×

Ekskluzive/ Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Artan Gjermenit !

Ekskluzive/ Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Artan Gjermenit !

· 1 · 444

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 20-04-2007, 00:46:18
Emri i ish kryetarit te gjykates se Lushnjes dhe anetarit aktual te KLD, Artan Gjermenit, ndodhet ne pergjigjet e bisedave telefonike te Aldo Bares dhe pjestareve te tjere te bandes famekeqe te Lushnjes.

"Gazeta Shqiptare" ka siguruar ekskluzivisht dosjen e plote te hartuar nga Seksioni i Shtate i Antidroges se kuestures se Torinos. Materiali voluminoz prej 430 faqesh, pjese te te cilit Gazeta Shqiptare do t'i botoje ne vazhdim, perfdshin brenda tij qindra pergjime te telefonatave te bera mes kreut te organizates dhe pjestareve te saj. Në të përfshihen telefonata që u janë bërë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të mos guxuar të godasin njerëzit e organizatës, apo dhe afera të dyshimta të kryera ku përmenden emra politikanësh e funksionarësh të lartë shtetërorë.
Njëri prej këtyre emrave të përgjuar në bisedat telefonike është edhe antari i KLD-së, Artan Gjermeni, një emër i lakuar prej disa muajsh nga kryeministri Berisha si i lidhur me Aldo Baren. Sipas dosjes italiane, të ndërtuar nga seksioni i shtatë i Antidrogës së Torinos, emri i Gjermenit është regjistruar nëpërmjet celularit të Dondollakut, njeriut të cilësuar si “krahu i djathtë” i Aldo Bares. Dondollaku ka biseduar me kapon Aldo Bare, dhe i ka thënë atij se dëshiron ta takojë në Turqi, por nuk kishte dokumenta të rregullta dhe se rrezikonte të arrestohej nga Interpoli. “Profesori” (Aldo Bare) i jep zgjidhje duke i thënë se: “dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Tan Gjermenit”.

Artan Hoxha

Marre nga GazetaShqiptare