Edi Rama dhe Ben Blushi: Debat per situaten politike ne Shqiperi - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

A duhet te dale Edi Rama ne debat perballe Ben Blushit?

Po
21 (87.5%)
Jo
3 (12.5%)

Numri i anetareve qe votuan: 15

Edi Rama dhe Ben Blushi: Debat per situaten politike ne Shqiperi

Edi Rama dhe Ben Blushi: Debat per situaten politike ne Shqiperi

· 15 · 2805

  • Postime: 123
  • Karma: +1/-1

ne: 26-01-2010, 05:03:19
Edi Rama nuk ka pranuar asnjehere te dale ne debat balle per balle me Sali Berishen, as para zgjedhjeve, as tani gjate bojkotit te Kuvendit.

Rama nuk ka pranuar te dale ne debat as me Ben Blushin, rivalin e tij kryesor brenda Partise Socialiste. Blushi e perseriti ftesen per debat me Ramen gjate emisionit Opinion para disa diteve. Nderkohe qe Rama ne Top Story, 3 dite pas emisionit Opinion, nuk guxoi as ti pergjigjej pyetjeve te analisteve dhe te Sokol Balles ne lidhje me Blushin dhe Levizjen per Mendim Ndryshe brenda PS.

Blushi gjithashtu tha se Rama jo vetem s'ka guxuar te perballet me te, po dhe gjate Asamblese Kombetare te PS i ka hequr kamerat sapo Blushi e ka marre fjalen.

Pse ka kaq shume frika Edi Rama nga debati live, balle per balle, me oponentet e tij brenda dhe jashte Partise Socialiste?


Ne mungese te ketij debati te drejtperdrejte, me poshte jane dy video permbledhese ne emisione te ndryshme (3 dite diference) dhe me avantazhin qe Rama reagonte pas prononcimeve te Blushit.


Edi Rama vs Ben Blushi - Bojkoti & Mandatet e Partise Socialiste







Edi Rama vs Ben Blushi - Bojkoti & Revolucioni per Pushtet

  • Postime: 123
  • Karma: +1/-1

#1 ne: 26-01-2010, 05:14:31
Pjesa e fundit tek te dyja videot eshte nga viti 2008 kur Ilir Meta i bente thirrje Edi Rames te bojkotonte Kuvendin pas ngjarjeve ne Gerdec. Rama reagoi duke kundershtuar bojkotin dhe duke vene ne dukje pse ishte e rendesishme qe dhe pas nje tragjedie te tille opozita duhet te ishte ne pushtet.

Ishte koha kur Rama bente sipas deshires se tij dhe ne bashkepunim me Berishen ligjin elektoral sipas te cilit mendonte se jo vetem do te fitonte zgjedhjet e pergjithshme dhe largonte Berishen nga politika, por dhe do te marzhinalizonte Ilir Meten dhe LSI.

Dy vjet me pas, kur Rama humbi zgjedhjet dhe Meta u be akoma me i rendesishem per politiken shqiptare, bojkoti eshte i justifikuar sepse plani i Edi Rames per dominim total brenda dhe jashte PS deshtoi. :D

Edi Rama nderpret bojkotin e opozites - Vendi yne ne parlament

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#2 ne: 26-01-2010, 11:42:10
Edhe???

  • Postime: 123
  • Karma: +1/-1

#3 ne: 26-01-2010, 20:01:27
On Revolution

Në intervistën më të fundit televizive ku kish zgjedhur të shfaqej Edi Rama bash në minutat e fundit që dukej sikur po ia vidhte drejtuesit të emisionit, tha se nëse kutitë nuk hapen, protestat popullore do ta rrëzojnë këtë regjimin e Berishës, ashtu si në vitet ‘90 protestat popullore rrëzuan komunizmin.

Pasi kuptoi se në më shumë se 2 orë emision nuk kishte thënë asgjë te re as për shqiptarët e as kishte nxjerrë ndonjë lajm për gazetat, përpjekja e Ramës për tituj me revolucion nuk kaloi pa vëmendje.

Tingëlloi çuditshëm një deklaratë e tillë e 45-vjeçarit Rama, i cili 20 vite më parë humbi për pak mundësinë e protagonizmit politik të lëvizjeve të post ‘90-s.

Udhëtimi i tij jashtë vendit për në Greqi në atë kohë rezultoi të ishte një nga mungesat më të mëdha të tempizmit në jetën e tij, që do ta largonte atë nga mundësia e protagonizmit politik të atyre viteve, bashkë me pamundësinë për të gjetur një vend për veten mes atyre që shtrënguan radhët për të qenë drejtuesit e lëvizjeve studentore. Ata nuk e pranuan Edi Ramën mes tyre.

Refleksionet e tij frymëzuan shumë të rinj të asaj kohe, por nuk e ndihmuan dot Edi Ramën t’i afrohej udhëheqjes së lëvizjeve studentore, që asokohe zgjodhi drejtues të tjerë.

Dhe Edi humbi kohë më pas në dritat e Parisit dhe në anonimatin e jetës së vështirë të emigrantit.

Si një antikomunist dhe si një karakter trasgresiv që do dilte gjithmonë nga binarët e së zakonshmes, pakkush besoi se vite më vonë, Ai, ministri i Kulturës me çorape të kuqe dhe kryebashkiaku që pikturoi Tiranën do ta kishte të gjatë në partinë e ish të kuqve, në Partinë trashëgimtare të Partisë së Punës. Që do të dinte të mbante në xhep një teserë partie, të merrte pjesë në mbledhjen e forumit të partisë së lagjes dhe të paguante kuotizacionet si të gjithë shokët e tjerë, disa prej të cilëve emra të nomenklaturës së kohës së regjimit komunist.

Sot Edi Rama është i pari i tyre.

Por jo i dhjetoristëve që u rreshtuan te refleksionet e tij.

Ata nuk janë më askund.

Dhe si në një kapërcim ylberi nga maja më e lartë e piramidës rozë që 20 vjet më parë personifikonte partinë që duhej shembur (dhe që ende nuk ka kërkuar falje apo të distancohet nga trashëgimia historike) Edi Rama u kërkon sot shqiptarëve ta kthejnë historinë 20 vite prapa, për t’i kthyer atij shansin e humbur për të qenë lideri i madh që ndërron epoka.

Shqiptarëve që për 20 vite me radhë janë rrekur me mundim të rindërtojnë veten e tyre, mendjen, mentalitetin, mënyrën e jetesës, mënyrën e të dashuruarit, sot u kërkohet të vijnë “nën armë”, pasi Edi Rama ka vendosur të jetë kryeministri i shqiptarëve. Dhe jo më vonë, por sot, tani, këto ditë, deri më 4 mars.

A është kjo një kauzë që ia vlen një revolucion popullor si ai i viteve ‘90? Çfarë kanë të ngjashme këta kufij dy dekadash?

Sipas Edi Ramës, regjimi “Berisha” dhe regjimi komunist kanë një të përbashkët të madhe. Palirinë e votës. Tjetërsimin dhe paleximin e drejtë të saj.

Dhe deri këtu le të bëjmë një kompromis.

Por nëse Edi Rama ende fëmijë e më pas djalosh vuante pafuqinë e tij për të vendosur për fatin e fletëvotës gjatë regjimit komunist, a mund të themi të njëjtën gjë për pafuqinë e tij për të vendosur për fatin e zgjedhjeve të fundit gjatë regjimit Berisha?

Edi Rama është ai që vendosi se cili do të ishte sistemi elektoral, sipas të cilit duhet të votonin shqiptarët në zgjedhjet e 2009-s. Është ai që i vuri mazhorancës të gjitha kushtet që mendoi më mirë për mënyrën se si duhej ndërtuar e me pas zbatuar Kodi i ri Zgjedhor. Edi Rama është ai që garantoi nga çdo tribunë plot drita e muzikë gjatë fushatës elektorale se do t’ia mbronte votën çdo shqiptari. Është ai që nuk pranoi asnjë aleancë parazgjedhore, ishte ai që kishte oreks kaq të madh për pushtet sa gogësima e vetëngopjes nuk e la të dëgjonte asnjë nga miqtë dhe dashamirësit e fitores së tij.

Edi Rama ishte i ulur në çdo tavolinë numërimi të çdo kutie votimi me komisionerët e PS–së, që nuk raportuan asnjë nga abuzimet që ai sot valëvit si kauzë revolucioni.

Edi Rama është përgjegjës sot njësoj sa Sali Berisha për gjithçka ndodhi me zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.

Thënë e stërthënë të gjitha këto gjatë këtyre muajve nuk e kanë tutur Edi Ramën nga rruga e tij kryeneçe në kërkim të pushtetit me çdo kusht.

Prej 8 muajsh, Edi Rama vazhdon t’u këndojë shqiptarëve refrenin e tij elektoral “Çohu” këtu, “Çohu” atje, duke i lodhur dhe duke u zbehur atyre çdo dëshirë ritmi politik.

Sot Edi Rama kërkon me revolucionin e tij “Çohu” që të justifikojë vendimet e veta të gabuara politike, përgjegjësinë e të cilave duhet të mbajë, duke anashkaluar një sistem demokratik institucionesh, me shumë defekte është e vërtetë, por që për 20 vjet shqiptarët po mundohen të ndërtojnë me shumë sakrifica.

A mund të motivohet një revolucion popullor si ai viteve ‘90 me birra, qofte e furgonë falas për nxënës, mësues apo punonjës bashkish, siç kanë motivuar mitingjet e fundit të mëdha si Rama ashtu edhe Berisha në garën e fundit të forcës mes tyre?

Çfarë shakaje mund të krahasojë këta kufij dy dekadash, ku ëndrra e një populli për jetën dhe lirinë krahasohet me ëndrrën e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër?

Nëse duhet të largohet apo jo Berisha nga pushteti kjo është një çështje tek e cila mund të ndalojmë gjatë. Por thirrja e Rames “on revolution” është po aq e pasinqertë sa qëllimi “fisnik” që ai i mvesh bojkotit të tij.

Se si Berisha duhet të largohet nga pushteti kjo nuk është më një çështje e revolucioneve, por e institucioneve. Dhe këtë rrugë e hapi për herë të parë një i majtë par exellance, Fatos Nano, në dorëzimin për herë të parë të pushtetit natyralisht si një humbës dhe dha dorëheqjen si i tillë.

...  ...

4 marsi nuk është larg.

Rezoluta më e fundit e ndërkombëtarëve i jep një mundësi tjetër politikës në Shqipëri të gjejë rrugën e humbur.

Të lodhur nga thirrjet e shumta që u kanë bërë deri tani kaubojve të politikës, ata japin një formulë të gatshme kompromisi, por sërish Rama dhe Berisha vënë kushte, pa pranuar të ulen ende në tryezën e paqes, shtuar nga tjetërkush.

Konstitucionalistët më të mirë shpjegojnë se Kushtetuta flet qartë.

Mandatet e deputetëve socialistë përfundojnë më 4 mars.

Do të ndodhte për herë të parë në historinë parlamentare në botë që 64 mandate të zëvendësoheshin njëkohësisht dhe do të ishte sigurisht një tjetër rekord negativ që shporta e mbrapshtë e politikës do t’u servirte përsëri qytetarëve.

Por nëse kështu ndodh, ka ardhur koha që vërtet një revolucion të bëhet.
Është koha për Revolucionin e ligjit. Ai i ligjit mbi antiligjin. Ky është revolucioni i vetëm që u duhet shqiptarëve sot për sot për të thyer çdo regjim.

Sfida që Edi Rama ka sot nuk është me revolucionet por me ligjin. Është sfida me Kushtetutën. Dhe nuk i mbetet shumë kohë deri më 4 mars.

Eni Vasili (Shqip)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 27-01-2010, 10:21:24
me kete te dhjetoristeve me kujtuan debatet e atehershme per emrin e partise qe do perfaqesonte Demokracine ne vend

alternativat ishin nga me te ndryshmet , njera nga alternativat ishte :

Partia Idealeve Dhjetorit.

ceshtja ishte se ngeci tek shkurtimi i kesaj partie....LOL LOL
dhe me pas u vendos PD

ehhh historira qe ka

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 27-01-2010, 10:28:23
Edi Rama po mban peng PS dhe gjithe elektoratin e majte qe e votoj. Ka ardh koha qe duhet te ike patjeter vetem politikan qe nuk eshte ai njeri.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#6 ne: 27-01-2010, 11:41:16
dhe te vihet kush ne krye te asaj Partie???

  • Postime: 83
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 10-06-2010, 13:26:40
Edi Rama po mban peng PS dhe gjithe elektoratin e majte qe e votoj. Ka ardh koha qe duhet te ike patjeter vetem politikan qe nuk eshte ai njeri.

Me te vertete qe nuk eshte njeri.....

Dhe eshte i vetmi qe ka frike nga perballjet ne debat,vetem me monologjet e tij do te mbese i perbuzur,atje ne Pezen heroike......

  • Postime: 275
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 30-08-2010, 21:11:10
Kush eshte ky ben blushi???
Mos eshte gje ai djali i tezes se Fatos Nanos?
Ai qe shan Gjergj Kastriotin edhe dekorohet me titullin shkrimtari me i mire i vitit?
kemi plote "vorioepiriot" ne politiken e shkencen shqiptare  ndaj nuk na duhet edhe nje me shume.

Per ju qe keni bindje socialiste do ju  kujtoj se ben blushi eshte i paguari i sali berishes me fatos nanon qe para zgjedhjeve te ardheshme te percaj edhe me thelle partin socialiste.ky eshte ben blushi i vertet.

  • Postime: 275
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 30-08-2010, 21:22:17
jo se jam ndonje simpatizant i Edi Rames jo, por me pelqejn kenget qe  ai shkruan edhe kendon..jan fantastike.Me poshte po ju paraqes nje kenge qe e shkruajti per Ilira Meten duke ju kujtuar se kesaj kenge nuk do i kaloj moda edhe se shume shpejti do i kendohet edhe ben blushit.

Teksti:Edvin Rama
Muzika:Sali Berisha
Kendon:Edvin Rama

guest stare Ilira Meta...ne videoklipin e ardheshem guest star do jet Benita Blushi

rati a ke shpirt a ke zot ..

  • Postime: 275
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 30-08-2010, 21:29:48
Nuk ka ndonje arsye se perse te perballet edi rama me ben blushin

statusi i ps eshte shume i qarte edhe demokratik

ben blushi te mos harroj se ne kosove ja kan bere ben qe te mos shkelin se do ta vrasin per ofezat ndaj Skenderbeut.

#11 ne: 30-08-2010, 23:13:45
Edhe???

LOL

Kot me t'pyt, ke marre naiher pergjigje nga kto reporteret e idiotizuar Berishiane? :P
Nuk dine gje tjeter vecse copy paste gazetave dhe letrave qenefore te ndryshme qe publikohen ne Shqiperi... Prandaj dhe ecim para ne, se ka diskutim mes paleve... LOL

  • Postime: 275
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 31-08-2010, 20:00:53
 
 

per ata qe kembngulin po ju jap pak a shume nje mendim personal me mendjen time prej koperativisti.

Debat per politiken mindis blushit edhe rames.

Vija Edvin Rama=pak a shume e drejtcaktuar pervec qendrimeve edhe vendimeve personale sepse eshte kryetare edhe nuk munde te dridhet shume e te dale nga vija politike.

ne se ju kerkoni te na thoni se eshte me i zgjuar blushi se rama ..kjo eshte tjeter ceshtje.

blushi eshte me finok edhe me dredharak se Rama.
por ngjollat mbi trupin e tij e bejn te kete nje popullaritet shume me te ulet se rama.

per ata qe lexojn e kan dy pare mende ndoshta ju vjen ndermend se ben blushi ka botuar nja dy libra kohet e fundit edhe ne njerin per tyre qurravitet "per masakrren me te madhe qe i eshte bere qytetrimit shqiptare" =shkaterrimin e voskopojes nga myslimanet.

Por dokumentet na thone se "myslimanet i kerkuan prifterinjve te voskopojes te dorezojn qytetin edhe te ngrene flamurin shqiptare"

prifterinjet kundershtuan edhe i kerrcenuan duke ju thene se aty eshte toke greke edhe ne bashkpunim me mbreterin greke e shpallen voskopojen nen qeverrin greke.

pra ben blushi provokon ndjenjen e shqiptarve edhe flamurin shqiptare duke e quajtur indirekt tragjedi te madhe kombetare ngritjen e flamurit shqiptar ne voskopoj nga myslimanet.

nuk flasim per nje karabush mendjeleht, por flaim per nje njeri "voriepiriot" edhe te betuar plako...qe nje pordhe kundra shqiptarve shkruajti edhe u botua direkt ne greqi zotria e tij.

ndaj ajo "zgjuarsia politike " e ben blushit do ishte mire te na mungonte e te mos meremi me bollanot pollot e blushet qe jane thengjinj te mbuluar.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 01-09-2010, 10:13:59

 
ndaj ajo "zgjuarsia politike " e ben blushit do ishte mire te na mungonte e te mos meremi me bollanot pollot e blushet qe jane thengjinj te mbuluar.
shume e vertete!

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 03-06-2011, 12:33:04
LOL

Kot me t'pyt, ke marre naiher pergjigje nga kto reporteret e idiotizuar Berishiane? :P
Nuk dine gje tjeter vecse copy paste gazetave dhe letrave qenefore te ndryshme qe publikohen ne Shqiperi... Prandaj dhe ecim para ne, se ka diskutim mes paleve... LOL

po mi dha nje pergjigje......me tha
Skam koment hahahahahah

Temat e fundit