Problemi me i madh i shqipetarit për mua është edukimi/ morali dhe sedra/dinjiteti. Aty fillojnë të gjitha:
Nëqoftëse fëmijët tanë do merrnin edukimin e duhur qe në shkollë, do shikonin qe suksesi ne jetë nuk është te bredhesh me mercedes dhe te veshesh gucci, por te krijosh diçka, te lesh mbrapa një gjurme te egzistences tënde. Do dinin ta ndanin te miren nga e keqia dhe do kishin një fare dinjiteti. Si qytetar te ardhshëm do ta kishin mendjen kritikë, nuk do genjeheshin nga oratoret e korruptuar dhe do dinin te zgjidhin qeveritaret e duhur. Si politikan te ardhshëm do dinin ti mbronin interesat e vendit.
Nëqoftëse politikanet tanë do kishin 2 cika sedër do ti dridhej dora kur ti mernin ato para te pista dhe sdo ti zinte gjumi naten.Për fat te keq lakmia për para po i mbyll sytë. Nuk po shohin qe po denojne fëmijët e tyre ne një jetë siperfaqesore, pa seder, pa moral, pa dinjitet, te perbuzur nga bota. Kujtojne se duke i dhënë fëmijëve Lekë do ti shpetojne nga mizeria e kësaj botë. Nuk po i shikojne qe po ju a vret droga dhe prostitucioni.
Mendoj qe çdo njeri ka ne jetë atë qe meriton. Kemi pare kaq njerëz te zoti qe ikin nga shiperia dhe ndriçojnë jashtë shtetit. Pse? Se nuk kanë kushte?
Jo zoterinj, se kushtet i krijon dhe ne Shqipëri, por intelektualet ikin se nuk durojne dot te jetojne ne heshtje duke vezhguar se si kriminelat po e prishin këtë vend.
Të gjitha vendet e ish-bllokut komunist kanë pasur probleme, të gjitha kanë njohur varferine dhe korrupsionin, si munden ti tejkalojne këto probleme dhe te bëhen akoma dhe pjesë e bashkimit europian? Pse Shqipëria nuk hecen para?
Për mendimin tim është shumë vonë.
Jo vetëm brezi jonë (te lindurit ne vitet 70, 80 akoma dhe 90) po dhe ata para nesh janë kalbur qe ne renje, korupsionin e kemi ne gjak dhe kontrabanden krenari. Moralin e kemi shkelur me këmbë për hater te modernizimit dhe bashkepunimin nuk e njohim se ç'është.
Mendoj se çdo Shqipetar duhet te bëj një autokritike te vogël, ta pyesi veten çfarë kam bërë kate javen e fundit qe nuk duhet ta bëja. Qe nga cigaria qe ke hedhur ne toke dhe deri tek bakshishet qe ke dhënë dhe do shikosh qe nëqoftëse gjithë popullata ndalonte te hidhte pleherat ne rrugë, vendi do ishte me i pastër. Nëqoftëse Asnjeri nuk jepte me bakshishe, fonksioneret do detyroheshin ti jepnin dokumentat pa kërkuar gjë, nëqoftëse asnjëri nuk votonte kurrë me për politikanet e korruptuar ata do detyroheshin te iknin dhe mbase, nëqoftëse te gjithë e ulnin pak koken dhe ndihmonin njeri tjeterin kjo Shqipëri do shkonte me mirë, megjithë varferine qe do kishte....