×

Disa pyetje per faktorin nderkombetar

Disa pyetje per faktorin nderkombetar

· 1 · 207

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-05-2020, 21:46:29
 

Kur degjoj nderkombetaret qe kerkojne dialog dhe mjete demokratike, kam nje pyetje: Cilat mjete demokratike kane shqiptaret ne dispozicion kur:
1. Nuk ka Gjykate Kushtetutese
2. Nuk ka Gjykate te Larte
3. Nuk funksionojne gjykatat e zakonshme
4. Gjyqtaret jane nen presionin e reformes
5. Nuk lejohet protesta
6. Nuk lejohet levizja e lire
7. Sistemi zgjedhor administrohet nga partite e medha
8. Sistemi zgjedhor mbyt partite e vogla
9. KQZ eshte ne dore te mazhorances
10. Referendumi eshte teknikisht i pamundur dhe taktikisht i pavlefshem
11. Kuvendi eshte noter i akteve normative
12. Pushteti vendor nuk ka opozite
13. Konsultimi publik injorohet
14. Prokurorite nuk kane pavaresi reale
15. Policia ben ligjin me urdhera nga facebooku dhe nuk ke ku i kundershton pa tu dukur vetja romantik
16. Sindikatat vriten qe ne djep, kurse pseudosindikatat jane shitur qe para djepit
17. Katedrat universitare jane kapur duke manipuluar sistemin e tyre te brendshem zgjedhor
18. Shumica e mediave jane blere, pakica kercenohen
19. Fjala e lire eshte ende e kriminalizuar dhe kercenohet edhe me gjoba nga komisare shteterore
20. Protesta eshte e kriminalizuar dhe protestuesit burgosen me raporte policie dhe pa prova te tjera

...merr pak fryme ketu...vazhdojme,

21. Askush nuk del i pafajshem per vepren penale te kundershtimit te punonjesit te policise sepse deshmia e policeve ka vlere absolute
22. Koncensionet dhe PPPte u jepen kompanive pa oferte publike dhe aksionet e tyre nuk jane ne burse
23. Pushteti merr vota me para, me force, me askush nuk ndeshkohet kurre
24. Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut vonon me vite e vite dhe nuk te qas po nuk mbarove pune me gjykata e vendit qe duan nje jete te te japin vendimet
24. Anetaret e partive perjashtohen po menduan ndryshe nga kryetari
25. Organizatat e shoqerise civile nuk legjitimohen per te bere padi per mjedisin
26. E drejta e informimit funksionon vetem per rastet ordinere sa per te bere statistike te mire, por nuk funksionon per te marre informacion rreth veprimtarive te dyshuara korruptive
27. Te varferit nuk kane nje pakete dinjiteti per te mos mbetur pa buke nese nuk i vijne pushtetit pas fijes
28. Edhe nje President qe ka mbetur ne opozite me pushtetin, kercenohet nga ky i fundit me shkarkim
29. Tenderat shperndahen brenda grupit shurupi, duke vene kritere diskriminuese dhe duke percaktuar afate te parealizueshme te kontrave, duke dekurajuar keshtu te gjithe ata biznese qe duan te mbijetojne pa u shitur te pushteti
30. Bashkepunetoret e drejtesise nuk kane garanci per mbrojtje
31. Te varferit nuk kane akses ne gjykate per shkak te tarifave gjyqesore dhe tarifave te eksperteve
32. Gazetaret kercenohen nga te fortet, nga pronaret, nuk kane kontrata te rregullta pune, nuk kane sindikate
33. Profilet e facebookut sulmohen nga trollsat
34. Marredheniet e punes ne shtet nuk jane te garantuara dhe personat e lidhur me te punesuarit ne shtet jane te detyruar te hedhin vallen qe u kerkohet prej shefave te njerezve te tyre te afert
35. Zyrat e PR qe paguhen per te bere lemsh opinionin publik jane me shpejta ne prodhim lajmesh se sa eshte aftesia e publikut ti procesoje dhe verifikoje ato
36. Mjeket keqperdoren per te futur friken e Covid qe pastaj Rama te sajoje rregulla qe te kujtojne diskutimin e Milton ne fund te filmit Avokati i Djallit..."shihe, por mos e prek, preke por mos e kafsho, kafshoje por mos e gelltit.."

etj etj etj se u lodha...

Pra, te nderuar nderkombetare, qe as nuk degjoni publikun dhe nuk lexoni as raportet e tyre kur ua sjellin ne zyre, si mendoni qe shqiptaret mund te dialogojne dhe te perdorin mjete demokratike? Po talleni besoj.
Av. Dorian Matlija