Ja e keqja
Marjan Gryka: Berisha ka vetëm një lidhje me idealet e Dhjetorit: Zbatimin e skemës së Katovicës
Grada e perdoruesve-ve: / 1
I varferI mire
Friday, 09 May 2008
Berisha shkoi dy ditë më parë, në një takim farsë me studentët e Tiranës. Atje ai mbajti një fjalim, tipik si në kohën e ish-Frontit Demokratik. Në krahë nuk kishte asnjë student të Dhjetorit 1990. Lideri i kësaj lëvizjeje Azem Hajdari nuk ishte, sepse u vra përballë portës së PD së Berishës dhe skalioneve të tij komuniste e të sigurimit të shtetit, të cilët prej 17 vjetësh kanë në dorë kryesimin e PD dhe të pushtetit politik dhe ekzekutiv. Ata që janë gjallë, janë jashtë kufijëve, si emigrantë prej dhunës që ushtroi pushteit i PD në vitet 1992-1997.Në lidhje me “vizitën mortore” të Berishës në përkujtim të asgjësimit të idealeve të lëvizjes studentore, që bëri, ne zhvilluam një bisedë me zotin Marjan Gryka, President i Shoqatës Mbarëkombëtare Nacionaliste “Azem Hajdari”:
Si e konsderoni këtë vizitë të Berishës pas 17 vjetësh tek stuydfentët?
E konsideroj si vizitën që bëri me porosi të Ramiz Alisë në vitin 1990, kur shkoi si pedagog, por që në fakt ishte “desant” i PPSH dhe i sigurimit të shtetit, mision të cilin e kreu dhe po e kryen me sukses të plotë. Kjo nis tek ofensiva e Berishës njerëzve që kishin idealet e Dhjetorit 1990 dhe kjo përcjell tek demokratët mesazhin, se ai nuk mund të ekzistojë dot as vetë në politikë, nëse nuk i jep fund monopolit të posteve në parti e në qeveri. Pozicionimi i deklaruar i figurave, nuk do të kalojë pa probleme, pavarësisht se Berisha njihet si një dorë e hekurt në kryesimin e gjithçkaje në selinë dhe qeverinë blu. Nuk e dimë, nëse Berisha ka përfshirë edhe veten në këtë skemë për të lënë një nga postet, por dihet që ai e ka futur në axhendë të shpejt këtë plan, prej të cilit mendohet një çarje akoma më e madhe nga kjo që po lëviz në mënyrë klandestine kafeneve. Atë lëvizje e bënë idealistët jo komunistë, ndërsa në poste dhe funskione të larta, kapardisen ata që nuk donin t’i dëgjonin as emrin dhe që mallkonin PD.
A është PD e sotme e Berishës, forca që përfaqëson idealet studentore të Dhjetorit 1990?
Jo, nuk është dhe nuk ka për të qënë asnjëherë, për aq kohë, sa në krye të saj të jetë Berisha dhe “kolegët” e tij komunistë, të dalë ga strofulla e PPSH. Unë e kam deklaruar edhe më parë në gazetën tuaj, që PD e sotme nuk duhet të kishte dhe nuk duhet të ketë “fytyrën” e sotme. As drejtuesit që ka dhe këtu, nuk e teproj dhe nuk bëjë “mëkat”, të deklarojë se përgjegjësinë historike të Berishës, për shkatërrimin e kësaj force të madhe politike, që u krijua si fuqi për të hedhur në koshin e plehërave diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Sali Berisha, me qëndrimet e tij mbështetëse ndaj ish-komunistëve, dëshmoi dhe po dëshmon, që jo vetëm nuk i ka prerë lidhjet me komunizmin, por edhe i ka rifreskuar ato dhe këtu nuk ëhstë fjala thejshtë se ka dy, apo tre komunist në administratë, por sespe ka instlauar mendësitë e atij sistemi në drejtim. Dhe kur vetë lideri është pjesë aktive e atij pushteti që burgosi, që vrau, që shpronësoi, që internoi dhe mohoi të drejtat e një populli mbarë, duke e ktheyr në skllav kolektiv, nuk mund të flitet për demokraci. Faktet janë të shumta dhe shqiptarët i dinë mirë. Nëse kësaj diktature iu hoqën simbolet, nuk i janë hequr praktikat dhe njerëzit që e kanë “ushqyer” atë.
Cilat janë “pikëtakimet” e shoqatës tuaj me idealet studentore?
Nuk flitet për pikë takime por për një organizëm, sepse ne jemi “gjaku” dhe “truri” I kësaj lëvizjeje të madhe historike. Ne jemi një shoqatë që mban emrin e Azem Hajdarit. Krijimi i saj ishte vepër e demokratëve të vërtetë, që kishin besim tek ai, edhe pse u vra Azemi, por nuk u “vra” figura, kontributi dhe idealet e tij, të cilat vetë Azemi, nuk i shkeli asnjëhërë edhe pse u përballë shumë herë, me atë kontingjent ish-komunistësh fanatikë, të cilët edhe pse ishin (dhe janë pjesë e drejtimit të PD), nuk kishin asnjë ideal demokratik e nacionalist, përkundrazi kishin depërtuar brenda saj, si “desantë” të PPSH, për ta shkatërruar demokracinë dhe idealin e Azemit e të të gjithë studentëve dhe shqiptarëve, që përmbysën diktaturën komuniste. Një merak të përhershëm kishte Azem Hajdari, pranë të cilit kam qëndruar në çdo sekondë: Lufta për demokracinë dhe nacionalizmin është më e vështirë me këta që na pengojnë nga brenda, sepse kundërshtarët politikë, i njohim dhe dimë të pozicionohemi! Kjo shoqatë, u krijua si domosdoshmëri për të përjetësuar dhe vazhduar idealet kombëtare e demokratike të Azem Hajdarit. Akti demokratik i Azem Hajdarit, për instalimin e pluralizmit politik nëpërmjet protestave studentore e më pas si politikan, janë vlera që meritojnë vëmëndje edhe sot, jo thjeshtë si kontribute. Ne i jemi përmbajtur këtij synimi dhe këtyre vlerave, duke mos lejuar askënd, kushdo qoftë në PD dhe jashtë saj, që të cënojë personalitetin e këtij formacioni të madh e të fuqishëm.
Cili ka qënë misioni juaj si idealistë, në atë dhjetor historik?
Ishim vërtetë idealistë, ndërsa ata që na u ngjitën në trubuna ishin ata që janë sot po në tribuna, që nga Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami etj. Ata na përdhosën idealet, na vodhën demokracinë dhe sot po e përdorin për interesat e tyre dhe të klaneve ish-lomuniste të PPSH, të cilave u shërbejnë si ushtarë të bindur. Ne u futëm në “vijën” e demokracisë, me bindjen se do të kishim një shoqëri ndryshe, por në fakt nuk ndodhi kështu. Unë e kam ndjekur për 17 vjet politikën e këtij vendi, kam qënë dhe vazhdoj të jem pjesë aktive e saj, tashmë prej 9 vjetësh, në drejtimin e veprimtarisë së shoqatës “Azem Hajdari”. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë orientim idealin e Azemit, ndihen të motivuar për të mos u bërë pjesë e të keqes që ka pllakosur drejtimin politik të PD dhe praktikën qeverisëse të pushtetit të saj. Misioni ynë si drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate, ka pikë takimi vetëm me progresin dhe me idealin e pastër demokratik, duke shpërfillur pa asnjë ndrojtje, ata që e kanë harruar dhe që e kanë braktisur idealin e Azem Hajdarit e që fatkeqësisht ndodhen edhe në kupolën e PD.
A “qan” vërtetë Sali Berisha për Azem Hajdarin?
Lotë e kam parë në ekran, që derdh. Por se sa të sinqertë i ka, këtë e di vetëm ai, i cili sa lëshon kurorën, nis e qesh, sikur është në dasëm e jo në një ceremony përkujtimore për një figurë të madhe kombëtare. Konfirmojë faktin, që si shoqatë që ka emrin e Azemit, disa herë kemi kërkuar mbështetjen e kreut të PD, zotit Sali Berisha, njeriut që çdo 12 shtator dhe 5 maj, çon lule dhe derdh lotë tek memoriali i Heroit Azem Hajdari. Por çuditërisht, nuk e kemi patur këtë mbështetje. Kjo ka krijuar rezerva, për të cilat edhe pse i është kërkuar shpjegim, ai nuk është shpjeguar asnjëherë. Dhe kjo mendoj, se nuk ka qënë dhe nuk është normale. Ne kur krijuam shoqatën e konceptuam dhe e deklaruam hapur, madje e kemi edhe në statut e në program, se nuk jemi parti paralele me PD, por pjesë integrale, forcë aktive e PD, mbështetës të Berishës, duke mbajtur si orientim idealin e Azemit. Ne e vazhduam dhe po e avzhdojmë këtë rrugë. PD, me sa kuptuam atëherë dhe me sa shohim tani, ka nisur tjetër rrugë dhe kjo është shmangie nga ajo që nisi në dhjetor 1990.
PD e Berishës është në pushtet. Cili është vlerësimi për anëtarësinë e shoqatës tuaj?
Janë jashtë çdo vendi pune. Janë lënë në rrugë. Nuk përfillen nga askush. Madje kur dëgjojnë që anëtarësia jonë thotë se janë anëtërë të shoqatës “Azem hajdari”, atëherë ndëshkohen dhe shpërfillen më egërsisht, që nga berisha e deri tek ata “minjtë” e zyrave të PD e të ministrive. Këta të spostuar nga listat e punësimit e konsiderojnë këtë qëndrim shpërfilljeje, jo një harresë, ose pamundësi për t’u dhënë nga një vend pune të merituar, por një mosdashje me bindje dhe me projekt të paramenduar spostimi. Vendet e tyre në pushtet, nuk ua dhanë atyre, sespe i zunë “mjedisorët” e Xhuvelit, republikanët e Godos dhe Mediut, demokristianët e Ndokës, mësuesit dhe edukatoret e Pollos, minoritarët grekë të Dules, liberalët e Laços e po kështu të tjerë emra që sa ndjen erën e “kërmës” së pushtetit, u futën si këpusha nën kolltukun e Berishës, të cilit i pëlqyen dhe i gradoi në parti e në qeveri.
Ka ndarje mes pjesë idealsite të Dhjetorit 199- dhe kupolës së PD?
Ka kohë që nisur hapja e një hendeku ndarës, që thellohet përditë mes lidershipit të PD dhe anëtarësisë në bazë, madje dhe të zgjedhurve në qendër. Pardje, dëgjuam Besnik Mustafajn, që akuzoi direkt kryetarin e PD dhe ata që ka rrotull në kryesi dhe në qeveri, si njerëz me vese, si njerëz që punojnë për interesat e tyre, si njerëz që tradhëtuan militantët, si pushtetarë, që me qëndrimet e tyre shëprfillëse e brutale, kanë nxitur distancimin e madh e përfundimtar me shumë qëndrestarë dhe kontribues kualitativ të PD. Nëse shkon psh, tek ministria e Financave, shikon përditë rradhë të gjatë pas kangjellave, ose varg njerëzish nëpër korridore, që presin me dosje dhe CV në duar, që luten dhe lodhen duke kërkuar punë. Po kështu në kryesinë e Kuvendit, në ministrinë e Brendëshme, në ministrinë e Transporteve, në ministrinë e Jashtëme e të Bujqësisë, ku nuk u hapet dera, nuk marrin poërgjigje nga rojet, shtyhen me foircë kur tentojnë të takohen me ministrin etj.