Ka kohë që e kam thënë dhe e përsëris: Erion Veliaj është aktualisht njeriu më i rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë! Është kancer mu në zemër të Tiranës që duhet shkulur nga rrënjët një orë e më parë!
Ka tre arsye kryesore pse ai është veçanërisht i rrezikshëm:
- ai është njëkohësisht i lig dhe tinzar, kombinim i frikshëm për një njeri me pushtet. Është gjarpër që kafshon atëherë kur nuk e pret (siç bëri me teatrin);
- ai nuk i njeh fjalët përgjegjshmëri, parime dhe moral: për para dhe pushtet ai është i gatshëm të darkojë me vetë djallin në një tryezë ku serviret gjak fëmijësh (kujto Ardit Gjoklajn);
- ai duket të jetë personi i programuar të pasojë Edi Ramën në krye të PS, pra "ylli" i tij politik është në ngjitje. Ai nuk ka kundërshtarë realë brenda PS në synimin e tij për të pasuar Ramën dhe një ditë ai do jetë në krye të partisë që aktualisht është organizata politike më e madhe në vend. Kjo është premisë tejet e zymtë për të ardhmen.
Ky ushtar i errësirës në zemër të Tiranës duhet ndalur me çdo kusht! Ndryshe errësira që ai ushqen rrezikon të përhapet e të sterrosë gjithë Shqipërinë.
Nga Edmond Dedgjonaj