Boll i nxorët budallenjtë në TV! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Boll i nxorët budallenjtë në TV!

     Boll i nxorët budallenjtë në TV!

    · 1 · 320

    • Postime: 1549
    • Karma: +0/-0

    ne: 08-08-2022, 13:38:23
     

    Ka ca kohë që është bërë praktikë e zakonshme që media shqiptare kërkojnë me qiri njerëz me probleme mendore ose personazhe groteske për t’i nxjerrë në ekran. Në fakt sot është e pamundur që të mos e gjesh një “budalla” sa herë hap TV-në.
    Zakonisht këta njerëz kapen në rrugë me vox pope, ose ka edhe raste që ftohen në studio për të folur broçkulla. Dikur ishte Arjan Çani ai që i promovonte këta individë, duke i bërë të famshëm, por duket se tashmë i kanë rënë lapsit edhe televizionet e tjera, duke i shfrytëzuar për klikueshmëri.
    Ka këtu edhe televizione kombëtare si Top Channel që u jep kohë televizive pa teklif dhe i lejojnë të flasin ç’ju shkrep në mendje, deri edhe në deklarata që në disa vende të botës mund të veprohej ligjërisht ndaj teje (dje u dënua me 50 mln dollarë konspiracionisti Alex Jones).
    Sigurisht që në këtë mes ka faj edhe publiku që i ndjek , i bën meme dhe tallet me ta, se për ndryshe këta personazhe groteske do të kishin “vdekur” për audiencë. Por ama duket se televizionet kanë gjetur një mënyrë të thjeshtë për klikueshmëri dhe po e mjelin deri në fund.
    Dhënia zë e këtyre personazheve, përpos se ndot hapësirën mediatike në vend, por ashtu u heq mundësinë shumë personave dhe çështjeve që realisht e meritojnë hapësirën televizive, si dhe krijon një tablo të rreme sikur ky vend është mbushur me njerëz me probleme dhe nuk ka njerëz normalë, çka nuk është aspak e vërtetë.
    Duket se televizioni po përqafon funksionimin e rrjeteve sociale duke rënë në një lloj llumi qesharak. Nuk po pretendoj që televizioni të jetë elitar, por ama së paku të mos bjerë poshtë një niveli bazik, ndryshe kthehet në një armë të rrezikshme.
    Këtu nuk njihen dhe nuk dëgjohen më njerëz intelektualë, shkrimtarë, artistë, shkencëtarë, mendimtarë apo njerëz më nja dy pare mend, por sensacionet e budallallëkut.
    Boll u dhamë hapësira televizive e publike budallenjve, se po bëhemi të gjithë të tillë!

    nga Andi Descartes

    Temat e fundit