Edi Rama & Lulzim Basha kandidatet e PS dhe PD, për Bashkinë e Tiranës - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edi Rama & Lulzim Basha kandidatet e PS dhe PD, për Bashkinë e Tiranës

Edi Rama & Lulzim Basha kandidatet e PS dhe PD, për Bashkinë e Tiranës

· 17 · 1995

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-07-2010, 15:18:49
Rama sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës, do të përballet me Bashën.

Lulzim Basha, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës.



A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Kjo është pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit demokratët në korridoret e selisë blu. Sipas të gjitha kalkulimeve: PO. Tre herë radhazi-ministër: i Transporteve, i Jashtëm dhe tani i Brendshëm, Basha po profilizohet si njeriu më i përshtatshëm i Berishës, për t’ia dalë në një sipërmarrje politike që ky i fundit po kërkon ta fitojë me çdo kusht. Kjo edhe për arsyen se ai do të thyejë pikërisht mitin e fundit të Edi Ramës si kryebashkiak. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani, Basha është pothuajse produkt i tij. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha skenarët dhe lëvizjet që e nxjerrin Lulzim Bashën si kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, kandidaturë e cila pritet të zyrtarizohet vitin e ardhshëm.
Skenarët
A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Zërat që qarkullojnë janë të shumtë, por emrat e kandidatëve që do të provojnë t’i zënë vendin Edi Ramës aktualisht qëndrojnë të kyçura vetëm brenda mendjes së Berishës, i cili si zakonisht do të ketë fjalën e fundit në këtë kapitull, ashtu si në çdo manovër që projektohet në godinën e demokratëve. Lista që qëndron mbi tavolinë është e gjatë, por realisht, numri i kandidatëve të vërtetë është shumë skars për ti vënë në siklet demokratët nga zgjedhja. Disa prej kandidaturave më të mundshme tashmë e kanë djegur kartën e tyre duke lëshuar rrënjët në postet përkatëse që iu dorëzua nga vetë Berisha. Ndërkohë vetë ky i fundit me fitoren e zgjedhjeve të fundit parlamentare i qetësoi njëherë e mirë ujërat nëpër dikastere duke kënaqur oreksin e të gjithë mbështetësve të tij. E megjithatë një vend ka mbetur ende bosh. Kulla e fundit e Berishës mbetet bashkia e Tiranës. Është një luftë politike, jo vetëm për bashkinë më të madhe në vend, por prapa saj fshihet edhe një duel simbolik midis njerëzve të Berishës dhe ato të Edi Ramës. Që të dy kanë jo më shumë se një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme. Rama është i impenjuar në betejën e tij politike me mazhorancën dhe bojkoti i parlamentit, duket se po i ha më shumë kohë dhe forca se sa duhet. Berisha nga ana e tij ndodhet në pozita shumë herë më komode dhe mund t’ia lejojë vetes luksin që të zgjedhë me kujdes njeriun që do të konfrontohet me opozitën. Por ngado që të hedhësh shikimin, në Partinë Demokratike të gjitha rrugët të çojnë tek një emër i vetëm. Ai quhet Lulzim Basha.
Kandidat për kryetar bashkie
Berisha i dorëzoi çelësat e ministrisë së Brendshme duke e spostuar në krye të një institucioni kyç i cili qëndron me një këmbë në sigurinë e rendit publik dhe me një këmbë tjetër në atë të pushtetit lokal. Dy detyra të reja që Basha duhet ti menaxhojë me shumë kujdes dhe këtu nuk ka vend për gabime. Në fakt tashmë asnjë në PD, nuk e fsheh faktin që Basha është pinjolli i Berishës dhe shumë herë ai është hipotetizuar se do të jetë pasardhësi i tij i denjë në krye të demokratëve. Përpara se të ngjisë shkallën e fundit, duhet të kalojë edhe disa kohë. Por mbi të gjitha duhet të kalojë provën finale që me sa duket e ka emrin bashkia e Tiranës. Më shumë se influenca që ka në kryeqytetin ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, ky post është një sprovë politike për të testuar forcat në nivel lokal. Por jo vetëm kaq. Qëllimi kryesor është ai thyerjes së Ramës brenda shtëpisë së tij, nga ku ka qëndruar në krye për 10 vjet me rradhë duke u shndërruar në mitin e një njeriu të pathyeshëm. Ndaj edhe Berisha ka për synim që ta mundë pikërisht në këtë fushëbetejë, e cila ka qënë edhe pika e tij më e fortë. Dhe kush më mirë se Basha mund ta përfaqësojë në këtë garë. Është njeriu më i besuar i Berishës në PD dhe përfaqësuesi më i mirë i filozofisë së tij të drejtimit. I ka kryer gjithmonë mirë detyrat e shtëpisë që i janë ngarkuar nga doktori. Nuk ka pasur asnjë moment hezitimi të mbrojë këtë të fundit dhe e ka bërë më shumë nën profilin e një politikani sesa në atë të një militanti. Është i qartë në ato që thotë dhe e di shumë mirë se çfarë kërkon duke mos humbur prapa retorikës politike. Si çdo politikan që ka pasur pushtet, ka edhe ai skelete në dollapin e tij, që e ka emrin rruga Durrës-Kukës, por gjithsesi kjo tani është një histori e hedhur prapa krahëve. Ka staturën e një politikani të vërtetë dhe brenda rradhëve të demokratëve është i vetmi personazh që Berisha mund ta çojë pa frikë në betejë.
Përgjegjësitë
Një gjë është e sigurtë. Lulzim Basha përpara ka një të ardhme politike. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani ai është pothuajse produkti i tij. Statura politike i jep edhe një avantazh të lehtë ndaj konkurrencës brenda selisë blu, por gjithsesi është njeriu që ulet gjithmonë në të djathtë të Berishës dhe kjo nuk është një rastësi. Tre ministritë, ajo e Transporteve, e Jashtme dhe së fundmi e Brendshme gjithsesi janë një përgjegjësi e madhe politike që Basha ka marrë përsipër përgjatë këtyre viteve. Por veten më shumë se kudo tjetër e ka gjetur tek diplomacia e cila e bëri më të njohur duke i dhuruar në mjaft raste edhe disa dhurata të këndshme të cilat i mbyllën të gjitha boshllëqet që kishte lënë si ministër i Transporteve dhe Rrugëve. Anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësimin në BE e kthyen në yllin polar të Berishës. Por i detyruar nga faktori Meta dhe vetë mbijetesa e tij Berisha u detyrua ta dërgonte në ministrinë e Brendshme me qëllimin e vetëm për ta përgatitur për duelin final për bashkinë e Tiranës.

Pyetja e demokratëve
A do të jetë Lulzim Basha kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës? Kjo është pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit demokratët në korridoret e selisë blu. Sipas të gjitha kalkulimeve: PO. Tre herë radhazi-ministër: i Transporteve, i Jashtëm dhe tani i Brendshëm, Basha po profilizohet si njeriu më i përshtatshëm i Berishës, për t’ia dalë në një sipërmarrje politike që ky i fundit po kërkon ta fitojë me çdo kusht. Kjo edhe për arsyen se ai do të thyejë pikërisht mitin e fundit të Edi Ramës si kryebashkiak. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani, Basha është pothuajse produkt i tij.

Pse Basha?
Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani ai është pothuajse produkti i tij. Statura politike i jep edhe një avantazh të lehtë ndaj konkurrencës brenda selisë blu, por gjithsesi është njeriu që ulet gjithmonë në të djathtë të Berishës dhe kjo nuk është një rastësi. Tre ministritë, ajo e Transporteve, e Jashtme dhe së fundmi e Brendshme gjithsesi janë një përgjegjësi e madhe politike që Basha ka marrë përsipër përgjatë këtyre viteve.

LSI-ja lojë të dyfishtë për Tiranën, presion Berishës dhe kundër Ramës
Rama sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës

Vitin e ardhshëm Bashkia Tiranës do ta ketë të vështirë të ndërrojë padron. Njeriu që qëndron prej nëntë vitesh në krye të saj do të rikandidojë sërish për këtë post. Lajmi ende nuk është deklaruar zyrtarisht, por konfirmohet nga disa deputetë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës.
Arsyet e kandidimit
Iniciatori i kësaj nisme është vetë kryetari i socialistëve Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të kandidojë sërish vitin e ardhshëm për bashkinë më të madhe të vendit. Sipas mbështestëve tij Rama do të kandidojë për disa arsye. Një ndër to është se Edi Rama pas humbjes së 28 qershorit kërkon të korrë një fitore të madhe për t’u dhënë zemër mbështetësve të tij. Dhe ku do të kishte fitore më të bukur se sa rikonfirmimi i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, që prej 10 vitesh drejtohet nga Edi Rama, çka e ka bërë këtë Bashki një obsesion të demokratëve, që nuk kanë lënë kartë pa lëvizur për të fituar këtë Tiranën. Një tjetër arsye pse Rama do të rikandidojë, është se nëse ai fiton këshilltarët e tij të fushatave zgjedhore e kanë këshilluar, që më pas PS-ja do ta ketë më të lehtë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme. Një tjetër arsye është, dhe kjo është ndoshta më kryesorja, se Edi Rama nuk ka gjetur një kandidat potencial që të kandidojë në emër të PS-së për Tiranën. Kështu ai kërkon që të mos rrezikojë me kandidatë rë tjerë që të humbasë Tiranën. Por rikandimi i Edi Ramës është edhe një thikë me dy presa për të. Nëse ai fiton sërish do tu mbyllë gojën njëherë e mirë kundërshtarëve brenda partisë së tij, por ama nëse humbet, këtë radhë Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së zor se do ta lënë të qetë. Megjithatë Edi Rama e ka nisur që tani fushatën për Tiranën, duke bërë përurime të shumta dhe duke prezantuar projekte për kryeqytetin.
Loja e LSI-së
Por edhe LSI-ja nga ana e saj nuk po rri duarkryq. Në fakt ajo po luan një lojë të dyfishtë. LSI po studion mundësinë që të dalë me një kandidat te vetin për Tiranën, jo për ti bërë karshillëk Sali Berishës, por që të shkëpusë sa më shumë vota nga elektorati i majtë. Në këtë mënyrë do të pakësohet numri i të majtëve që votojnë direkt nëse LSI-ja do të dilte me një kandidat për përbashkët me PD-në. Të majtët e LSI-së nuk mund t’ia jepnin dot votat një kandidati të PD-së, pavarësisht se kjo parti është në koalicion me të, dhe do të preferonin Edi Ramën. Ndërkohë që mënyrë indirekte LSI e ka nisur fushatën për Tiranën. Duke zgjedhur kryetarin e LSI-së për Tiranën, LSI ka nisur një mini-fushatë për kryeqytetin. Nga ana tjetër me anë të kësaj lëvizje, LSI-ja do të kërkojë nga Berisha si kompensim sa më shumë komuna dhe bashki.

Loja e LSI-së
Por edhe LSI-ja nga ana e saj nuk po rri duarkryq. Në fakt ajo po luan një lojë të dyfishtë. LSI po studion mundësinë që të dalë me një kandidat te vetin për Tiranën, jo për ti bërë karshillëk Sali Berishës, por që të shkëpusë sa më shumë vota nga elektorati i majtë. Në këtë mënyrë do të pakësohet numri i të majtëve që votojnë direkt nëse LSI-ja do të dilte me një kandidat për përbashkët me PD-në.

Mini-fushata e LSI-së
Ndërkohë që mënyrë indirekte LSI e ka nisur fushatën për Tiranën. Duke zgjedhur kryetarin e LSI-së për Tiranën, LSI ka nisur një mini-fushatë për kryeqytetin. Nga ana tjetër me anë të kësaj lëvizje, LSI-ja do të kërkojë nga Berisha si kompensim sa më shumë komuna dhe bashki.

Pse rrezikon Rama?
Por rikandimi i Edi Ramës është edhe një thikë me dy presa për të. Nëse ai fiton sërish do tu mbyllë gojën njëherë e mirë kundërshtarëve brenda partisë së tij, por ama nëse humbet, këtë radhë Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së zor se do ta lënë të qetë. Megjithatë Edi Rama e ka nisur që tani fushatën për Tiranën, duke bërë përurime të shumta dhe duke prezantuar projekte për kryeqytetin.

Tirana Observer
« Editimi i fundit: 22-03-2011, 14:59:59 nga Shejtania »

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 31-07-2010, 23:23:06
Lui vocerr fiton vetem nese vazhdon lojen qe ka luajtur ne cdo fushate  :P

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 05-08-2010, 16:22:04
5 avantazhet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë përballë njëri-tjetrit për Bashkinë e Tiranës. Speciale/ Kush janë pikat që dy kandidatët për kryeqytetin do të mbështeten fort

Lulzim Basha po bëhet gati për të qenë sfidanti i Edi Ramës për karrigen e të parit të Tiranës. Në kokën e Berishës thuajse është mbyllur çështja se kush do të kërkojë të heqë hegjemoninë e Edi Ramës në Tiranë. Ministri i Brendshëm, tashmë përpos punëve për liberalizimin e vizave, po harton dhe strategjinë se si do të fitojë Bashkinë e Tiranës. Gazeta “Tirana Observer” në një raport sjell pesë pikat ku Basha ka avantazh përballë kandidatit socialist. Duke filluar nga liberalizimi i vizave dhe deri te koalicioni me LSI-në, janë disa nga pikat që Basha do të shfrytëzojë përballë Ramës.

Avantazhet e Bashës

Liberalizimi i vizave
Lulzim Basha është ministri i Brendshëm, dhe si i tillë heqja e vizave në fund të vitit do t’i atribuojë atij një nga meritat kryesore të vendimit të Bashkimit Evropian. Në zgjedhjet lokale, refreni kryesor i Bashës do të jetë padyshim vendimi i evropianëve për të lëvizur të lirë shqiptarët në zonën e vendeve Shengen. Pa dyshim që ministria e Brendshme ka bërë një punë evidente në këto muaj për luftën ndaj krimit, por dhe në pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi, si karta dhe pasaporta biometrike. Heqja e vizave edhe pse është një proces i vonuar në raport me vendet e rajonit, sërish do të përdoret si një avantazh përballë qytetarëve nga ana e qeverisë.

Konsumimi i Ramës në bashki
Edhe pse më tepër është një disavantazh i Ramës se një avantazh i Bashës, konsumimi i kryebashkiakut aktual është një tjetër pikë që i vjen në favor kandidati demokrat. Edi Rama ka në krye të Bashkisë së Tiranës për më shume se 10 vjet dhe si çdo proces që ka ciklin e vetë të fillimit të kulmit dhe të rënies, sigurisht dhe për kreun e Bashkisë së Tiranës, tash trajektorja është në rënie. Lulzim Basha është një figurë e re në këtë garë dhe padyshim do të shfrytëzojë këtë pikë për t’u kërkuar qytetarëve të Tiranës që ta provojnë njëherë si të parin e tyre.

Menaxhimi i tre ministrive
Përpos të gjitha problemeve dhe debateve që janë bërë gjatë këtyre viteve, mund të thuhet se tre ministrit kryesore të një qeverie kanë kaluar në dorën e Bashës. Fillimisht Basha ishte ministër i Punëve Publike dhe Transporteve. Më pas ishte shefi i diplomacisë në ministrinë e Jashtme, dhe aktualisht është ministër i Brendshëm. Drejtimi i këtyre tre dikastereve e bën Bashën një figurë mjaft të rëndësishme në qeverinë Berisha. Duke qenë se në krye të bashkisë pjesën më të madhe e ka si menaxher, Basha duke kaluar në tre ministri ka fituar eksperiencën e nevojshme për të qenë qytetari i parë i Tiranës.

Basha si “pinjollë” i Berishës
Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët, dhe tani, Basha është pothuajse produkt i tij. Berisha i dorëzoi çelësat e ministrisë së Brendshme duke e spostuar në krye të një institucioni kyç, i cili qëndron me një këmbë në sigurinë e rendit publik dhe me një këmbë tjetër në atë të pushtetit lokal. Dy detyra të reja që Basha duhet t’i menaxhojë me shumë kujdes dhe këtu nuk ka vend për gabime. Në fakt tashmë asnjë në PD nuk e fsheh faktin që Basha është pinjolli i Berishës dhe shumë herë ai është hipotetizuar se do të jetë pasardhësi i tij i denjë në krye të demokratëve.

Koalicioni me LSI-në
Një tjetër avantazh dhe me një rëndësi jetike është dhe koalicioni me LSI-në e Ilir Metës. Në zgjedhjet e shkuara Meta mbështeti dhe Ramën dhe rezultati ishte i qartë më shumë se 22 mijë vota më shumë se kandidati demokrat. Në këto zgjedhje votat e majta të LSI-së do të jenë në favor të kandidatin të djathtë për shkak të koalicionit mes PD-së dhe LSI-së të nënshkruar një vit më parë. Votat e LSI-së edhe në rastin se nuk do të jepen Bashës të paktën do t’i hiqen Ramës, çka përbën një moment shumë të rëndësishëm për garën.

Kreu socialist kërkon mandatin e katërt radhazi për Tiranën

Pikat ku Rama triumfon përballë ministrit të Brendshëm


Një mandat i katërt në Bashkinë e Tiranës është ajo që po e preokupon më shumë në këto momente Edi Ramën. Lideri i opozitës për të qenë i qetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të kërkojë dhe një herë se në 28 qershorin e një viti më parë nuk ka humbur, por thjesht votat i janë vjedhur. Rama përballë Bashës ka avantazhet e veta, të cilat do të jenë përcaktuese në garën e cila shihet si ndër më të fortat në historinë e pluralizmit. Rama e nis këtë garë me bonusin që i japin punët e kryera gjithë këto vite dhe e deri te eksperienca e tij për të drejtuar fushata spektakolare.

Avantazhet e Ramës

Punët e bëra në Bashkinë e Tiranës
Të majtë apo të djathtë, të rritur apo të vegjël, bien dakord që Edi Rama e ka ndryshuar rrënjësisht qytetin e kioskave mbi Lanë. Në vitet e para por dhe në vijimësi Rama ka transformuar Tiranën në mënyrë rrënjësore. Në rast se sot vendos të largohet nga kjo bashki, padyshim që kjo dekadë për Tiranën do të njihet si epoka “Rama”. Kur mori drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, Rama lëshoi batutën e cila sa për të qeshur ishte dhe e vërtetë. Ai tha se në godinën e bashkisë kishte aq televizorë sa dhe te dyqanet e “Samsung”-ut. Kjo tregon se ai institucion u kthye në një kantier të madh që ndryshonte çdo ditë qytetin.

Qenia lider i gjithë opozitës
Shumë e shohin si disavantazh faktin që Rama është në krye të opozitës njëkohësisht me bashkinë. Por në të vërtetë kjo e bën atë dhe më të fortë. Rritja e profilit politik e bën Ramën që të jetë një personazh më i fortë se Basha, i cili në të vërtetë është nën hijen e Berishës. Këtë fakt Rama do ta kthejë në një betejë personale me kryeministrin duke u munduar të minimizojë sa më shumë figurën e Bashës. Po të vihet re, në këto kohë nga Partia Socialiste s’ka mbetur një ministër pa u akuzuar, ndërkohë që Basha është kursyer jashtëzakonisht shumë. Shumë vrasje pa autorë apo edhe krime të tjera do të ishin të pajtueshme që PS-ja të sulmonte ministrin e Brendshëm.

Akuzat ndaj Bashës për korrupsion
Përpos gjithë fjalëve apo akuzave që hidhen lart e poshtë për korrupsion ndaj politikëve, Lulzim Basha ka qenë i pandehur në Prokurori dhe vetëm kalimi i afateve e shpëtoi ministrin për të mos u përballur me gjykatën. Ky fakt nuk do të mbetet pa u vënë në dijeni nga Edi ama dhe të vetët në zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të jenë në pranverën e 2011-s. Socialistët nëse vendoset përfundimisht që Basha do të jetë kandidati i së djathtës, pa dyshim që do hapin arkivat e tyre për të rinisur akuzat dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës.

Qeverisja e vendit në këto vite
Pesë e vitet e fundit, qeverinë qendrore e ka pasur e djathta, por kjo për Edi Ramën nuk ka dashur t’ia dijë hiç. Ai ka mbajtur bashkinë e kryeqytetit në kuotat që e kishte kur në pushtet ishin socialistët. Për qytetarët, një pushtet i përqendruar vetëm në dorën e Berishës do të ishte me të vërtetë i frikshëm. Kështu që Rama ka si avantazh atë që quhet balancim të pushtetit, pasi dhe opozita është e përfaqësuar në një farë mënyre. Gjithashtu, konsumi që demokratët kanë pasur në qeverisje, është një tjetër faktor që ndikon në favor të Edi Ramës, i cili do të bëhej kryebashkiaku i vetëm i Tiranës që merr katër mandate, dhe ndër të paktët në botë.

Eksperienca në organizimin e fushatave
Edhe pse në pamje të parë duket si një element jo shumë i rëndësishëm, organizimi i fushatës është arma më e fortë në duart e Ramës. Të gjithë kemi parë fushatat spektakolare që Rama ka bërë qysh në krye të herës kur kandidoi për herë të parë. Duke nisur nga elementi më i thjeshtë, Rama punon personalisht për të mos lënë asnjë detaj mangët. Për zgjedhjet e ardhshme ai do të ketë dhe konsulencën e një kompanie amerikane, e cila ka një eksperiencë të gjatë në organizimin e fushatave elektorale. Ramës përveç Tiranës do t’i duhet të organizojë dhe koordinojë fushatën në të gjithë bashkitë dhe komunat e vendit.

TiranaObserver

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 06-12-2010, 12:08:03
Basha kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës

Edhe pse ende nuk e ka publikuar zyrtarisht, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përzgjedhur kandidatin e tij për bashkinë e Tiranës. Ai është ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka marrë miratimin e kryeministrit Berisha dhe tashmë është në fazën e testimit të elektoratit.

Burime brenda Partisë Demokratike pohuan se kryeministri i ka dhënë Bashës besimin për të kandiduar dhe ndërkohë ka nisur sondazhet për popullaritetin e tij, raporton Shekulli.

Pak a shumë Berisha ka zgjedhur kandidatët në të gjitha bashkitë kryesore të Shqipërisë dhe momentalisht është duke zhvilluar sondazhe për ta.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-03-2011, 14:47:02
Lulzim Basha kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Në festën e 19 vjetorit të fitores së PD-së, të organizuar nga Forumi Rinor i PD-së, ka qenë anëtarja e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Çiljeta Çilaga ajo që ka ftuar të mbajë fjalën e parë në këtë aktivitet, “kandidatin për Bashkinë e Tiranës”.

Në fjalën e tij, mbajtur mes entuziazmit të të pranishmëve në Pallatin e Kongerseve, Basha e ka quajtur veten me shumë fat, të privilegjuar dhe krenar që ishte pjesë e ndryshimit të madh që pësoi vendi, gjatë 19 vjetëve. “ 19 vjet më parë nga ambientet e KQZ-së, këtu, në këtë ndërtesë, në moshën 17 vjecare, unë pata fatin e madh të isha ndoshta vëzhguesi më i ri që monitoroi procesin e zgjedhjeve të 22 marsit 1992.

Përfundimi i këtij procesi nuk ishte një fitore politike historike e Partisë Demokratike, por fitore e gjithë shqiptarëve, fitore e lirisë mbi shtypjen, dashurisë mbi urrejtjen, e të ardhmes mbi të shkuarën”- tha Basha.

Ai ka ftuar gjithë të pranishmit të ndalen e të kujtojnë atë moment magjik për të falenderuar gjithë ata që e bënë një gjë të tillë të mundur. “Jam krenar që jam pjesë modeste e kësaj force historike që transformoi historinë. Sot 19 vjet më pas Shqipëria e ka zëvendësuar skamjen me progresin, izolimin me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar”- tha ai.

Lulzim Basha, Aktiviteti Politik
-Shtator 2009-në vazhdim Ministër i Brendshëm
-Maj 2007-Shtator 2009 Ministër i Punëve të Jashtme
-Shtator 2005-Maj 2007 Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe -Telekomunikacionit
-Shtator 2005-në vazhdim Deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë
-Maj–Korrik 2005 Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005
-Maj 2005 dhe në vazhdim Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike -Prill 2005-në vazhdim Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
-Janar 2005-në vazhdim Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Partia Demokratike, Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljen e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike
-Nëntor 2002–Janar 2005 Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë
Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikëqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.
-Tetor 2001–Nëntor 2002 Zv. Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK
-Korrik 2000–Tetor 2001 Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK
-Maj 1998–Korrik 1999 Pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove:Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi
Arsimi
Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM), i specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit, Holandë

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 22-03-2011, 15:00:22
Basha e ka te fituar TR

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 23-03-2011, 23:15:25
Basha e ka te fituar TR
Pse mendon ashtu? Me duket se te ka korruptuar Berni :P

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 24-03-2011, 10:00:07
Pse mendon ashtu? Me duket se te ka korruptuar Berni :P

Epo tani te rrime shtrembet e te flasim drejt :P

Sepse se duron njeri Ramen prandaj plus qe 2 mandate i mori nuk besoj qe nje mandat i trete do ishte i mundur per te aq me shume qe ja ka var Tiranes sepse ka qene shume i zene si kryetar partie me shume sesa kryebashkiak i kryeqytetit.

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 24-03-2011, 20:31:22
Epo tani te rrime shtrembet e te flasim drejt :P

Sepse se duron njeri Ramen prandaj plus qe 2 mandate i mori nuk besoj qe nje mandat i trete do ishte i mundur per te aq me shume qe ja ka var Tiranes sepse ka qene shume i zene si kryetar partie me shume sesa kryebashkiak i kryeqytetit.
PRO
Jam shume dakort me ty, pasi i ka fituar 2 kandidatura radhazi nuk mendoj se populli do e votoj dhe per nje te 3-te, keshtu qe mendoj se do provojne dicka te re, por prap basha nuk ishte levizje e duhur nga PD-ja keshtu qe jane akoma 50-50 :D

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 24-03-2011, 22:28:57
PRO
Jam shume dakort me ty, pasi i ka fituar 2 kandidatura radhazi nuk mendoj se populli do e votoj dhe per nje te 3-te, keshtu qe mendoj se do provojne dicka te re, por prap basha nuk ishte levizje e duhur nga PD-ja keshtu qe jane akoma 50-50 :D

Basha ka mbeshtetje nga nderkombetaret mos te duket cudi qe mund te jete e kryeminister ne nje te aferme te afert. :)

Po degjoj intervisten e Ramen ka 2 ore qe flet asnje gje te hajrit nuk mora vesh une jo me 1 shqiptar i thjesht fshatar a ku di une.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 26-03-2011, 10:01:32
Lulzim Basha: Qytetarët të parët, Tirana e para



Përmes një entuziazmi të jashtëzakonshëm në sallën e madhe të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kandidati zyrtar i “Aleancës për Qytetarin”, për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha prezantoi platformën për ndërtimin e qytetit të Tiranës,  kthimin e qytetit te qytetarët, Tiranën Evropiane; Tiranën simotër të kryeqyteteve të vendeve të Bashkimit Evropian. “Tirana e para, Tirana e Evropiane”- është slogani i Bashës për kryeqytetin e pas 8 majit, i cili do ketë së shpejti një tramvai si çdo kryeqytet Evropian, me një park tjetër krahas Liqenit Artificial, me taksa të ulëta dhe transparencë për çdo fond publik. Premtim i Bashës ishte edhe ndërtimi i një plani urbanistik, për një perspektivë dhjetëra vjeçare të qytetit, për t’i dhënë fund kështu kasaphanës urbane në Kryeqytet; stop betonizimit të pakriter. E gjithë platforma e Bashës përmblidhet në togfjalëshin “Tirana e Para”.

Fjala e Plote e Kandidatit te Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes

Këtë mbrëmje vij para jush, si një djalë i këtij qyteti. Unë jam fëmija i parë i dy prinderve të përkushtuar dhe të mrekullueshëm. Ata më rritën mua dhe vëllain tim mes vështirësish dhe rropatjesh të panumërta. Ata na falën gjithë dashurinë e tyre duke sakrifikuar gjithçka nga vetja. Edhe pse kohet ishin të vështira ata ja dolen të na sigurojnë një fëmijëri të ëmbël, plot me kujtime te lumtura. Sepse për ta, ne fëmijët e tyre ishim gjithmonë të parët.

Unë u rrita në atë Tiranë duke ëndërruar se si mund të bëhej ajo një ditë! Si mund të shndërrohej në një qytet me më shumë qytetërim, me më shumë drita të vërteta. Një qytet që të rrezatonte më shumë ngrohtësi dhe më shumë gëzim për banorët e tij.

20 vjet më parë ne, shqiptarët, e rrëzuam tavanin e hekurt që ndrynte ëndrrat tona, që mbyste shpresat tona dhe që burgoste mendjet dhe trupat tanë. Në këto 20 vjet e kemi parë si qyteti ynë u rrit, ndryshoi dhe u zmadhua.

Por sot kur unë dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmë bashkë me vajzën tonë Dafina, ashtu si shumëkush, nuk jam i kënaqur. Sepse ne të gjithë kërkojmë dhe po ashtu meritojmë më shumë nga ky qytet, nga kjo shtëpi e madhe e përbashkët.

Tirana jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me gjuhë të egër, as me protesta të dhunshme dhe as me beteja politike, por vetëm me shumë punë, vizion krijues dhe duke u bashkuar të gjithë si qytetarë.

Sepse ky qytet ka nevojë për një ajër të ri, të freskët, të ndryshëm, të pastër dhe më të gëzueshëm. Një ajër të ri, ku humanja (njerëzorja) të jetë shumë më e pranishme. Një ajër të ri, që do ta bëjë qytetin më mikpritës, më bujar dhe më të dashur për banorët e tij, fëmijët, prindërit, gjyshërit tanë!

Realiteti i sotëm është përherë e më rraskapitës për banorët e Tiranës. Vendet e punës janë të pakta, çmimet e strehimit të larta, bllokimet e trafikut të përhershme, ndotja e gjithëpranishme, parqet dhe lulishtet të pamjaftueshme, shkollat të mbingarkuara, taksat bashkiake tepër të larta dhe korrupsioni mjaft i përhapur.

 

Mund të çirremi sa të duam para këtyre sfidave. Mund t’i tundim grushtat në erë sa të duam para këtyre problemeve. Mund të bëjmë sikur i mbulojmë ato, duke u kaluar përsipër një dorë boje. Por asnjë nga këto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonë!

Klithja e slloganeve politike nuk hap asnjë vend të ri pune dhe kësisoj nuk ulet dot dot çmimi, qoftë edhe i një buke të vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnë kohën e kthimit në shtëpi, nuk e çajnë dot trafikun kaotik pas një dite të lodhshme pune. As nuk ndërtojnë dot, qoftë edhe një park të vetëm lojrash për fëmijet tanë. As gjuha e egër dhe as bëmat e dhunshme nuk do ta shndërrojnë Tiranën në një qytet më të mirë për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj. Asnjë nga këto nuk i ndihmon njerëzit të përmbushin shpresat e tyre.

 

Jo. Qytetaret e Tiranes presin më shumë se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janë tepër të mëdha, sfidat e tyre tepër urgjente dhe bastet për të ardhmen tone tepër të larta për të lejuar teatrin politik të radhës të vazhdojë të shfryjë plot mllef dhe hipokrizi.

Sot është koha për t’ u ndarë nga keto shfaqje njeherë e mirë. Është koha për t’ju përveshur punës, për të vënë Tiranen të parën, njerëzit te paret.

Por çfarë mund të bëjë një kryebashkiak për punësimin dhe çmimet, nëse nuk rropatet natë e ditë për këtë problem? Nëse nuk bën të vetin edhe problemet e të tjerëve? Nëse nuk e ndjen deri në palcë përgjegjësinë e kësaj detyre? Asgjë. Këtë e dëgjuam dhe mbrëmë nga Kryetari aktual i Bashkisë, i cili tha se ka të tjera plane dhe preokupime në këto kohë: do që të kapë karrigen e kryeministrit.

Ka dy lloj njerzish, ata që marrin seriozisht vetëm veten e tyre dhe ata që i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Unë u rrita, u shkollova dhe çava në jetë, falë kësaj të dytës. Eshtë e vetmja rrugë që njoh. është e vetmja rrugë që mësova nga prindërit e mi dhe ky qytet.

Sepse, sipas meje sekreti është dashuria. Ne ndjejmë dhe e kuptojmë njëri – tjetrin përmes dashurisë. Dashuria është elementi më thelbësor për çdo njeri, ndriçimi më rrezatues dhe forca më e madhe, e aftë të  kapërcejë gjithçka tjetër. Prandaj e di se të gjithë së bashku, me dashurinë për fëmijët tanë, për prindërit tanë, me dashurinë për këtë qytet dhe njëri – tjetrin nuk ka gjë që nuk mund të arrijmë.

Prandaj sot nuk vij para jush për tju ndarë në një betejë tjetër politike. Përkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore të bashkohemi për ta vënë Tiranën të parën, për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të këtij qyteti.

Sepse betejat e vërteta në ketë qytet nuk zhvillohen në teatrin politik të radhës. Ato zhvillohen në çdo familje dhe në çdo shtëpi Tirane. Në çdo rrugë dhe në çdo lagje të saj. Në jetën e çdo banori të saj.

Këto jane betejat e verteta. Betejat e njerëzve të këtij qyteti. Betejat për një jetë më të mirë. Betejat me papunësinë dhe çmimet e larta. Betejat për më shumë shkolla dhe shkolla më të mëdha e më të mira. Betejat kundër pamundësive të përditshme. Betejat për mundësi.

Betejat tuaja të përditshme do jenë të vetmet beteja për mua.

Unë sot i futem sfidës për ta kthyer qytetin tonë në qytetin e mundësive. Mundësive për punësim dhe jetë më të mirë. Mundësive për rrugë, sheshe, parqe, kënde lojrash, ajër të pastër, trafik normal, transport publik, arsim, kulturë dhe sport.

 

Dhe për këtë, qytetit i duhet një kryebashkiak për të cilin “E para është Tirana, të parët jeni ju”!

E di se çdo politikan mund të premtojë gjëra, shpesh të bukura por të pamundura, por ajo për të cilën ka nevojë ky qytet është një njeri që t’i futet punës dhe t’ja dalë asaj në krye.

Në të folur njerëzit mund të jenë njëlloj, por veprat e tregojnë ndryshimin midis tyre. Në 6 vjet në shërbim të publikut unë kam folur me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Kam mbajtur çdo premtim që kam dhënë, kam përmbushur cdo angazhim që kam marrë.

Unë dua dhe di të punoj për Tiranën! Unë do të punoj për ju, për të gjithë ju, sepse për mua “Ju jeni të parët, Tirana është e para.”

Unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet. Akti im i parë do jetë krijimi i një Agjensie Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit, që do ketë detyrë parësore inspektimin, raportimin dhe turpërimin publik të çdokujt që spekullon me çmimet në Tiranë, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shërbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga çmimet abuzive dhe mallrat jocilësore si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do të jetë një angazhim i plotë i Bashkisë.

Konkurrenca e ndershme është çelësi i tregut të lirë, çmimeve të ulëta, dhe mundësive më të mëdha. Të gjithë nivelet e qeverisjes duhet të luajnë rolin e tyre duke filluar nga Bashkia. Bashkia gjithashtu do të punojë për përmirësimin e infrastrukutrës, për të ulur koston e transportit që lidhet me mallrat dhe shërbimet në mënyrë që këto kursime t’i kalojnë konsumatorit.

Akti im i dytë si Kryebashkiak do të jetë krijimi i  TaskForcës për Punësimin. Në qytetin tonë njerëzit e kualifikuar nuk mund të gjejnë vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund të gjejnë njerëz të kualifikuar. Ngërçi i zhvillimit ekonomik që ka mbërthyer Tiranen në këto vitet e fundit ka nxjerrë në pah problemin e punësimit dhe të papunësisë. Potenciali ekonomik i qytetit të Tiranës dhe ai i punënxënies janë dobësuar ndjeshëm këto 3-4 vitet e fundit. Ndërkohë që popullsia e qytetit vazhdon të rritet. Dhe do të rritet edhe në të ardhmen.

Ne themel te arsyes qëndron performanca e dobët e Bashkise në të gjitha drejtimet.

Rritja e kostove dhe pasigurisë mbi bizneset si rezultat i politikave të gabuara të Bashkisë të tilla si rritja shumëfish e barrës fiskale lokale, shtimi i kostos së burokracisë bashkiake, zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik, mos-angazhimi i Bashkisë në krijimin e lehtësirave për biznesin shqiptar apo të huaj, e deri tek radikalizmi dhe konfliktualiteti i lartë, kanë shkaktuar frenimin e investimeve private, shqiptare e të huaja e për pasojë edhe frenimin e mundësive për punësim e vetëpunësim.

 

Unë do të punoj fort për këtë. Bashkia do të angazhohet në zbatimin e politikave direkte për nxitjen e punësimit dhe reduktimin e papunësisë përmes ngritjes së një sistemi bashkiak të informacionit mbi tregun e punës, lehtësimit të kontakteve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, afrimin e shkollës dhe universiteteve me biznesin, hapjen e mundësive për praktika mësimore pranë Bashkisë dhe gjithë rrjetit institucional apo partnerëve privatë të saj, si dhe përmes trajnimit profesional. Për këtë qëllim Bashkia do të punojë ngushtë me komunitetin e biznesit, shkollat, universitetet, median, shoqërinë civile si dhe me strukturat e specializuara të qeverisë dhe bashkive e komunave fqinje.

 

Shumë të rinj që mbarojnë studimet e kanë të vështirë të gjejnë një punë në profesionin e tyre. Bashkia do t’i ndihmojë këta të rinj duke financuar një program stazhi që do ti afrojë ata me sektorin privat dhe do ti pajisë me përvojë pune në profesionin e tyre. 70% e atyre që kryejnë stazhe të tilla iu ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat, dhe ne e kemi për detyrë të bëjmë gjithshka për punësimin e brezit të ri.

Por kjo nuk mjafton. Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe punësim me paga më të mira. Sot Bashkia nuk bën asgjë për punësimin. Dhe ndonëse Bashkia nuk mund të bëjë gjithçka për punësimin, ajo mund të bëjë diçka dhe me mjaft rëndësi. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme. Vetëm Unaza e Madhe dhe projektet e tjera të nënkalimeve dhe parkingjeve nëntokësore do të krijojnë mbi 5800 vende pune.

 

Por sektori publik nuk mund të arrijë gjithcka. Për të krijuar më shumë punësim dhe punësim me pagë më të mirë ne duhet të nxisim ekonominë duke ndihmuar hapjen e bizneseve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot Bashkia jo vetëm që nuk po ndihmon, por ajo po pengon.

 

Tirana është qyteti me numrin dhe nivelin më të lartë të taksave dhe tarifave vendore. Jo vetëm numërohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre është rritur me disa herë gjatë dekadës së fundit. Nuk ka nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar që me taksa kaq te larta më mirë të ulësh qepenat, t’i vesh kyçin derës dhe ta mbyllësh biznesin. Unë sot deklaroj para jush objektivin: TIRANA ,VENDI I DUHUR PËR TE BëRë BIZNES.

Si Kryebashkiaku juaj, unë do të heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do të ul 2 deri në 5 herë taksat dhe tarifat që mbesin. Unë angazhohem gjithashtu që nëpërmjet thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit, krijimit të parqeve industriale, përdorimit të formave të ndryshme të partneritetit publik-privat për zhvillimin ekonomik dhe masave të tjera do ti japim një implus të ri zhvillimit të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh duke rritur mundësitë e punësimit dhe reduktimin e papunësisë.

 

Bashkia do të ndihmojë këdo që do të sjellë biznesin e tij në qytet duke thjeshtësuar në maksimum burokracinë bashkiake. Bashkia do të lehtësojë në maksimum lëvizjen e çdo biznesi që dëshiron të vijë në Tiranë nga Roma apo Milano, nga Berlini apo Madridi: ne do t’i ndihmojmë. Tirana do jetë qendra e biznesit dhe unë do bëj çdo gjë që të sjell punësim dhe investime në Tiranë sepse për mua e para eshtë Tirana dhe ajo duhet dhe do të jetë krah për krah kryeqyteteve të tjera të Europës.

Po për këtë na duhet të ndërtojmë një Tiranë moderne Europiane. Ne duhet të ndërtojmë më shumë shkolla që fëmijët tanë të mos rrijnë në klasa me nga 40 nxënës, duhet të krijojmë kushte më të mira që mësuesit të japin mësim në mënyrë dinjitoze dhe nxënësit të mësojnë normalisht. Ne duhet të eliminojme mësimin me dy turne dhe të  kemi klasa me më pak se 30 nxënës, shkolla të hapura e të mirëpajisura,  ku zhvillohet mësim por edhe jetë sociale për nxënësit dhe komunitetin; internet falas për të rinj, nxënës e studente, jo vetëm ne shkolla por në të gjithë territorin e qytetit.  Shkollat do të shndërrohen në qendra të jetës komunitare duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e përshtatshme ndërsa Bashkia do të organizojë dhe financoje aktivitete të larmishme ndërshkollore

 

Tirana ështëe qyteti i parë universitar i Shqipërise. Bashkia do të krijojë mundesitë që Tirana të presë dhe të mbajë në gjirin e saj, me të gjitha kushtet dhe infrastrukturat, më shumë se 100.000 studentë. Një Bibliotekë Universitare e Tiranës, është premtimi im konkret, për Tiranen, kryeqytet universitar.

Ne kemi nevojë të investojmë në infrastrukturë, çka do të hapë fronte pune të menjëhershme dhe do të ndërtojë themelin e një rritje ekonomike afatgjatë. Unaza e Madhe që do të qarkojë Tiranën do të rrisë efiçencen e biznesit dhe qytetarëve duke shkurtuar ndjeshëm kohën e transportit. Ajo do të ndihmojë edhe zhvillimin e lagjeve të Tiranës duke i lidhuar ato me një sistem modern trasporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nënkalimet dhe parkingjet nëntokësore do ta zgjidhin përfundimisht problemin e trafikut në Tiranë. Unë do angazhohem edhe për për një sistem transporti publik cilësor, të shtrirë në të gjithë qytetin dhe të pakushtueshëm, falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale. Tirana ashtu si çdo kryeqytet Europian do te ketë tramvajin e saj.

Ne kemi nevojë për më shumë parqe dhe lulishte, për rrugë dhe trotuare cilësore. Ne kemi nevojë për një plan për qytetin tonë dhe jo të vazhdojmë të hedhim beton dhe të ndërtojmë kuturu. Ky plan do të ketë në vëmendje jo vetëm qendrën e qytetit por edhe lagjet tona, kudo ku jetojnë banorët e këtij qyteti. Tirana duhet të përfundojë odisenë e mungesës së pafundme të planit rregullues, që gjithmonë është afër përfundimit por asnjëherë nuk përfundon, duke mbetur kështu i hapur ai bark që pjell të gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe perspektivën e paqartë të vlerës së çdo ndërtimi. Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.

Dhe këtu, unë si kryetar i bashkisë nuk do të hezitoj të kundërshtoj madje as vendime të marra nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, kur ato bien ndesh me interesat afatgjatë të qytetarëve të Tiranës.

Unë e di se ka mes jush që pyesin se cfarë raporti do të ndërtoj unë nesër si Kryebashkiak me qeverinë qëndrore. Për të gjitha ata që pyesin, kjo është përgjigjia ime: Unë do të punoj me qeverinë qëndrore sa herë e lyp interesi më i mirë i Tiranës, por nuk do të ngurroj kurrë të përballem me të nëse ky interes vihet në pikëpyetje. Qeveria qëndrore mund, duhet dhe do të bëjë shumë për Tiranën, dhe unë si Kryebashkiak do të punoj me të dhe do t’i jem mirënjohëse për çdo ndihmë kësaj mysafire të përhershme të qytetit tonë.

Lagjet tona, aty ku njerëzit bëjnë jetën e përditshme, jo vetëm qendra, kanë nevojë t’i nënshtrohen një zhvillimi dinamik në respekt të plotë për pronën private dhe një harmoni të drejtë të zhvillimit të saj në favor të familjeve që e zotërojnë atë. Ne duhet të sjellim shërbime thelbësore dhe të krijojmë një qytet policentrik me hapësira të gjelbra dhe ambjente çlodhëse dhe argëtuese ku njerëzit të jetojnë, të punojnë dhe të çlodhen.

Bashkia do të angazhohet për një program qëe synon shpëtimin e sipërfaqeve të gjelbërta nga prishja dhe rehabilitimin e shpejtë të tyre. Gjithashtu, Bashkia do të ndërtojë parqe të vogla dhe zona apo qendra argëtuese në shumë nga zonat e qytetit ku ekzistojnë ende hapësira të lira.

 

Përmes investimeve publike, por edhe partneritetit publik-privat ne do të rrisim cilësinë dhe kapacitetet çlodhëse dhe argëtuese të Parkut të Madh të Liqenit, të Parkut tëe Dajtit si dhe do të investiojmë për zona të mëdha të gjelbërta, çlodhëse dhe argëtuese ne territoret e bashkive e komunave fqinje.

Unë angazhohem sot para jush për ndërtimin e një Parku tjetër të Madh të Tiranës si dhe ndërtimin e Korridorit Rekreativ të Lumit të Tiranës si pjesë e një plani të ri te zhvillimit që Bashkia do të vërë në jetë ne bashkëpunim dhe harmonizim me bashkitë dhe komunat fqinje.

Ky plan duhet t’i kthejë qytetarit zërin e tij për të vendosur mbi të ardhmen dhe zhvillimin e komunitetit. Për këtë qëllim, mbledhjet ku shqyrtohet çdo plan ndërtimi për qytetin tonë do jenë të hapura për publikun. Ju dhe fqinjët tuaj do të keni mundësinë të jepni mendimin tuaj dhe të zgjidhni të ardhmen e lagjes tuaj.

Unë do të kërkoj gjithashtu që çdo ndryshim destinacioni për biznesin të jetë i hapur për komentet e publikut. Nëse dikush do të hapë një diskotekë te pragu i banesës tuaj, ju do të keni të drejtën të kundërshtoni.

 

Unë do të jem një Kryebashkiak i hapur për të dëgjuar nga ju. Çdo të premte unë do të kem orar zyrtar pritjeje ku çdo qytetar me problem të çfarëdollojshëm do mund të vijë dhe të flasë vetë me Kryetarin e Bashkisë dhe unë do bëj gjithçka për të zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevojë për një Kryebashkiak që kujdeset për hallet dhe shpresat e njerëzve. Një Kryebashkiak që do t’i përkushtohet Tiranës dhe qytetarëve të saj me mish e me shpirt. Një Kryebashkiak për të cilin të parët janë njerëzit, e para është Tirana.

Nëse duam që Tirana të jetë një qytet modern dhe Europian, ne na duhet një plan modern urban, që jo vetëm zgjidh problemet e sotme, por që i krijon metropolit tonë perspektivën dhjetëra vjeçare të zhvillimit. Por Tirana nuk mundet kurrë të realizojë potencialin e saj të plotë kur korrupsioni zhbiron jetët tona. Kur Bashkia harxhon 8300 lekë për frymë për pagat dhe vetëm 2500 lekë për shërbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 ditë për një leje ndërtimi, dhjetëra herë më shumë se në çdo qytet tjetër Europës, disa herë më shumë se në cdo qytet tjetër të vendit.

çelësi është transaparenca. Çdo lek që bashkia shpenzon, duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontrate që lidhet do të publikohet në faqen zyrtare të internetit.

Bashkia duhet të jetë solidare, ajo duhet të çlirojë dhe inkurajojë energjitë bamirëse në qytet. Ne duhet tu gjendemi në krah njerëzve në nevojë. Bashkia do t’i vijë në ndihmë nënave kryefamiljare që mbajnë të vetme familjet. Nuk do të ketë fëmijë që braktisin shkollën për arsye ekonomike, ne do t’i heqim nga rruga fëmijët që lypin dhe do t’i ulim në bankat e shkollës bashkë me moshatorët e tyre për t’ju dhënë edhe atyre shansin që u jep shkolla për një jetë më të mirë.

Tirana është zemra kulturore e vendit dhe kombit tonë. Këtu jeton elita e vendit dhe një komunitet i mrekullueshëm njerëzish të artit dhe të kulturës. Bashkia do të vendoset në qendër të një mekanizmi dinanamik që ndjell ardhjen në Tiranë të shumë aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe Çmimit Bashkiake për shumë fusha të kulturës, artit dhe letërsisë do të ngjallin garën për krijim, art dhe kulturë në qytet.

Tirana, një destinacion turistik do të plotësohet me disa destinacione turistike përreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i një Rrjeti i Destinacioneve të Intregruara Turistike të zonës së Tiranës, në bashkëpunim me kolegët e komunave apo bashkive përreth kryeqytetit do të propozojë për turistët një Tiranë të vizitueshme gjithë vitin.

Dhe tani më lejoni të them dy fjalë për Edi Ramën. Ai nuk është armiku ynë. Dhe ndoshta në krye të herës edhe ka arritur diçka për qytetin. Por që kur erdhi në krye të Partisë Socialiste interesi i tij i vetëm është lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna për Tiranën dhe qytetarët e saj. Qyteti ynë ka mbetur në vendnumëro, sepse ai është obsesuar me kolltukun e kryeministrit dhe i është futur një betejë politike për hesap të vet, por që nuk na ndihmon të ndërtojme asnjë shkollë të vetme, nuk na shtron asnjë rrugë të vetme, nuk na krijon asnjë vend të vetëm pune.

Dëgjova se dje tha që do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës për t’u bërë kryeministër. Punë e paqme!  Por a është kjo ajo që kërkojnë qytetarët e Tiranës kur i drejtohen dhomës së votimit për të zgjedhur njeriun që duhet të zgjidhë hallet e tyre të perditshme në këtë qytet?

Unë ju ftoj ta refuzojmë me votë qyetatare këtë betejë të re politike që ai na propozon për interesat e tij dhe aspak të qytetit tonë dhe të zgjidhni alternativën që ju vendos ju të parët, Tiranën të parën!

Dje unë dhashë dorëheqjen si Ministër i Brendshëm, sepse besoj se Tirana meriton një Kryebashkiak me kohë të plotë që do t’i vërë veshin njerëzve dhe do të punojë gjithë kohën për t’i kthyer shpresat e tyre në realitet dhe jo të merret me beteja politike.

Sepse këtu dicka shumë e rëndësishme ka humbur rrugës: arsyeja pse çdo burrë apo grua garon për t’u zgjedhur është të ndihmojë dhe tu shërbejë njerëzve. Në çdo hap të kohës time në shërbim publik kjo ka qenë motoja ime. Gëzimi im dhe brenga ime është se për çdo person që kam mundur të ndihmoj e di që ka patur të tjerë që nuk kam mundur t’i ndihmoj. Por unë dua çdokënd që më dëgjon sot ta dijë se jam në anën tuaj, se do punoj për ju, se do e degjoj zërin tuaj.

Në këtë qytet cdokush has pengesa të ndryshme dhe ka qëllime të ndryshme, sipas moshës, punës, lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetarët e Tiranës ajo që më impresionon nuk është shumëllojshmëria por ngjashmëria e dëshirave, kërkesave dhe shpresave të tyre për Tiranën.

 

Njerëzit e këtij qyteti duan hapësira të gjelbërta, parqe dhe kënde lojërash. Ata duan t’u mblidhen rregullisht plehrat, njerëzit duan trotuare dhe rrugë të shtruara, njerëzit duan një qytet ku ajri që ata dhe fëmijët e tyre thithin është i pastër dhe ku mbeturinat pastrohen, një qytet me më pak trafik, më shumë parkingje dhe një qytet me një transport publik që funskionon. Njerëzit duan një qytet ku lagjet të jenë të ndriçuara, ku kujdesi shëndetësor të jetë më pranë tyre dhe ku zëri i tyre të dëgjohet.

Njerëzit duan një Bashki që punon për ta, dhe jo për të çuar më tej axhendën politike personale të Kryetarit. Njerëzit duan një qytet më të mirë, dhe ajo që ia ka zënë rrugën është lufta politike.

Unë ju premtoj sonte se çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do ta harroj kurrë se arsyeja pse jam në zyrë publike është që tju shërbej ju të dashur bashkëqytetarët e mi. Paçka nëse jeni demokratë apo socialsitë, LSI apo PDU, Republikanë apo LZHK. Nuk ka rëndësi nëse jeni të moshuar apo të rinj, burra po gra, të punësuar apo të papunë, apo pensionistë. Ne të gjithë jemi qytetarë të Tiranës dhe unë do punoj çdo ditë për të ardhmen e çdo qytetari. Sepse për mua të parët jeni ju! E para është Tirana!

 

Nesër unë do ta nis fushatën time me njerëzit, duke i takuar dhe duke i dëgjuar ata. Unë mezi pres te jem mes jush, në çdo lagje të Tiranës t’ju shtrëngoj duart, të ulem bashkë me ju dhe të dëgjoj shqetësimet, qëllimet dhe shpresat tuaja. Bashkë me ju do të ndaj platformat e mia për zgjidhjen e problemeve, vizionin tim për Tiranen moderne Europiane.

Të dashur bashkëqytetarët e mi. Ne gjendemi tani në një udhëkryq. Para nesh ka dy rrugë, dhe ne duhet të zgjedhim. Njëra rrugë na kthen tek politika e vjetër e ndasive, akuzave, konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rrugë na lë në vend. Rruga tjetër udhëheq drejt mundësisë, bashkimit, shpresës, progresit dhe optimizimit, ku në qendër jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, dhe kjo rrugë na çon drejt mundësive të reja për secilin, drejt zgjidhjeve të medha për Tiranën.

Unë dua të luftoj betejën e të ardhmes tonë: një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Për Tiranën, qytetin që ne duam dhe që meriton më shumë.

Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua në këtë rrugë, ta lëmë pas konfliktin shterpë të akuzave politike, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën, të zgjedhim mundësinë shpresën dhe ëndrrat tuaja. Le ta shtrijmë vështrimin tonë drejt mundesive të reja dhe zgjidhjeve të mëdha, të bindur se së bashku do t’ja dalim.

Të çohemi dhe të fillojmë punën për qytetin e ëndrrave tona, të bashkohemi me një zë të vetëm dhe ta lëmë atë zë të dëgjohet fort e më fort nga besimi që ne kemi, se ne mund të ndërtojmë një Tiranë më të mirë, se ne do ta ndërtojmë një Tiranë më të mirë dhe do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do na ndalë në rrugën tonë.

Faleminderit.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 26-03-2011, 16:45:21
Ne mos gabohem kjo eshte hera e katert qe Rama kandidon. Pra ka qene tre here kryetar dhe pretendon te behet dhe nje here te katert.

Pertej simpative politike, sinqerisht, cfare ka bere Rama pervec lyerjes se pallateve dhe prishjes se kioskave e pastrimit te Lanes?

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 26-03-2011, 19:47:57
Qe te dy motra jan uaaa ose K...A
Sa i ngjan Enver Hoxhes ky Basha,Per tu habit hmmmmm:

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 27-03-2011, 01:14:07
Ne foton e mesiperme ke Meten dhe Berishen!

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 29-04-2011, 00:10:38
Sondazhi gjerman: Basha fiton ndaj Ramës me 57.9 për qind

Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dominon me vota ndaj rivalit të tij Edi Rama; sipas rezultateve të një sondazhi të ditëve të fundit, i organizuar nga Instituti Gjerman i Statistikave.

Sondazhi u zhvillua në Qendrën Tregtare “Univers”, në autostradën Tiranë- Durrës. Në votim për dy kandidatët Basha dhe Rama u përfshinë 3482 vetë, nga të cilët rezultuan se 2439 ishin nga bashkia e Tiranës dhe 1024 nga rrethinat apo rrethet.

Referuar rezultateve të këtij sondazhi, “Bota Sot” raporton se për kandidatin Basha votuan 1412 vetë ose 57.90%, ndërsa për Edi Ramën 1027 ose 42.10%.

Për sa u takon qytetarëve që nuk ishin banorë të Tiranës, për Bashën votuan 586 vetë, ose 57.23%, ndërsa për Edi Ramën 438 vetë ose 42.77%. Sakaq, 19 vota rezultuan të pavlefshme.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#15 ne: 30-05-2011, 15:10:26
Sensi i Pergjegjesise!!!!!

Gjyqtarët e Kolegjit kanë motiv të tremben, por asnjë arsye të tërhiqen nga dhënia e drejtësisë. Mesazhi i amerikanëve ishte i qartë: Loja mbaroi dhe KQZ bëri faull të rëndë. Por Komisioni i Venecias apo amerikanët nuk i shpëtojnë dot këto toga të zeza nga marrja e vendimit. Për të vendosur dinjitetin në vend të shtetit ligjor dhe të demokracisë. Dhe treguar sensin e përgjegjësisë.
Kasnecët e qeverisë po pëshpërisin rivotimin. Por do ishte e padrejtë dhe dhunimi i fundit i lojës së demokracisë. Populli foli, vota e tij u dhunua. Siç tha edhe Countryman, tani duhet vënë në vend drejtësia.
Sot Tirana ka dy kryetarë bashkie. Në fakt duhet të kishte një, por Lulzim Basha dështoi pritshmërinë e opinionit publik vendas për t’u treguar ndryshe, dhe ndryshe sa kishte premtuar publikisht, nuk e pranoi rezultatin paraprak. Ai dëshpëroi edhe amerikanët dhe dështoi edhe pritshmëritë e tyre se mund të ishte kreu i ardhshëm dinjitoz i PD, duke pranuar rolin dytësor si Viagra politike e Berishës, dhe duke i dhënë prijësit blu mundësinë për të nisur pisllëkun e radhës në cirkun elektoral të njëzet viteve të fundit, në të cilin Sali Berisha ende nuk ka të regjistruar pranimin e rezultatit të ndonjë palë zgjedhjeje, sa herë që ai ka dalë humbës.
Gjithkush që mendoi – me logjikë sigurisht – se Saliu thjesht bëri një lojë, se kërkoi që të çonte Ramën në Kolegj, se kërkoi të zbehte edhe më fitoren e tij të ngushtë, se kërkoi të zbehte me zvarritjen e Tiranës, fitoren e opozitës në 3 të katërtat e sipërfaqes së vendit, se kërkoi të luante me nervat e opozitës, se kërkoi të fuste sherr në PS me “bonapartistët”, gaboi. Jo. Saliu kërkon Tiranën. Si e vetmja rrugë – sa ironike – që të kompensonte humbjen më dramatike të tijën, pikërisht kur “ekonomia shënonte rritje që sfidonte Kinën”, kur Shqipëria ishte perla e turizmit global”. Kur hoqi vizat dhe shpëtoi pa gjemb në këmbë, kur njerëzit e tij vranë ditën për diell katër vetë në bulevard. Humbi, kur kishte pranë vetes ata që i ka pasur gjithmonë përballë, ndërkombëtarët. Humbi, kur Ilir Meta, që ai vetë i pari, dhe më pas shumë të tjerë shpresonin t’i lexonin nekrologjinë politike, fitoi më shumë vota se kurrë. Humbi kur komisionerët e tij te njësia 5 ja trajnonte një sekretar i PS. Humbi, pikërisht se nuk bleu dot dhjetë votat e fundit. Humbi dhe humbi thellë, turpshëm, dhe në sy të tre milion shqiptarëve.

Por siç thotë një miku i tij dikur i afërt, Berisha nuk është asnjëherë i fortë sa ç‘e pandehin, por asnjëherë aq i dobët se ç‘mund të shpresojnë. Ashtu si Zoti i Unazave lëshoi bishën në fund, edhe Padroni i Shqipërisë, lëshoi zinxhirësh KQZ-në dhe përdhunoi publikisht, “live e në mënyrë transparente” siç thotë zoti Basha, votën e lirë dhe ndragu mbi procesin më interesant dhe emocionant electoral të dekadës së fundit. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve,  e atyre që panë sesi burri i shtetit u shkërmoq me shpejtësi në kutitë e hapura live e në mënyrë transparente, në sjelljen arrogante të Jozefinës së KQZ, në buzëqeshjen inoçente të vajzës së re, që lexonte vesh më vesh emrin “Basha”, sa herë nxirrte para kamerave fletët e “mrekullisë”, me të njëjtin entuziasëm të vajzës topless që shpall raundet e boksit. Ra, por nuk iku. Sërish kërcënon, me mbledhje live qeverie a parlamenti, sa herë Kolegji duhet të mblidhet e të bëjë, të vetmen gjë për të cilën ekziston një gjykatë: drejtësinë.

 

Dhe rrimë pak tek Kolegji. Tetë gjyqtarët sot janë në vëmendjen e të gjithëve. Shumë, pranë PD thonë se nuk duhet t’i vëmë nën presion, ndërkohë që shefi i tyre kërcënon live e në mënyrë transparente çdo ditë. Kur u ka vënë dy qen roje që i ndjekin edhe kur shkojnë në banjë. Që u kontrollon telefonat me serverin e paligjshëm nga bodrumet e një ministrie. A kanë motiv këta të tremben? E kush nuk do të kishte ankth në vendin e tyre? Motivet janë dy: 1. Për shkak të rëndësisë dramatike të vendimit që ata do të marrin për Tiranën. 2. Se nëse të dyja palët i shantazhojnë e kërcënojnë, së paku njëra prej tyre, e ka seriozisht.

 

Po a kanë arsye ata të tërhiqen e zbythen? Asnjë. Përsa kohë janë në atë detyrë, që e kanë marrë në mënyrë të vullnetshme, ata duhet të kryejnë detyrën e tyre, sado e rëndë që ajo do jetë, pavarësisht nga pasojat që ka. Kasnecët e qeverisë kanë nisur t’u pëshpërisin në vesh opsionin e rivotimit për Tiranën (në fakt nëse kjo ndodh fitorja e opozitës është më e qartë se dhjetë votat plus të tetë majit). Por kjo do ishte gjëja më e padrejtë, më e pandershme dhe lëshim ndaj së keqes më të vogël, për hir të kompromiseve me politikën apo frikës së shantazhimit prej saj. Gjithçka për ta është e qartë, e zeza në të bardhë. E thanë europianët, por më prerë se të gjithë e tha Countrymen. Gjithçka bëri KQZ me procedurën e tij të ndryshimit në tavolinë, ishte anormale dhe e padrejtë. Rezultati ishte dhe rregullat e lojës u ndryshuan kur loja mbaroi. Nëse gjyqtarët presin që Countrymen apo Arvizu të marrin vendimin për ta, nëse shpresojnë që barrën nga supet t’ua heqë Komisioni i Venecias, nëse e mendojnë qoftë edhe për një çast të çojnë Tiranën në rivotim, kjo do ishte fatale për demokracinë, e për më keq, për shtetin ligjor. Kur një gjykatë ka frikë të vendosë drejtësinë për kryeministrin e ardhshëm, çfarë shprese ka për drejtësinë, një katundar nga Shkodra, që i kanë zënë tokën, dhe i drejtohet gjykatës e policisë për ndihmë?

Dhe nëse nuk e bëjnë dot këtë punë, më mirë të dorëhiqen e largohen si frikacakë të një sistemi që ka rënë, e mbahet në këmbë vetëm nga tenderat e mëdha e kreditë arabe. Do ishte kjo një akt më i ndershëm, sesa akti paburrrëror i mos dhënies së drejtësisë. Nëse e bëjnë, pasoja më e madhe për ta, ishte se do t’i falnin Shqipërisë një fillim Ndryshe. Nga ai i vërteti ama.


Sokol Balla
 

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 30-05-2011, 15:28:03
Ne vitet 90 kur u krijua ne kemi qene mbeshtetes te kesaj Partie, por si eshte katandisur sot eshte vertet per te ardhur keq mund te thuash me plote gojen ka marre fund, Sali Krimineli arriti ta shkaterroje ate Parti perfundimisht dhe ta ktheje ne nje parti alla Arabe Bath Party, kjo eshte nje fatkeqesi e madhe per demokracine dhe Shqiperine, nuk e di si do dale nga ky batak qe eshte futur, ndoshta nje kthim i mundshem i Eduart Selamit nga SHBA mendoj eshte zgjidhja me e mire per ta shpetuar.

Temat e fundit