#Edheunë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

#Edheunë

    #Edheunë

    · 13 · 1575

    • Postime: 28631
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 25-06-2019, 00:20:43
     

    “#Edheunë”. Kjo është nisma që orët e fundit ëshjtë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Por çfarë kuptimi ka?

    I pari ishte regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu i cili deklaroi publikisht se në 30 qershor nuk do të votonte, por do të përpiqej t’i pengonte ato duke pranuar të shkojë në burg.

    Më pas atë e kanë përqafuar edhe artistë dhe politikanë të tjetë si aktori Neritan Liçaj, regjisori Robert Budina që u pasua edhe nga ish-ministri i jashëtm Besnik Mustafaj, etj. ©LAPSI.al

    • Postime: 1744
    • Karma: +10/-4
    • Gjinia: Femer

    #1 ne: 25-06-2019, 01:23:10
    Frymëzimi besoj vjen nga lëvizja "Me Too" por jo me të njëjtin mesazh. Është vërtetuar të jetë mënyrë efikase për të kapur vëmendjen e njerëzve dhe për të përcjellur mesazh. Mos vallë do fillojë ndonjë revolucion  hmmmmm: ;)

    • Postime: 4266
    • Karma: +73/-57

    #2 ne: 25-06-2019, 11:33:01
    Bojkotimi i zgjedhjeve nuk eshte zgjidhje.

    • Postime: 235
    • Karma: +0/-0

    #3 ne: 25-06-2019, 16:54:29

    Bojkotimi i zgjedhjeve nuk eshte zgjidhje.


    Kam bindjen qe ky psikopati i merr serish votat (fiton) e pa vjedhje,prandaj s'hyjne ne votime ata,edhe thojne votime pa Ramen. :D

    Sharlatani me citjanet e shokut Taras(si dikur me Mugoshen) duhej te jepte doreheqjen pas nje tuf skandalesh me pergjimet,edhe duhej ndjekje penale..

    Po kush ???

    Ata te gjith bashk i kan thur skenaret,qe askush te mos u hyj gjemb nen kembe.

    • Postime: 4266
    • Karma: +73/-57

    #4 ne: 25-06-2019, 17:09:41
    Duhet te perballesh me popull. Nese fiton prap Rama atehere nuk e di pse mund ta hapin gojen keta te PDs!! Zgjedhjet per Bashki jane nje test teper i mire per t'ja treguar PDs se sa ka perkrahje nga populli.
    PD po bene vetem nxitje per dhune dhe po deshiron qe me dhune ta rrezoj Ramen gje qe nuk mund te ndodhe. PD per mendimin tim jane te pashprese sa i perkete ndonje fitore eventuale ne zgjedhje, prandaj edhe nuk i deshirojne zgjedhjet e 30 Qershorit.

    Ndryshe eshte psh. ne Kosove, ku cdo vit opozita atje kerkon zgjedhje :D edhe pse e dijne qe nuk i fitojne prap kerkojne zgjedhje.

    • Postime: 235
    • Karma: +0/-0

    #5 ne: 25-06-2019, 17:15:51
    O kan mbjelle zhgenjim ata te PD-se ,o s'ka ber forc tjeter,por e kete qe do humbin e dijne fort mire. :)

           



    RAMA IK !  :D

     LOL LOL LOL

    • Postime: 28631
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #6 ne: 25-06-2019, 17:26:53
    Mua m'u duk me shume si propagande kjo nisme. Postimin origjinal te Kapexhiut nuk munda ta gjej, por veten kete lajm qe e kane ricikluar nje numer mediash online.

    • Postime: 7088
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #7 ne: 25-06-2019, 20:39:25
    Politika shqiptare ka nevoje per ndryshim rrënjësor nga te dy krahet, ka nevoje per drejtues te rinje e ide te reja për bashkëpunim e jo cohu prif e ulu hoxhë, apo kush te shaje me shume njeri - tjetrit. Turp i Zotit.
    Me vjen keq per ate popull qe del ne rruge per te njejtet surreter se vete nuk besoj se do perfitoj dhe pse shpreson.
    Flitet per blerje votash, me jep voten se ke vendin e punes e sa e sa idjotesira
    Dikur simpatizan i PD me 'shpirt per karrige" sot drejtues u zellte i PS, serish per karrige.
    Mjere populli sesa ata lart e gjejne veten gjithmonë.
    .
     

    • Postime: 27095
    • Karma: +11/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #8 ne: 26-06-2019, 07:55:48

    Bojkotimi i zgjedhjeve nuk eshte zgjidhje.
    Kurse vjedhja e votave eshte zgjidhje. Rama i ka te gjitha instuticionet ne dore pervec opozites e presidentit.

    • Postime: 4266
    • Karma: +73/-57

    #9 ne: 26-06-2019, 12:05:09

     Kurse vjedhja e votave eshte zgjidhje. Rama i ka te gjitha instuticionet ne dore pervec opozites e presidentit.

    Secila parti i ka komisioneret e vete ne diten e zgjedhjeve dhe ne numrimin e votave te tyre. Le te sakrifikoje edhe PD sikurse ne Kosove aktivistet e partise Vetevendosje, qe kur behet numerimi i tyre, ata gjithmone ne cdo vend votim, sakrifikojne edhe qendrojne zgjuar dhe pa levizur deri sa te perfundojne numrimet e kutive.

    Ta them edhe nje fakt tjeter, per here te pare ne vitin 2010 kur kishte marre pjese ne zgjedhjet ne Kosove per here te pare Vetvendosje si parti, aq shume parregullesi kane gjetur keta sa qe ne shume vendvotime shkaku i ketyre parregullesive qe i kane gjete jane detyru t'i perseritin zgjedhjet dhe ne disa te rinumrohet perseri.

    Sa i perkete kontrollimit te Rames, edhe ne Kosove te gjitha institucionet i ka ne dore Hashim Thaci, besa edhe gjysmen e Opozites. Nese do te kishte qene rezultat i ngushte ne zgjedhje e kaluara parlamentare ne Shqiperi, te gjithe do te mendoni se ka pasur manipulime, mirepo me aq rezultat te thelle nuk e di se kur qendron problemi i PDs qe ta shkaktoje gjithe rremuje, dhe te mos pranoje te hyje ne zgjedhje.

    • Postime: 235
    • Karma: +0/-0

    #10 ne: 27-06-2019, 09:26:41
    Ne jemi nje popull qe s'njohim bese,ne dijme e jemi profesioniste te presim ne bese.

    Me ndosh shpesh te zhgenjehem nga keta pseudo intelektualet qe pushtojne median sa me nje salle ne nje tjeter.

    Nga ai kaliber intelektualesh qe kam respekt e konsiderate te larte qe edhe besoj se ata munden te ndryshojne dicka jane vec tre persona.

    Moikom Zeqo
    Perparim Kabo
    Artan Fuga.

    -------------------------

    Teksa mbreme ndoqa palacon ose krye palacon Blend Fevziun te ftuar ne studio (intelektualet )tha Ceka,me vinte te isha perballe disa qe tu jepje nje shuplake qe c'te them.


    Aktore te pacipe ,edhe me role te rendomta. :)

    • Postime: 3226
    • Karma: +12/-1
    • Gjinia: Mashkull

    #11 ne: 28-06-2019, 09:33:21
    Po shikoja mbreme gjithe diskutimet, ne lidhje me daten 30 qershore, dhe ajo cfare me beri pershtypje qe i permenden dy persona krejte te dryshem eshte qe ne 34 bashki, Rama nuk ka kandidate nga Opozita e re. qe i bie nga 61 bashki qe ka Shqiperi, 34 nuk kane kandidate te Opozites. Qe me automatizem ne baze te ligjit te eshte ne R. e Shqiperise, bie se qeni zgjedhje demokratike ne keto 34 bashki dhe keshilla.

    Kjo gje me beri te dyshoje per shume gjera per daten 30 qershore.

    • Postime: 235
    • Karma: +0/-0

    #12 ne: 28-06-2019, 10:28:27

    Po shikoja mbreme gjithe diskutimet, ne lidhje me daten 30 qershore, dhe ajo cfare me beri pershtypje qe i permenden dy persona krejte te dryshem eshte qe ne 34 bashki, Rama nuk ka kandidate nga Opozita e re. qe i bie nga 61 bashki qe ka Shqiperi, 34 nuk kane kandidate te Opozites. Qe me automatizem ne baze te ligjit te eshte ne R. e Shqiperise, bie se qeni zgjedhje demokratike ne keto 34 bashki dhe keshilla.

    Kjo gje me beri te dyshoje per shume gjera per daten 30 qershore.


    Pa u bere aspak sikur dicka konspirative eshte thurur,s'di pse me tremb kjo c'ka po ndodh. :)

    Kjo perplasje,kundershtim,pa frym dialogu etj.

    Ekzakt s'po kuptoj pse kjo perplasje,edhe dihet qe demtohet buxheti i shqiptareve,ekonomia e tyre,mireqenia e tyre.

    Pse ta bejne ??
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: