Vëllai i Madh i tërheq vëmendjen duke i thënë se nuk ka kryer si duhet detyrën e përcaktuar prej Vëllait të Madh. Nuk ka pëlqyer, nuk ka komentuar dhe nuk ka shpërndarë postimet e kabinetit rilindas. Nuk ka arritur të grumbullojë pikët e duhura. Vëllai i Madh ia paraqet edhe pikët me data.
Në x datë ke marrë kaq pikë. Je dobët. Duhet të jesh më aktiv nëse do të mbash vendin e punës.  Vendi i punës nuk mbahet me pikët e meritokracisë, por me pikët e Aktivistit.

Një burrë 45 vjeç me një familje për të mbajtur dhe një kredi shtëpie për t'u shlyer në këtë gjendje presioni sa i lirë është për të votuar në 14 maj?!

Çdo ditë deri në 14 maj këtij njeriu do t'i kujtohet çdo ditë nga eprori se po ha bukën e qeverisë. Çdo ditë duhet të plotësojë pikët te aplikacioni Aktivisti, në rast të kundërt Vëllai i Madh i dërgon mesazh duke i kujtuar numrin e pikëve.

Kjo ndodh çdo ditë. Deri më 14 maj a nuk do të kemi një njeri të rraskapitur psikologjikisht që do të ketë frikë se edhe në kutinë e votimit dikush po e vëzhgon?!

Duke qenë se fola gjatē me këtë njeri po sjell një copë të bisedës me të.

Ai tha: E zëmë se e denoncova. Ku do ta gjej drejtësinë?! Këtu po plasin skandale ditë pas dite dhe drejtësia nuk vë dorë. E imagjinon sa mund të vihet drejtësia në lëvizje se heqin një njeri si unë nga puna?!

Me taksat e shqiptarëve po krijohen aplikacione për t'i shtypur, dhunuar dhe për t'i mbajtur në presion shqiptarët. Kjo është e frikshme, e neveritshme dhe mbi të gjitha shkelen me të dyja këmbët të drejtat e njeriut.

Pas gjithë kësaj panorame lindin pyetjet: Sa i lirë është për të votuar ky njeri?!

A mund të ketë zgjedhje të lira në këtë situatë?!

Sa e sa njerëz përjetojnë të njëjtën gjë në administratën publike?!

Post Scriptum- Nuk mund të ketë zgjedhje të lira në diktaturë.  Pluralizmi shqiptar është në gjendje kome.

Elona Caslli
Emri: Email:
Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Temat e fundit