Edi Rama: Sali Berisha eshte pergjegjes per permbytjet ne Shkoder - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

A eshte Sali Berisha shkaktar i termetit ne Haiti?

Po
Jo

Edi Rama: Sali Berisha eshte pergjegjes per permbytjet ne Shkoder

Edi Rama: Sali Berisha eshte pergjegjes per permbytjet ne Shkoder

· 9 · 3069

  • Postime: 123
  • Karma: +1/-1

ne: 17-01-2010, 14:50:49
Rama: Ja provat qe vertetojne se Berisha manipuloi vdekjen e viktimave te permbytjes ne Shkoder. Te jape doreheqjen, shkaktoi tragjedi dhe ne Haiti.


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzon kryeministrin Sali Berisha si pergjegjes per permbytjet ne zonen e Shkodres dhe per viktimat e kesaj tragjedie.

Duke folur ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste, Rama theksoi se sot ka nje arsye me madhore se Gerdeci per te kerkuar doreheqjen e Sali Berishes dhe zgjedhjet e parakohshme.

"Ju bej me dije se para se te kthehesha nga pushimet jashte shtetit, specialistet tane me kishin bere te ditur se sipas perllogaritjeve tona, nga permbytjet ne Shkoder do te kishte te pakten 27 te vdekur. Sot rezulton se cuditerisht nuk ka asnje te vdekur dhe per kete eshte pergjegjes vetem nje njeri: Sali Berisha." tha zoti Rama ne fjalen e tij.

"Ku eshte pare kjo, te kete permbytje te kesaj shkalle pa asnje viktime?! Ne te gjitha permbytjet e viteve te fundit, nga Afrika ne Angli, ka pasur qindra te vdekur. Si eshte e mundur qe ne nje vend si Shqiperia, me mjete dhe mundesi te kufizuara, te mos kete asnje te vdekur?! Kjo tregon qarte qe Sali Berisha, ashtu si me kutite e votimeve, ka futur duart dhe ka manipuluar rrjedhen nayrale te ngjarjeve" tha Edi Rama.

"Prandaj miqte e mij, kjo situate ishte e shkatuar nga robi dhe jo nga Zoti!" vijoi ai.

"Ne disponojme prova qe vertetojne katerciperisht kete gje, deshmi personale te disa te moshuarve qe ishin duke vdekur, filmime te emisionit "Fiks Fare" dhe materiale te tjera, te cilat do tia percjellim Evropes, Papes, Amerikes, dhe gjithe botes" vazhdoi zoti Rama.

"Ne te pakten 13 raste ka pasur urdhezime direkte nga Sali Berisha per frymemarje goje me goje dhe per perdorim te bomblave te oksigjenit. Kur njeriut i vjen vdekja nuk ka pune Sali Berisha, Jozefina Topalli, Lulezim Basha, apo ndonje tjeter te nderhyje ne punet e Zotit. Kush kujton se eshte ai, Jezu Krishti?!" akuzoi kryesocialisti Edi Rama.

"Digat e hidrocentraleve, sic beri te ditur inxhinieri ne pension dhe krejtesisht i pavarur Dhimiter Cico, tashme duhet te ishin permbysur. Por as kjo nuk ka ndodhur. Gjate diteve kritike te permbytjeve ne Shkoder, zoti Cico ka dale te pakten tre here ne dite ne televizionin Top Channel duke informuar popullin per kete gje, po pas futjes se duarve nga qeveria dhe ne diga, fati i tyre eshte manipuluar gjithashtu si fati i viktimave te pamundur te Shkodres. Per me teper, dhe vete presidenti Topi eshte futur ne vallen e Sali Berishes duke dale ne konference per shtyp me kryetarin e Komitetit te Digave te Medha, Farudin Hoxha, dhe duke perhapur panik dhe keqinformuar popullin se gjoja digat ishin te sigurta" tha Edi Rama.


Rama vazhdoi fjalen e tij duke permendur shtrirjen nderkombetare te manipulimeve dhe korrupsionit te Sali Berishes.

"Pervec permbytjeve ne Shkoder, shaktari i Gerdecit te ujit eshte pergjegjes dhe per Gerdecin e termetit ne Haiti. Nuk ishte e rastesishme qe menjehere pas nderhyrjeve te qeverise shqiptare ne zonat e permbytura ne Shkoder, ndodhi termeti i tmerrshem ne Haiti me pasoje humbjen e jetes se qindra mijera njerzve. Sipas perllogaritjeve te specialisteve tane rezulton se manipulimi i tragjedise se Shkodres dhe parandalimi me dhune i vdekjeve nga permbytjet ishte shkaku kryesor per tragjedine e Haitit."

"Kur fut duart ne punet e Zotit ai hakmerret diku tjeter, aty ku eshte hallka me e dobet e zinxhirit te jetes. Berisha me korrupsionin e tij dhe parandalimin me force te vdekjes se disa dhjetra shkodraneve rezultoi ne vdekjen e llahtarshme te qindra mijera haitianeve te pafajshem," vijoi zoti Rama.

"Nese keta njerez ne Shkoder do kishin vdekur sic ja kishte taksur Zoti, gjate permbytjeve, kjo do ishte gjithashtu dhe nje fare katarsisi shpirteror per Shkodren dhe gjithe Shqiperine. Me nderhyrjet e tij Sali Berisha ja hoqi kete oportunitet banoreve te permbytur, dhe tani thote se do ti kompensoje per demet materiale. Por demshperblimet per pasojat materiale nuk mund te jene kompensim per dhunimin e vdekjeve."

"Ky i cmendur do te na lere te gjitheve pa vdekur, vetem e vetem qe te mos jape doreheqjen nga pushteti i tij i korruptuar" tha kryebashkiaku Edi Rama.

"Prandaj dhe ne nuk do te marrim pjese ne seancen gjoja te jashtezakonshme parlamentare per permbytjet ne Shkoder. Kjo seance nuk eshte aspak e jashtezakonshme, pasi tashme Sali Berisha me mashat e tij korruptive futi duart ne kutine e ujjit dhe manipuloi tragjedine e Shkodres" tha zoti Rama.


Kryetari i opozites e mbylli fjalen e tij duke i bere thirrje popullit shqiptar dhe atij haitian qe te dalen ne rruge me hanxhare, sepata, dhe cdo arme tjeter te ngrohte ose te ftohte dhe te kerkojne hapjen e kutive dhe doreheqjen e Sali Berishes.

"Ju bej thirrje te dilni sa nuk eshte vone, te mbiledhemi te gjithe tok ne rruge per te parandaluar tragjedi te tjera ne Shqiperi dhe anembane botes. Rruga e vetme eshte dalja ne rruge. Shpetimi i vetem per Shqiperine, dhe mbase gjithe boten, eshte hapja e kutive. Bashkohuni me ne dhe me ultimatumin tone te kutive. Nje njeri nje vote, nje njeri nje kuti!" tha Rama ne perfundim te fjales se tij.

Top Channel | Gazeta Shqiptare | Shekulli

Ramaik.com

  • Postime: 720
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-01-2010, 20:35:35
u vjeterua shume ky lloj humori

#2 ne: 17-01-2010, 21:00:02
Per te qeshur ishte ky artikulli?

  • Postime: 123
  • Karma: +1/-1

#3 ne: 18-01-2010, 14:04:36
Debati me dyer të mbyllura

Ylli Manjani: Po bëjmë një rezolutë por harrojmë se duhet të flasim pasi të kenë folur institucionet kompetente. Këtë gjë ju s’mund ta bëni dhe i jeni sulur Prokurorisë me shpifje nga më të ndryshme, fajësoni Prokurorinë se nuk dini të bëni vetë politikë, dhe momenti që ju bën më shumë fajtor është konsensusi që PS ka dhënë në vitin 2008 për ligjin që i mbyll gojën Prokurorisë, e cila nuk mund të bëjë asgjë. Prokuroria nuk mund të bëjë asgjë sipas këtij ligji pasi sapo nis një hetim, i shkon direkt inspektimi nga ana e Ministrit të Drejtësisë dhe propozon shkarkimin e tij. Prokuroria i ka duart e lidhura nga ky konsensus.

Ben Blushi: Na u përmend se po bëjmë telenovelë, por ai që akuzon për telenovelë është vetë reklamë mes dy filmave. Strategjia e deritanishme nuk na çoi aty ku donim, në hapjen e kutive apo dhe në zgjedhje të parakohshme. Atëherë është momenti të diskutojmë një strategji tjetër. Ndërkohë sa të mendoheni ju dhe sa të çliroheni nga tutela e Edi Ramës, unë po ju njoftoj që sot që në datë 7 do të hyj në Kuvend për të marrë mandatin. Kjo është e padiskutueshme. E bëj këtë edhe për të shprehur lirinë e individit.

Ilir Zela: Duke dëgjuar Blushin dhe shokët e tjerë me këto qëndrime që po mbahen duket, sikur po i themi Blushit e të tjerëve ikni nga PS. Kjo është e gabuar, ne duhet të bashkohemi sepse ky qëndrim është i gabuar dhe PS këto qëndrime i ka provuar dhe në 2003 ku rezultatet dihen. Kjo është një mendësi që ka hyrë që në 2003 me Ilir Metën të cilin e përzumë dhe humbëm në 2005.

Edi Rama: Unë mendoj ta shtyjmë për një mbledhje tjetër këtë diskutim, kur të doni ju, për një javë apo dy javë dhe të mos shfokusohemi nga tema e përmbytjeve. Aty të flasim për lirinë e gjithsecilit, si e ka ushtruar dhe si e ka përdorur atë. Po të doni ne mund të bëjmë një diskutim dhe unë jam i gatshëm t’ju sfidoj dhe intelektualisht. Prandaj them ta mbyllim sot dhe ...

Arben Malaj: Jo zoti kryetar, s’mund ta mbyllësh në këtë mënyrë. Dua të flas edhe unë. Axhenda e PS është shumë larg të qenurit parti opozitare. Për një forcë politike kaq të madhe, për një forcë politike që ka qeverisur këtë vend, është e papranueshme që kur fillon një aksion politik, të mos ketë një exit-strategji, që nënkupton një strategji të suksesshme, jo një pazar të minutave të fundit. Përgjigjja juaj z. Rama ka qenë e mbetet konstante: “Ne nuk duhet të kemi exit-strategji, ajo është përgjegjësi e Berishës”.

Panorama


  • Postime: 1402
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 01-02-2010, 23:57:48
Tani kjo tema eshte per permbytjen ne Shkoder apo termetin ne Haiti?
« Editimi i fundit: 02-02-2010, 16:47:43 nga Cadillac »

  • Postime: 38
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 09-05-2010, 23:45:19
është apsurde me maliverzu me fatkeqsit natyrore edhe me viktimat e saj me u munud me perfitu për qellime personale koj ashtë turp por ja që ka edhe kso njerz

  • Postime: 1402
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 08-02-2012, 01:45:45
Ramaik, .....se paske ikur per lesh.

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 08-02-2012, 14:10:14
Ramaik, .....se paske ikur per lesh.
Kur ishte koha e fushates, kush di sa lek ka marre ky nga Pd-ja e Sali bernisha

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 09-02-2012, 22:41:30
Ky artikulli. ''Debati me dyer të mbyllura'', vetem ne Shqiperi, mund te kuptohet cke folur brenda. lol

Sa i perket temes, sdi cte theme...

Temat e fundit