Nje deputet i parlamentit shqiptar ben ftese per vdekjen e kryeministrit. Brace, si asnje parlamentar ne bote, ben thirrje antihumane qe nuk mund t'i drejtohet asnje njeriu. Kjo race e paafte per te fituar, i var shpresat e veta te vdekja e kundershtarit
Vizita mjekesore qe kryeministri Sali Berisha kreu dje ne Sanatorium ku kreu konsulte mjekesore per nje viroze gripale, ka nxitur deklarata anti-humane dhe ndjellakeqese nga nje deputet i Partise Socialiste.

Ne rrjetin social Facebook, sic shihni dhe ne foto, deputeti socialist Erjon Brace, ka nxitur 5088 miqte e tij duke leshuar deklarata ndjellakeqese ndaj nje qytetari qe eshte dhe kreu i qeverise.
"Sali Berisha, akoma kryeminister i Shqiperise, ka perfunduar ne sanatoriumin e Tiranes", shkruan Erjon Brace, kurse me tej shton: "Ne Sanatorium hyne kohe me pare, i ndjeri Ramiz Alia, i ndjeri Sabri Godo. U prehshin ne paqe!".
"Ne fakt ishte dita kur duhet te ishte ne shume aktivitete, mungoi, por ja ku u mor vesh se qenka keq! Jeleku mesa duket i rendon ne mushkeri! Saaaali sherohu! Na duhesh te te mundim e te te ngarkojme pergjegjesine e shume te keqijave ne kete vend", - thote Brace ne mesazhin ne rrjetin social.
Menjehere pas postimit te ketyre deklaratave, kane rendur edhe komente nga me te ndryshmet, nga me te rendat, te disa qytetareve qe jashte cdo etike dhe jashte cdo kriteri njerezor, te nxitur nga "bomba" Brace dhe anesia politike, kane bere "urime" nga me te rendat per individin, aktualisht kryeminister, qe si cdo qytetar, kreu nje vizite mjekesore ne spital publik.
Duke mos dashur te bejme asnje percaktim politik, por vetem njerezor, keto deklarata mund te cilesohen thjesht dhe vetem si te papranueshme. Te hedhesh ne publik deklarata te tilla, minimalisht rendohesh me pergjegjesi humane dhe dukshem ke konsumuar edhe veper penale, per nxitje te urrejtjes.
Nder 105 komente qe pasonin thirrjene Braces, disa prej tyre ishin bashkim me nxitjen. "Fjalet tuaja miq ne vesh te Perendise", "Do Zoti vdes te plasim fishekzjarre", "Hajt ne hapin e shokeve dhe i shkofshim prapa", "Te vdese nje ore e me pare", ishin disa nga deklaratat. Gjithsesi perballeshin me disa te tjera, ku qytetare benin thirrje per te mos leshuar te tilla thirrje, pasi nuk ishte aspak civile dhe aspak njerezore. Kurse pjesa me e madhe e komenteve, duke iu pershtatur vetem anesise partiake, ishin te kujdesshem ne mosleshimin e thirrjeve antinjerezore.
Viroza e stines, Berisha vizite mjekesore ne Sanatorium
Kryeministri i vendit, Sali Berisha pasditen e djeshme ka shkuar per nje vizite mjekesore ne ambientet e Sanatoriumit ne Tirane. Qellimi i vizites mesohet se ka qene nje kontroll mjekesor lidhur me nje viroze gripale qe po kalon gjate diteve te fundit kreu i mazhorances. Kryeministri eshte kontrolluar nga mjeket perkates lidhur me shqetesimet e tij shendetesore. Pas kontrollit z.Berisha eshte rikthyer ne shtepi.
Ndersa gjate dites se sotme kreu i qeverise ka planifikuar te shikoje nga afer punimet qe po behen per ndertimin e hidrocentralit te Ashtes ne kaskaden e lumit Drin.