Debatet ne kongresin e Partise Socialiste - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Debatet ne kongresin e Partise Socialiste

Debatet ne kongresin e Partise Socialiste

· 1 · 651

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-11-2011, 16:47:00
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura, incidente e grushte për listën e Asamblesë

Në seancën me dyer të mbyllura të Kongresit nuk kanë munguar debatet mes delegatëve dhe drejtuesve të kongresit. Në fund të seancës, në momentin kur lexohej lista me kandidatët për në Asamblenë Kombëtare, deputeti i qarkut të Beratit, Erjon Braçe, i kërkoi Klosit pse janë hequr qëllimisht nga lista e propozimeve dy emra, të cilët ishin propozuar nga deputetët e Beratit. “Kështu jo. Merrni parasysh propozimet e bëra nga delegatët. Delegatët e Beratit kanë propozuar dy emra, Shkëlqim Briskun dhe Isuf Bazen. Asnjë prej tyre nuk është në listën e kandidatëve për në Asamble”, iu drejtua Braçe sekretarit Organizativ, Blendi Klosi, i cili lexonte listën. Kjo kërkesë e Braçes ka nxitur dhe delegatë të tjerë në kongres, të cilët nuk kanë gjetur propozimet e veta në këtë listë. Klosi, nga ana e tij, e ka sqaruar Braçen se ishte përfaqësia e kongresit ajo që kishte vendosur një rregull për të mos lejuar dy persona nga i njëjti forum apo institucion partiak apo administrativ. “Të bëj një sqarim. Kanë ardhur disa emra nga Berati dhe janë përfshirë në listë. Për një nga zotërinjtë që ju thoni patëm dhe një diskutim sot në përfaqësi, është sekretari i kryetarit të rrethit. Kemi ndjekur një normë që besoj se duhet të jetë normë për të gjithë e që nuk duhet të ketë diskutime në këtë pikë; nëse kemi në Asamble drejtpërsëdrejti kryetarin e PS së rrethit, nuk mund të fusim dhe sekretarin e tij. Nëse kemi kryetarin e bashkisë në kandidim apo drejtpërsëdrejti në listë, nuk mund të futet nënkryetari. Ajo që na kërkohet është që skema e përfaqësimit të jetë sa më e gjerë”, u shpreh Klosi.
I pakënaqur nga kjo përgjigje, Braçe, në një replikë në distancë me Klosin, u shpreh se po përdhosen propozimet e bëra nga delegatët, të cilëve më parë nuk u ishte sqaruar se cilat ishin momentet e skualifikimit. Kërkesa e Braçes bëri që të ngrihen ankesa dhe nga delegatë të Elbasanit. Një delegate nga ky qytet e quajti të pavend mungesën në listën e kandidateve femra të kryetares së PS-së në bashkinë Elbasan, Luljeta Arapit. Ka qenë ndërhyrja e deputetëve Namik Dokle dhe Valentina Leskaj që ka bërë futjen e saj në listën e kandidatëve. Një delegat nga Tropoja ka kërkuar përfaqësim të Tropojës në listën për në Asamble. Por, diskutimet me dyer të mbyllura kanë krijuar dhe atmosferë humori në sallë. Pandeli Majko i dorëzoi Erion Veliajt teserën e PS, duke treguar se si përfaqësues i “Mjaft”-it ishte i padëshiruar për ish-ministrin socialist të Mbrojtjes, i cili në atë kohë sulmohej nga kjo organizatë përmes protestave të formave të ndryshme.
Debatet me dyer të mbyllura
Erjon Braçe: Kështu jo. Merrni parasysh propozimet e bëra nga delegatët. Delegatët e Beratit kanë propozuar dy emra, Shkëlqim Briskun dhe Isuf Bazen. Asnjë prej tyre nuk është në listën e kandidatëve për në Asamble.
Blendi Klosi: Të bëj një sqarim. Kanë ardhur disa emra nga Berati dhe janë përfshirë në listë. Për një nga zotërinjtë që ju thoni patëm dhe një diskutim sot në përfaqësi, është sekretari i kryetarit të rrethit. Kemi ndjekur një normë që besoj se duhet të jetë normë për të gjithë e që nuk duhet të ketë diskutime në këtë pikë; nëse kemi në Asamble drejtpërsëdrejti kryetarin e PS së rrethit, nuk mund të fusim dhe sekretarin e tij. Nëse kemi kryetarin e bashkisë në kandisim apo drejtpërsëdrejti në listë, nuk mund të futet nënkryetari. Ajo që na kërkohet është që skema e përfaqësimit të jetë sa më e gjerë.
Gramoz Ruçi: (Një delegat kërkon të marrë fjalën për kandidatët e Asamblesë) Ulu mo, ulu ti! Të mbarojë njëherë Klosi me Braçen, pastaj merre fjalën ti.
Blendi Klosi: Berati është më se i përfaqësuar me këtë listë me përfaqësues në këtë listë nga të gjitha zonat.
Erjon Braçe: Nuk është ashtu. Ne përse i bëmë propozimet në përfaqësi dhe ju shtoni emra që nuk dihet se kush i ka propozuar?
Blendi Klosi: Hajde fol këtu, jo nga larg. A është zotëria sekretar i kryetarit të rrethit?
Erjon Braçe: Ai është themelues i PS, që nuk i është ndarë PS në asnjë moment dhe ka bërë të gjitha fushatat.
Një delegat nga Tropoja: Tropoja nuk ka asnjë përfaqësues në Asamblenë Kombëtare.
Blendi Klosi: Edhe nga Tropoja ka në listë, dhe ju i dëgjuat emrat. Është kryetari i Lekbibajt, Gëzimi është, është kryetari i rrethit.
Një delegate e Elbasanit: Nuk keni futur kryetaren e PS së bashkisë Elbasan, Luljeta Arapi. Ne e kemi sjellë propozimin. Nuk ban kshu!
Blendi Klosi: Në bashkinë Elbasan kemi mbi 5 kandidatura në këtë listë, është kryetari i Bashkisë, është kryetari i rrethit. E kemi diskutuar dhe në përfaqësi këtë gjë.
Pandeli Majko: Në 2005-n, kur këta të Mjaft-it dhe këta të bashkisë filluan të lëvizin korridoreve të PS, i thosha Ramës: “Ç’na i solle këta këtu!”. Ky ishte fillimi, pastaj filluam të mësoheshim. Ndryshimin e solli Eglantina me Vasilikën. Por me Erion Velinë unë nuk lidhesha dot. Sepse isha mësuar se ky tip na bënte demonstrata gjithmonë para Kryeministrisë dhe na bënte numra të natyrave nga më të ndryshmet. Mirëpo vitet kaluan dhe ka më se një vit që Erion Veliaj më thotë që e kam me dëshirë që teserën e partisë të ma japësh ti. Pse e mblodha mendjen? Dikush do thotë për pragmatizëm, dikush mund të thotë për spektakël. Jo, por m’u kujtua Gramozi, Namiku, veteranët e nderuar. Unë, kur vajta në PS, trokita bashkë me Ndre Legisin, Ilir Zelën e shokë të tjerë, vija nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit. Kishin të drejtë ata të më shikonin si shtrembër. Por nuk më panë. Sot, shumë prej tyre unë ua ndiej mungesën, prandaj po bëj atë që kanë bërë ata me mua. Kërkesa e fundit që unë kam për ty Erion kur hyn në PS, është ajo që e di ti dhe e di edhe Ed Rama: sa më shpejt të martohesh. Të premtoj që atë natë unë dhe Ed Rama do këndojmë këngën partizane “Bashkohu shokë me ne në çetë”, Edi Rama do shtojë vargjet “Obobo, sa e përpjetë!”.
Fatmir Xhafaj: Kemi bërë punë të mirë, por edhe shumë gabime. Partia Socialiste ka nevojë të organizohet, të frymëzohet. Duhet ta pranojmë që kemi pasur probleme me demokracinë e brendshme, por është momenti për të reflektuar urgjentisht. Duhet të fillojë procesi i hapjes së partisë në të gjitha nivelet, të bëhet një reformë e thellë dhe e bindshme, që nga manualet e punës e deri te kushtetuta reale e partisë.
Arben Malaj: Fitoret politike nuk janë të lehta, por PS ka avantazhet potenciale për ta rrëzuar këtë qeveri. I kemi njerëzit intelektualë, veç ata duhen mbështetur e motivuar. Por, këto potenciale zbehen e dobësohen nëse servilizmi zëvendëson meritokracinë, nëse klientelizmi i zë vendin vlerave. Partia Socialiste nuk duhet të jetë vetëm e kryetarëve, por edhe e anëtarëve. Të mos jetë forcë politike e mendjeve të mbyllura, por parti e listave të hapura. Që të vijë në pushtet, PS duhet të modernizohet, duke treguar njëkohësisht respekt edhe për ata që e ngritën dhe e themeluan këtë parti, profesorëve që e çuan përpara ndër vite. T’u japë mirënjohjen që u takon Fatos Nanos, Rexhep Meidanit, Pandeli Majkos etj., dhe të tregojmë solidaritetin njerëzor. PS të krijojë një shtet me institucione të forta dhe jo shtet të individëve të fortë.
Incidente e grushte në Kongresin e PS gjatë votimit për Asamblenë
Konfliktet lokale partiake, por dhe lista e emrave të kandidatëve, ka degjeneruar dje në përplasje deri fizike mes delegatëve të kongresit. Kreu i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, në një debat me deputetin Erjon Braçe dhe kreun e PS-së së rrethit Berat, Selman Hodaj, ka goditur me grusht këtë të fundit lidhur me përfaqësimin e mbështetësve të tyre në Asamblenë Kombëtare. Është dashur ndërhyrja e delegatëve të tjerë që kanë qenë pranë që ka bërë shuarjen e këtij konflikti që mund të përmbyste të gjithë atmosferën e kongresit të djeshëm. Por listat e kandidatëve për në Asamblenë Kombëtare nuk kanë lënë jashtë toneve të larta dhe deputetët e PS. Deputeti i qarkut të Fierit, Albert Çaçi, i është drejtuar me tone të ashpra sekretarit Organizativ të PS, Blendi Klosi, lidhur me hartimin e listave. Çaçi, i nervozuar me lëvizjet që i ishin bërë në përfaqësinë e kongresit të emrave që kishin propozuar delegatët e Fierit, pasi dhe vetë delegatët e Fierit i kërkonin atij llogari për këto ndryshime, i është drejtuar Klosit. Por, sekretari Organizativ nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë gjë, duke u justifikuar me vendimin e marrë nga përfaqësia e kongresit. /panorama

Temat e fundit