Cilat mendoni se jane problemet me madhore te shqiptareve! - 9 - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

Sipas jush cilat jane problemet me te medha?!

Krimi/korrupsioni/trafiqet e paligjshme
46 (34.6%)
Problemet ekonomike (papunesi, uje, drita, sherbim shendetsor)
43 (32.3%)
Infrastruktura e keqe (rruget, portet, sherbimet publike)
2 (1.5%)
Emigrimi ne mase (intelektualet, te rinjte, profesionistet)
1 (0.8%)
Prona private
8 (6%)
Gjakmarrja/Hakmarrja personale (pa pyetur ligjet e shtetit)
4 (3%)
Problemet politike (jostabiliteti politik, problemet elektorale)
14 (10.5%)
Nderhyrja e te huajve (administrimi i puneve shteterore nga te huaj, si ne Kosove psh)
15 (11.3%)

Numri i anetareve qe votuan: 112

Cilat mendoni se jane problemet me madhore te shqiptareve!

Cilat mendoni se jane problemet me madhore te shqiptareve!

· 271 · 27174

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#200 ne: 30-01-2011, 10:44:29
  ....VDEKSH SALI BERISHA
nuk ja uroj kujt vdekjen ..por ketij njeriu nese VDES ate dite do ftoj gjithe Bllokun te haj e te pij falas....

Zeri: http://www.zeriyt.com/cilat-mendoni-se-jane-problemet-me-madhore-te-shqiptareve-t29741.180.html#ixzz1CUxpLyl0

   Nje nder problemet kyqe eshte edhe ky mendim i Mishel

  • Postime: 1158
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#201 ne: 30-01-2011, 12:10:14
Respektoj cdo mendim ketu, porse, kur thone se Rama synon perparime ne Shqiperi, nuk kuptoj.
Edi Rama synon ate qe deshiron Ramushi ne Kosove, gjoja nje atdhetar i cili ia do te miren popullit dhe vete vendit. E, sikur te ishte ashu, perse u vrane 3?, perse nuk protestuan qete?, Rama ishte ne dijeni per ate qe ngjau para pak dite - Rama i vrau, jo Berisha. Ai pagoi (kushdo qofshin ata; police apo njerez te thjeshte te rruges qe te heqin koken per 50 euro), ata bene punen dhe me pastaj ia hodhen Berishes. E drejta e juaj te mendoni cfare te doni, por jo te veproni si te doni, ngase edhe demokracia ne vete ka kufizime. Edi nuk njeh kufij, meqe eshte nje njeri i cili ben cmos vetem te kete pushtetin ne duar - edhe dhe t'i vrase te vetet.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#202 ne: 31-01-2011, 11:06:51
Varferia, injoranca, korrupsioni, mungesa e tolerances, politika e gabuar ku mungon diplomacia  si dhe mungesa e kapaciteteve njerezore per te krijuar qeveri.

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#203 ne: 31-01-2011, 20:01:51
sistemi social, dhe ne si njerez, mos te harrojme edhe pertacine qe kemi si popull (kjo mund te vije edhe nga injoranca).


Berno, rroft baca  :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#204 ne: 01-02-2011, 15:38:13
RRoft e qofte or taj...se ne jena popull kot....ne nuk dime te shohim realitetin me sy...por i mbyllim te uruarat kur vjen puna tek sala....

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#205 ne: 04-02-2011, 12:19:29
RRoft e qofte or taj...se ne jena popull kot....ne nuk dime te shohim realitetin me sy...por i mbyllim te uruarat kur vjen puna tek sala....

Sepse ke gjetur rehat ti ne karrigen qe ke :D pse te hapesh syte :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#206 ne: 29-04-2011, 20:21:53
vallaj rehatllikun e kam gjet por jo prej sales...por prej zotesise....dhe punes qe i jam perkushtuar! Dhe njerezit qe jane ne sektorin privat nuk vleresojne militantin por ate qe kontribuon ne interes te punes dhe normal qe e vleresojne

  • Postime: 7495
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#207 ne: 13-05-2011, 14:27:32
Po iku Sala dhe Rama vallahi shpetuan Shqiptaret. :D :D

Te tjerat jane te zgjidhshme. :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#208 ne: 18-05-2011, 14:51:16
Mos me harro Metken....se i ngelet qejfi hahahah

  • Postime: 7495
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#209 ne: 18-05-2011, 14:52:39
Metkes po i bejne gati nje pale byzylyqe qe nuk ika zili njeri. :D :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#210 ne: 18-05-2011, 15:14:35
haahahahahah

gjynah korbi se e ka edhe gruan tu vdek...  :(

fatin e tij sdo ia uroja askujt...po kjo eshte kur ngrihesh e shan popullin tend kokepalare

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#211 ne: 23-05-2011, 16:00:49
Problemi me i madhe e di cili eshte, mos pranimi i mendimit nga te ashtuquajturit demokrat.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#212 ne: 24-05-2011, 15:44:35
Problemi me i madhe e di cili eshte, mos pranimi i mendimit nga te ashtuquajturit demokrat.



Komunisti me Diktator eshte ai qe thote se nuk eshte.....
Sot nuk po ka me nje regjim demokratik ne vend, me do njerez qe duan Shtet me perdhune, Poste me perdhune, cdo gje me perdhune.../.vetem demokraci nuk ka.
Ben cdo gje vete LIGJ e vet MALIQ....me pak fjale ende sot ka diktat dhe me keq se ne kohen e xhaxhit , se nese asokohe gjithkush e dinte c'e priste nese fliste kundra.....sot nuk di se c'te pret.

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#213 ne: 24-05-2011, 23:39:33
Komunisti me Diktator eshte ai qe thote se nuk eshte.....
Sot nuk po ka me nje regjim demokratik ne vend, me do njerez qe duan Shtet me perdhune, Poste me perdhune, cdo gje me perdhune.../.vetem demokraci nuk ka.
Ben cdo gje vete LIGJ e vet MALIQ....me pak fjale ende sot ka diktat dhe me keq se ne kohen e xhaxhit , se nese asokohe gjithkush e dinte c'e priste nese fliste kundra.....sot nuk di se c'te pret.
I the te tera ;)

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#214 ne: 25-05-2011, 10:08:53
Merren me shume me politike sesa me pune.  :P

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#215 ne: 26-05-2011, 16:14:20
Jo do thoja se punen e kane vene ne vije dhe merren me politike haahahha

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#216 ne: 07-06-2011, 09:45:03
Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli (1923)


Analiza më e qëlluar mbi shqiptarët nga Fan Noli (1923)

"Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan. E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve. E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh. E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i ç’qitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin."

Ja vlen te lexohet-

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#217 ne: 13-06-2011, 14:23:01
Projekti për Drejtësi në Botë, një organizatë më qendër në Uashington, ka publikuar një Indeks për Zbatimin e Ligjit në botë, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 55 nga 66 vende të marra në shqyrtim. Raporti thekson këtë pozicionim të Shqipërisë për shkak se ne jemi vendi i fundit ndër vendet me të ardhura të ulëta- të mesme që kemi këtë nivel korruptimi.

Arsyet që e vendosin Shqipërinë të fundit ndër vendet e kategorisë së saj janë korrupsioni i shumëpërhapur mes zyrtarëve të qeverisë, gjyqësori i dëmtuar nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike, pamundësia për të vënë në zbatim rregullat e ligjet, etj



Ja kete shqiperi doni ju qe ndiqni Sale Malokun....

  • Postime: 1508
  • Karma: +75/-34
  • Gjinia: Femer

#218 ne: 22-06-2011, 11:50:02
 Ne fakt me e drejte do ishte pyetja: Cilat nuk jane problemet madhore te shqiptareve ? 

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#219 ne: 22-06-2011, 11:56:59
nje nga problemet e Shqipetareve eshte humbja e Patriotizmit.....

  • Postime: 1508
  • Karma: +75/-34
  • Gjinia: Femer

#220 ne: 22-06-2011, 11:59:24
Mendoj se me hapat qe po ecim pas disa vitesh do arrijme rezultate fantastike:

- vetem nje 5 % i popullsise do gezoje 90 % te pasurise.....
 
-prona private do jete ne duart e nje numri te vogel personash.....

-papunesia dhe varferia do rriten ne menyre te frikshme....

-vrasjet , vjedhjet do shtohen ne mase ....

-do te kete nje vale te dyte masive emigrimi ......

-shteti i pafuqishem per te shlyer borxhet e marra do nxjerre ne shitje cdo gje qe ka ne pronesi.......


Rezultati???? Shqiperia , vend i botes se trete ku do punohet vetem per te ushqyer veten  , e mundesite per me shume  hmmmmm: ......( me mire ti harrojme fare) ...urojme te mos semuremi te pakten ;)

  • Postime: 1508
  • Karma: +75/-34
  • Gjinia: Femer

#221 ne: 22-06-2011, 12:00:22
nje nga problemet e Shqipetareve eshte humbja e Patriotizmit.....


Ne fund te fundit ky vend eshte vertete per tu urryer ...s'te ofron asgje .....

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#222 ne: 01-07-2011, 23:32:52
Problemet e Shqiptareve nuk do jete kriza Ekonomike, Patriotizmi, ose identiteti Kombetare, por ndarja nepermjet Lindjes dhe Perendimit.

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#223 ne: 03-07-2011, 12:17:56
     Etnia shqiptare ne Ballkanin Perendimor nga produktet e truket e Murit Shengen me praktika menjanuese ne disa plane dimensionale ndihet e diskriminuar padrejtesisht pasi ende po mbetet ne rendin e fundit(!) ne vendin e fundit(!) si ne Republiken e Shqiperise dhe ne Republiken e Kosoves per sa i perket levizjes se lire.

Ndaj i befasuar nga ata qe e (para)gjykojne ne kete proces te liberalizimit te vizave nga ky postbllok nga mungesa e drites jeshile ne rrugetimin (road-map) drejt Shengenit me duhet tu bie burive qe te mos anashkalohen disa fakte.

Se pari Nisur nga nacionaliteti kryesor etnik nder 192 shtete anetare ne OKB Shqiperia ze vendin e 28-te ne bote e Kosova te 45-in ndersa ne Evropen kontinentale Shqiperia renditet e 8-a dhe Kosova e 13-a. Me tej Ne Evropen Juglindore Shqiperia kap vendin e 2-te e Kosova te 4-in ne gadishullin e Ballkanit Shqiperia vendin e dyte e Kosova te 3-in ne Ballkanin Perendimor Shqiperia vendin e 2-te dhe Kosova vendin e 3-te.

Atehere ceshte ky veshtrim me strabizem politik e satrapizem etnik me veprime kaq sfiduese e (per)cmim regresiv ndaj fakteve te potencialit demografik ne keto dy shtete demokratike duke i lene shqiptaret ne vendin e fundit!

Se dyti Ne keto dy vende ballkanike per levizjen e lire perfitojne vetem minoritetet e tyre si ato serbe greke malazeze maqedonase etj. pasi shumica e tyre gezojne dy apo tri shtetesi (kjo nje e drejte euroatlantike po si teper e abuzuar nga ana botekuptimore e praktike(!) nga qytetare e shtete ne Ballkan nga Federata Ruse si ne Gjeorgji e Ukraine etj.).

Ne Shqiperi (sipas CIA-s 2009) jane 3 per qind greke e 2 per qind minoritete te tjera ndersa ne Kosove (sipas ESK 2009) jane 5.2 per qind serbe e 2.7 per qind minoritete te tjera.

Atehere ne keto raporte demografike ne kushtet e rrethanat e sotme diplomatike e politike si mund te mbeten ne rendin e fundit shqiptaret ne keto dy shtete qe jane me te integruara se asnjehere ne historine e tyre ne boten euroatlantike! Nisur nga ky fakt nje pyetje kerkon pergjigje Ne Republiken e Kosoves komuniteti nderkombetar a po garanton sipas Kushtetutes se ketij vendi nje shoqeri shumetnike Serbet ne Kosove (me frymen e dinaret e Serbise) mbi lumin Iber kane vendosur Murin e Berlinit per shqiptaret e nderkohe nga ana tjeter BE iu heq edhe Murin Shengen cka do te thote se ky minoritet serb me i privilegjuari ne bote (me krime pa ndeshkime te drejtesise me korrupsion pa kontroll me kontrabande pa dogana me biznes pa tatime me paga pune nga dy qeverite ne te dy anet e kufirit etj) i shtohet edhe nje privilegj tjeter levizja e lire ne hapesiren evropiane Shengen (!).

Ky soj parcelizimi etnik edhe ne levizjen e lire Shengen nuk mbart fare te mbare per integrimin euroatlantik ne shek. XXI pasi Evropa e ka shembullin e vet domethenes konfliktin e ngrire e \te ndezur ne fillimgushtin 2008 ne mes Gjeorgjise e Rusise per Osetine e Jugut ku pjesa me e madhe e osetiano-jugoreve (brenda Gjeorgjise) kane pasaporta e privilegje ruse etj.

Evropa e Bashkuar me madheshtine e vet te vlerave njerezore demokratike politike kulturore etj. nuk mund te tregohet kaq e vogel duke mos vleresuar me levizjen e lire ne hapesirat e saj Shengen vende te saj te vogla si Shqiperia e Kosova qe kane etnitet e identitetet te vecante e te madherishem si popull si gjuhe si gjeopolitike historike e aktuale.



  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#224 ne: 05-08-2011, 11:00:37
ky eshte nje problem madhor....te duash qelbesire berishen

Nuk kaloi shumë dhe në ekranin e televizorit u shfaq sërish kryeministri ynë, z. Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për të mbajtur njërin prej atyre fjalimeve tashmë të zakonshme e bajate, monologje të stërgjatura përpara një Këshilli gojëkyçurish që ia kanë marë dorën dhe rrinë e bëjnë sikur dëgjojnë me kënaqësi sa kohë i le rehat në zullumet e tyre e broçkullis për projektet fantastike që i sheh natën në ëndërr e i nxjerr ditën nga goja si pa të keq si prioritete shtetërore e kombëtare; me një stil që sa vjen e i ngjan atij enverist post-sëmundje e pre-mortem, aq sa ka nisur ta imitojë në mënyrën e të menduarit e në të folur e që i tradhëtohet në gjeste; me një shkathtësi politike që do të ishte për t’u admiruar në rast se do të kishte minimumin e frymës perëndimore të të bërit politikë, por që s’e ka e që qelbet tejembanë frymë bizantiniste. Fjalime që mediat tona, të blera a të marra frymet nga presioni, na i transmetojnë herë të plota e herë pjesë-pjesë, s’i t’u vijë për mbarë atyre dhe kryeministrit.

E pra, kryeministri ynë mblodhi qeverinë dhe foli për sukseset e tij në fushën e notit. Qelbesira jonë e dashur notoi plot 133 minuta – dhe kjo s’është hiçgjë, se mund të kishte notuar edhe një orë më shumë. Ky ishte lajmi i madh që dëgjova nga kryeministri i vendit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Tani e di që do dalë ndokush e do thotë: Pse i thua ashtu ti kryeministrit?! Arsyeja e parë është se është tamam qelbësirë. U besuam njëherë fjalimeve të tij të fryra me sigurira e garancira për ekonominë e vendit më ’96-ën dhe e pamë ku përfunduam. Tani kur ekonomia jonë sa vjen e përkeqësohet dhe fjalimet e tij sa vijnë e bëhen më të fryra sërish me arritje, sigurira e garancira e projekte, seç më vjen një erë e keqe sërish.

Unë nuk dua të hap televizorin të dëgjoj kryeministrin tek flet me një gjoja-modesti për arritjet e veta në sport në mbledhjen e Këshillit të Ministrave e me superlativa boshe për arritjet ekonomike. Unë dua që në atë mbledhje të dëgjoj kryeministrin të më shpjegojë se përse do të jem i shtrënguar të paguaj taksën e re të karburantit, që e shpiku nga hiçi për të mbushur arkën që sa vjen e zbrazet të buxhetit të shtetit – një maskarallëk që na e paraqiti si gjoja modifikim të heqjes së doganës për makinat. Unë dua që kryeministri të dalë e të thotë që heqja e doganës për makinat është pjesë e procesit përafrues ekonomik me Evropën dhe pjesë e kërkesave të kësaj të fundit, ashtu siç ishte dhe heqja e taksave doganore për veshjet si mallra konsumi të blera në vendet evropiane. Dhe nuk pranoj që ky qelbësirë të më verë një taksë të re nga hiçi – me argumentin se është thjesht një konvertim i detyrimit doganor të hequr tashmë, i shtrirë në vite, pasi heqja e doganave për makinat është një veprim nga i cili përfitojnë disa qindra veta që fusin makina tash e tutje nga perëndimi, ndërsa taksa e re mbi karburantin është një detyrim mbi dhjetëra mijëra qytetarë të cilët e kanë paguar njëherë detyrimin doganor. Dhe në rast se kjo taksë e re qenka e domosdoshme, unë dua të dëgjoj shpjegime të detajuara se si do të harxhohen paratë që do të më marrë mua dhe qytetarëve të tjerë nga kjo taksë në shërbimin tonë.

Unë dua që kryeministri i vendit të më shpjegojë se përse do harxhohen paratë e taksapaguesve për të mbjellë me miliona rrënjë ullinj e drurë arrorë, kur ne jemi një vend që po shkon drejt BE-së dhe Bashkimi Evropian ka kuota për importet bujqësore të vendeve anëtare. Dhe qelbësira kryeministër nuk po paraqet ndonjë plan a strategji se si do t’ia hedhim ne BE-së për t’i kaluar nesër, kur pemët të nisin të prodhojnë, këto produkte bujqësore në tregun evropian, i cili është tregu më i afërt dhe natyral dhe i përfitueshëm ekonomikisht që ka Shqipëria. Veç në pastë ndërmend t’i blejë e t’i hajë vetë të tëra prodhimet. Se Shqipëria tërë atë prodhim nuk e konsumon dot brenda vendit.

Unë dua që kryeministri i vendit të dalë e të paraqesë planin për amortizimin e efekteve të krizës greke në ekonominë e vendit, e cila vjen në radhë të parë prej pakësimit drastik të remitancave të emigrantëve shqiptarë në atë vend, si dhe planin e kuadrit ligjor që do të ndërmarrë për garantimin e depozitave të qytetarëve shqiptarë në filialet e bankave greke, të cilat sa vjen e po e ndjejnë edhe më shumë peshën e krizës të degëve qendrore të tyre në Greqi. Edhe pse më vjen keq për fqinjët tanë, nuk do të habitesha aspak sikur në muajt e ardhshëm të dëgjoja që ndonjëra prej bankave andej të ketë shpallur falimentin, pasi bankat greke kanë qenë ndër financuesit kryesorë të borxhit të shtetit grek, një borxh të cilin ky i fundit nuk është më në gjendje ta paguajë. Dhe nuk dua të dëgjoj pallavrat e kryeministrit-qelbësirë, që bashkë me guvernatorin e bankës qendrore dalin e na thonë se paratë janë të sigurta. Këtë këngë-pallavër shqiptarët e dëgjuan një herë më 1996.

E mund të rreshtoj edhe plot gjëra të tjera se çfarë dua të dëgjoj unë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, gjë që mund ta bëj njëherë tjetër – ashtu siç nuk dua të dëgjoj aspak, se s’më bëhet vonë hiç, për arritjet në not a ndonjë tjetër të ngjashme të kryeministrit. Dikush në këtë forum, në njërin nga postimet, thoshte se këto janë fakte që na i bëjnë më njerëzorë politikanët. Këtu, në Shqipëri, nuk është nevoja. Është vend i vogël dhe njerëzit ua dinë politikanëve tërë huqet, veset, veprimet, vjedhjet, grabitjet, jo vetëm të tyret, por edhe të familjarëve, të afërmve e shokëve të tyre. Për këtë anën njerëzore të tyre askush nuk ka nevojë, se ua dinë me rrënjë e dhëmballë. Përkundrazi, njerëzit do të donin të mbanin pak distancë e privaci, pasi era e tyre e qelbur po ua ze frymën. Prandaj, sa herë që kryeministri të dalë me stilin e vet prej qelbësire e të bëjë politikën e vet prej qelbësire duke broçkullisur ç’t'i vijë për mbarë vetëm për të ruajtur karrigen e vet e për të çoroditur qytetarët me çështje që s’kanë lidhje me ofiqin që përfaqëson, në vend që të kryejë punën për të cilën qytetarët e kanë zgjedhur në atë karrige, unë do dal e do t’i them “qelbësirë”.

Mirë “qelbësirë”, po “e dashur” si, do dalë do pyesë ndonjë tjetër me të drejtë. Sepse kryeministrit tonë i kanë mbetur edhe dy vjet kohë për të qeverisur. Jemi qytetarë të një vendi që kemi zgjedhur të përqafojmë udhën demokratike të zhvillimit dhe integrimit me perëndimin, dhe për këtë arsye, e duam apo nuk e duam, do ta respektojmë këtë mandat. (Është kjo njëra nga arsyet pse qelbësira jonë e dashur buzëqesh i vetëkënaqur në ato mbledhje, pasi e di këtë.) Kufoma e tij politike ka kohë që ka nisur ta qelbë erë vendin, por koha për të dhe stilin e tij politik ka marrë fund.

Për dashamirët e tij, që do dalin të thonë se nuk rrëzohet një qelbësirë për të sjellë një tjetër në vend të tij, unë them: po, rrëzohet. Qytetarët duhet të mësohen t’u kërkojnë të zgjedhurve të tyre të respektojnë kontratat, ose, në rast se sillen si qelbësira, t’i rrëzojnë. Dhe, në rast se rrëzohet një qelbësirë dhe në vend të tij vjen një tjetër, edhe ai do të rrëzohet. Dhe po ashtu i treti e me radhë. Kështu ky vend do të mësohet pak e nga pak të zgjedhë më mirë përfaqësuesit e vet, ndërsa qelbësirat do të mësojnë pak e nga pak të veprojnë jo si qelbësira, por si qytetarë të zgjedhur që kanë përgjegjësi.  /alx_x6/ peshkupauje.com/

Temat e fundit