Drejtësia lindi... e vdekur - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Drejtësia lindi... e vdekur

Drejtësia lindi... e vdekur

· 11 · 837

  • Postime: 1508
  • Karma: +75/-34
  • Gjinia: Femer

ne: 06-11-2011, 22:12:35
A ka ndonjë shqipar që mendon realisht se video-regjistrimi Meta-Prifti ishte montazh?

Nëse realisht do të ishte një montazh kaq i përkryer, a nuk mendoni se dialogu do ishte shumë më i qartë dhe faktet e nxjerra shumë më skandaloze?!

Nëse videoja ishte montazh, përse Meta nxitoi të shpjegonte se ç'ishte ajo shifra "700"?



Gjatë videoregjistrimit, është një pjesë, e shkëputur në foton në të djathtën tuaj, ku Meta i dërgon në telefonin celular Priftit, mesazhin që ia kishte dërguar Turi (sekseri). Mjafton të kontrollosh tabulatet telefonike dhe orën e tyre për të parë nëse ky mesazh është dërguar apo jo në këtë orë dhe kaq mjafton për të provuar origjinalitetin e videos.

Me avokatë, djalli, specialista midhjeje, apo gjykata të pavarura (nga e vërteta) mjaft e gënjyen opinionin publik në mënyrë kaq qesharake dhe poshtëruese. Jemi vërtetë kokëulur, pa guxim, pa një vijë të përbashkët ndërgjegjësimi dhe reagimi, por nuk jemi budallenj, siç guxojnë të na shfaqin, pa iu dridhur qerpiku.

Nëse ka një arsye përse Meta nuk do të burgoset për korrupsion dhe sistemi i drejtësisë do të bëhet palë me krimin e organizuar, eshtë thjeshtë fakti që Meta është vetëm një prej hallkave të zinxhirit të korrupsionit galopant qeveritar dhe në rast se ai do të këputej, atëherë do të binin me rradhë të gjitha hallkat e tjera dhe vetë ky sistem i kalbur politik, me këta monstra politikanë kanibalë të pangopur, që mbajnë peng Shqipërinë, prej 2 dekadash.

Nuk mund të burgoset I. Meta dhe as të shembet ky sistem i kalbëzuar në çdo qelizë, sepse ky do të ishte fillimi i një revolucioni dhe rilindjeje shqiptare!

Shkroi: Stop Injorancës !

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#1 ne: 07-11-2011, 16:03:19
Turp vetem kaq mudn te thuhet.....duan te na japin sapunin per djathe..

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 07-11-2011, 20:04:07
Keshtu eshte, kur ne krye te shtetit udheheqin hajdutet.

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 07-11-2011, 22:34:47
Gjumash, firma jote eshte shume domethense, i pershtatet shume situates politike ne shqiperi.

:Ate adresen e blogut StopInjorances duhet ta mesoj dhe Berni ti lexoj disa nga postimet ndoshta arrin te kuptoj ndonje gje :)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 07-11-2011, 22:39:11
jo arjol se stop injorances jane kamunista dhe majtista ....nuk merret me ata ai cuni LOL

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 07-11-2011, 22:41:19
Arjol, nuk e kam thene une, por Noli para disa viteve :D
Kurse Berni lexon dhe degjon vetem ato qe vin nga PD. :D

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 07-11-2011, 23:05:41
Noli burre i mencem... e ka kuptuar qe atehere qe shqipot sjane te zote te qeverisin asnjehere

  • Postime: 1402
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 08-11-2011, 16:06:07
Normale qe Drejtesia do lind e vdekur, kur prinderit jane te vdekur.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#8 ne: 08-11-2011, 22:59:13
perderisa nuk ekziston drejtesia hyjnore mos prisni drejtesi njerezore

  • Postime: 566
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 21-09-2012, 22:53:17
Drejtesia duhet te jete drejtesi edhe per tjetrin, per ate te zene ne faj, kurse pamundesia per ta shtrire drejtesine ne shkaqet e fajit te tjetrit lindi gjyqesine, perkundrazi nuk mund te denosh nje njeri per ascfaredo krimi.

  • Postime: 566
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 29-01-2013, 18:11:07
Drejtesia eshte bije bastarde he e kujt...e gjete... e kaosit, harmonia eshte drejtesia absolute, ajo qe ka qene dhe fshihet thelle ne natyre, por eshte bere pis.
Sa per dialogun Meta-Hoxhaj eshte gjynah ti genjesh dhe ti mashtrosh duke u premtuar karvanin me mushka evropiane dhe mos tu tregosh se gangsterismi i pastert eshte rruge e shkurter dhe shume me shendetshme per themele politike, ndersa gangsterizmi ideologjik eshte vazhdimesi e ketij te fundit.

Temat e fundit