×
Hyrja
Profili

Çfarë fshihet pas fletëve të kontestuara?

Çfarë fshihet pas fletëve të kontestuara?

· 1 · 291

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-05-2011, 15:40:50
Gjatë numërimit të kutive për kryetarë dhe këshilltarë minibashkie në Tiranë janë gjetur një numër tepër i konsiderueshëm votash që i përkasin kutisë  për kryebashkiak. Ky numër votash që nuk dihet se sa është, përbën një rëndësi të veçantë, pasi diferenca midis kandidatëve për kryetarë bashkie të Tiranës është tepër e ngushtë. Në qoftë se këto vota do të merren parasysh dhe do të numërohen, atëherë do të kemi një rezultat tjetër, ndoshta edhe diferenca nuk do të jetë kaq e ngushtë. Qëndrimet e dy forcave politike për këto vota të hedhura në kutitë e gabuara ka qenë të ndryshme. Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, këto fletë duhen të shpallen të pavlefshme në bazë të Kodit Zgjedhor, duke mos e cilësuar se cili nga nenet apo dispozitat ligjore i shpallin këto fletë të pavlefshme. Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike thonë se këto vota duhet të konsiderohen të vlefshme, pavarësisht se cilit kandidat i përkasin. Neni 117 për “Llojet e votave dhe kriteret për vlerësimin e votës”, pika 3, ndër të tjera shprehet:

 

Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:

a) fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të

miratuar nga KQZ-ja;

b) fletës së votimit i mungojnë vulat e parashikuara në nenin 103 të këtij Kodi;

c) në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur

vlerësimin e votës;

ç) në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të

caktuara zgjedhore;

d) është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;

dh) nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;

e) nuk është e qartë se për kë është votuar; ose

ë) zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit.

Pra, siç shihet qartë, në asnjë nga nënpikat që Kodi Zgjedhor parashtron, nuk shprehet nëse votat e hedhura në kutitë e gabuara duhet të klasifikohen si të pavlefshme. Nëse do të vlerësonim që i gjithë procesi të ishte transparent dhe që çdo votë të numërohej sipas verdiktit që qytetarët kanë dhënë, atëherë edhe këto vota duhet të numërohen pavarësisht se cilit kandidat i përkasin.

 

Precedent i ngjashëm i vitit 2007

Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2007 ka pasur një precedent të ngjashëm në komunën Temal të qarkut Shkodër, ku gjatë numërimit të kutisë për kryetar komune, kandidati i PD-së, Nard Mani, pasi kishte fituar vetëm me 3 vota plus, është shkurorëzuar nga 8 vota “pro” kandidatit të PS-së, Mark Zhuri, që u gjenden në kutinë e këshillave komunalë. Gjatë një interviste për mediat z. Mani është shprehur: “Procesi i votimit ishte i rregullt. Gjatë numërimit, në kutinë e fundit unë dola fitues me 3 vota diferencë plus. Për këtë fitore më uroi edhe kandidati i majtë. Kur u hap kutia e subjektit politik, për këshillat, në këtë kuti u gjetën pesë vota të subjekti politik që ishin hedhur gabimisht nga votuesit. Më pas, disa informacione që i kishin ardhur kandidatit socialist nga Partia Socialiste në Tiranë, i thanë ta ankimonte procesin. Të njëjtën gjë bëra dhe unë, e ankimova çështjen në KZAZ. KQZ-ja ma rrëzoi mua kërkesën dhe ia dha mandatin kandidatit të Partisë Socialiste”. Sipas z. Mani, edhe pse kishte ankimuar në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka mbajtur në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çka i bënte të vlefshme votat e gjetura në kutinë e këshillave komunalë, duke e shpallur fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Mark Zhuri. /Standard

Temat e fundit