“Darka e fundit” në Dubai - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Darka e fundit” në Dubai

“Darka e fundit” në Dubai

· 2 · 363

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-01-2021, 09:15:43
Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondshe dhe një buqetë fotosh të nxjerra prej saj, ku shfaqej njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në shoqërinë e dy ministrave dhe eksponentëve të rëndësishëm të rilindjes.

Gjithçka dukej sikur ishte përgatitur për të bërë zhurmë. Vendodhja: Dubai. Restoranti: ai i Nusretit të famshëm. Periudha: në kulmin e përmbytjeve. Konteksti: biznesmenë e politikanë që festojnë së bashku në kulmin e akuzave, kur ky kabinet po përflitet gjithandej si qeveria e oligarkëve.

Ky koktej molotov ishte i mjaftueshëm për ti vënë flakën rrjeteve sociale. Dhe në këtë kuptim kjo është një ngjarje nga ato të cilat mbahen shënim në historinë e një vendi.

Pasi, ndonëse asnjë nga mediat e mëdha, apo më pak të tilla, nuk foli për këtë histori, qeveria u detyrua të japë shpjegime. Ajo sqaroi se të ftuarit ishin aty për punë, në kuadrin e një projekti rindërtimi, ndërsa vetë Rama, mori mundimin të përgjigjej në Facebook, se ministrat e tij e kishin të ndaluar të shkonin me pushime jashtë, ndaj kjo përrallë me “gjellë pasanikësh” ishte e pavlerë.

Në fakt, alibia e qeverisë ishte pak bindëse.

Nga pamjet dukej qartë se festa ishte organizuar nga biznesmeni Samir Mane, dhe ministrat Ahmetaj, Balluku, apo zyrtarë si Mazniku dhe Fuga kishin pak lidhje me njëri- tjetrin, në projektin që pretendohej se merrnin pjesë.

Çdo mendje normale e ka të pamundur të përtypë se ata gjendeshin sëbashkëu duke punuar për rindërtimin.

Fjala vjen, pse duhej të ishte aty zv/kryetari i bashkisë Tiranë, kur projekti i rindërtimit do bëhej në Durrës? Ç’lidhje ka zëdhënësi i kryeministrit me këtë proces? Apo për të shoqëruar gazetarët e tv-ve që gjendeshin në Dubali dhe që u informuan gjithashtu për këtë festë nga facebook-istat e Tiranës?


Në këtë kuptim, alibitë e zyrës së propagandës qeverisë nuk kanë asnjë vlerë.

Për faktin e thjeshtë se ato nuk arrijnë ti mbushin mendjen askujt. Jo sepse pretendimi që thotë kryeministria mund të mos jetë i vvërtetë. As sepse ministrat mund të mos kenë qenë të ftuar për punë.

Por, për një arsye krejt tjetër që e kapërcen fabulën e një feste në një restorant të famshëm të emirateve.

Ato pak sekonda që u përhapën me shpejtësi rrufeje në rrjet, që u transformuan në dhjetra meme, që u mveshën me audion e recitimit të Reshat Arbanës, që gumëzhinë me mijra komente dhe që e detyruan kryeministrin të prishte të dielën për tu përgjigjur, qenë tejet simbolike.

Ato ishin dëshmia e asaj që mendojnë të gjithë, lidhjeve okulte mes bisznesit dhe politikës. Ato qenë prova e moskokçarjes apo indiferencës së “shërbëtorëve” tanë ndaj fatkeqësisë së një vendi të përmbytur nga ujrat.

Mënyra se si ato u përhapën, forca më të cilën ato u ripostuan, ishte një tregues i qartë se realiteti që perceptojnë shqiptarët nuk është as ai që i kumton qeveria mes kronikave të përgatitura, as temat për të cilat zgjedhin ti “informojnë” mediat.

Prandaj qeveria, vendosi të lëshojë sqarim publik dhe Kryeministri të reagojë personalisht. Ata kuptuan se sado që të kesh nën kontroll gjithë kastën, mjaftojnë disa sekonda imazhe që gjithë propaganda të bëhet shkrumb e hi.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi në Dubai me Rilindjen është e ngjashme me historinë e vallzimit të Nanos dhe Xhoanës në një buzuk grek, kur vendi ishte në zi kombëtare.

Atëhere, ish-kryeministri nuk i kishte nën kontroll gjithë mediat e mëdha dhe mjaftoi një kronikë në një TV kombëtar, që imazhi i tij të shembej.

Sot Edi Rama i ka vënë në thundër të gjitha ekranet, por fatmirësisht jetojmë në kohën e rjeteve sociale. Dhe për Dubain shpërthyen si rrallëherë ato. Jo thjeshtë se u konsumua një darkë te Nusreti, por mbi të gjitha si revoltë, kundërshtim dhe neveri për fabulën që u tregohet nga kasta. 

©Lapsi.al
 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 11-01-2021, 09:16:18
“Tragjedia e Shqipërisë është se nuk ka opozitë të fuqishme. Sepse opozita e sotme – kur ishte në pushtet – s’ka qenë shumë më ndryshe se pushteti i sotëm”, ka shkruar gazetari kosovar që punon për mediat zvicerane, Enver Robelli.

Ai ka bërë një shkrim të gjatë për skandalin e darkës së ministeave rilindas në restorantin e Nusretit në Dubai. Pasi ka ngritur disa pyetje për rilindasit ai ka akuzuar edhe opozitën: “pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për «të sjellë investime», siç po përpiqet ta bind opinionin kryeministri i Shqipërisë, po zyrtarët e kabinetit të tij ç’punë patën në Dubai? Apo zyrtari i qytetit të Tiranës? I cili, përndryshe, dikur mbante ligjërata me zë të lartë kundër korrupsionit dhe e valëviste flamurin e antikorrupsionit duke bërtitur «Mjaft» pyet ai.

Pastaj Robelli thotë se kjo ndodh ngaqe opozita është e dobët dhe me të njëjtat vese: “Keqqeverisja shumëvjeçare dhe mosndëshkimi i të korruptuarve kanë ndikuar që shumë qytetarë të mos shohin kurrfarë kuptimi në angazhimin publik për të mirën publike. Kjo është edhe një tragjedi tjetër shqiptare. Me gjasë më e madhja. Sepse po të kishte rezistencë të madhe publike, pushteti do të frikësohej dhe disiplinohej dhe njëkohësisht do të lindte një opozitë e re, e efektshme, e cila merret me hallet e vërteta të Shqipërisë”.

©Lapsi.al

Temat e fundit