Fillimi i fundit socialist - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fillimi i fundit socialist

Fillimi i fundit socialist

· 1 · 533

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

ne: 08-06-2012, 23:06:05
Fillimi i fundit socialist

Vincent TRIEST, Gazeta RD (8-6-2012)

Në shtypin e Holandës, konkretisht në gazetën prestigjioze "Trouw", doli para një jave një lajm që mund të konsiderohet si një surprizë që erdhi shumë e papritur. Madje edhe të djathtët në Holandë u habitën nga kërkesa e zëvendëskryetarit të Grupit parlamentar socialist, Harry van Bommel, që është anëtar i Parlamentit për Partinë Socialiste të Holandës që në vitin 1998. Ai kërkoi që emri i Partisë Socialiste të ndryshohet në Partia Sociale. Sipas deputetit socialist, fjala "socialist" është një term që është historikisht i ngarkuar dhe i kujton votuesit të PS-së të kaluarën e tyre si një parti marksiste-leniniste. Eshtë për t'u vlerësuar që PS-ja në Holandë ka kurajon të përballet me historinë e saj dhe fatkeqësisht kjo nuk vlen për versionin shqiptar të kësaj partie në Shqipëri.
Edi Rama duhet të shikojë me kujdes shembullin pozitiv të PS-së në Holandë. Të gjithë shqiptarët e dinë që në Shqipëri, gjatë qeverisjes së majtë më ekstreme që ka njohur Evropa, janë kryer krime monstruroze kundër popullit të saj, pra qytetarëve të vet në Shqipëri. Çfarë është interesante, është që PS-ja në Holandë nuk ka bërë një krim kundër popullatës së saj, por nuk dëshiron të identifikohet me termin "socialist", meqenëse mund të identifikohet me komunistët në bllokun lindor. Të majtët në Shqipëri zgjodhën ta ndryshojnë emrin në Kongresin e 10-të, por siç duket ata kishin mendimin të identifikoheshin me historinë e tyre të zezë. Kjo u arrit duke ndryshuar emrin nga Partia e Punës në emrin aktual që është Partia Socialiste.
Thjesht fakti që anglezët, gjermanët dhe amerikanët nuk kanë një parti me emrin "Partia Socialiste", nënvizon faktin që fjala socialist është një fjalë e ngarkuar negativisht në histori dhe partitë duan të qëndrojnë sa më larg nga termi "socialist". Pavarësisht se këto parti të majta propagandojnë politika anglosaksone, pranojnë idealet e majta dhe propagandojnë politika shumë sociale, ato nuk quhen socialiste, meqenëse nuk duan të lidhen me këtë fjalë të ngarkuar negativisht. Madje shteti i Kubës, që njihet sot si një nga vendet e fundit komuniste në botë, tentoi vetë të qëndronte sa më larg nga fjala "socialist". Këtë e bëri të qartë ambasada kubane në vitet '90, duke shkruajtur në stendën e tyre në ambasadë "Socialismo o Muerte" (Socializmi ka vdekur).
Madje edhe figurat më të zeza që ka njohur planeti e identifikonin veten me socializmin. Enver Hoxha e ndryshoi emrin zyrtar të shtetit në "Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë", pra regjimi i tij identifikohej me fjalën "socialist". Po ashtu Hitleri e identifikonte veten dhe partinë e tij si nacional-socialiste dhe kjo i ka dhënë një shtesë kuptimit negativ të fjalës socialist. Sigurisht, asnjë parti evropiane serioze nuk kërkon të identifikohet me njerëz si Enver Hoxha apo Adolf Hitler dhe prandaj kërkojnë të ndryshojnë emrin. Kjo është pikërisht arsyeja përse socialistët në Holandë dëshirojnë ta ndryshojnë emrin, pavarësisht që nuk kishin dorë fare në krimet e ndodhura gjatë regjimit nazist apo ato në vendet komuniste. Hapi i PS-së në Holandë është për t'u përshëndetur, meqenëse është një hap shumë përpara dhe tregon vullnet të partisë për të qenë sa më të ndershëm me votuesit e tyre.
Nëse rikujtojmë që Edi Rama është mandatuar për të "evropianizuar" partinë dhe të gjithë e dimë që ai ka dështuar plotësisht në këtë drejtim, do të ishte mirë që kryetari të dorëhiqej sa më shpejt nga funksioni i tij. PS është më larg se kurrë nga realiteti evropian dhe kjo u pasqyrua jo vetëm me bojkotin parlamentar, por dhe me emrin e tyre, me të cilët në fakt nuk duhet të dëshiroheshin të identifikoheshin. Kjo duhet të ishte në fakt një dëshirë e përbashkët me socialistët e Holandës, por fatkeqësisht PS-ja nuk e ka aspak problem emërimin. Shqipëria meriton një opozitë të mirë, të drejtë dhe pa komplekse dhe kjo arrihet veç nëse do të bëhet një ndryshim radikal në PS. Kjo fillon nga mandatimi i një kryetari të ri, që do të mundësonte realisht një "evropianizim" të partisë dhe jo stagnim apo rënie në këtë drejtim siç po ndodh sot. Socialistët në Shqipëri duhet të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre në Holandë dhe të bëhen pjesë e lëvizjes "fillimi i fundit socialist", duke krijuar kështu brenda PS një bazë reale për të bashkuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Ajo çfarë është edhe më interesante është që PS-ja në Holandë ka patur një lidhje shumë të ngushtë me Partinë e Punës në Shqipëri, madje dihet gjerësisht që përfaqësues të kësaj partie ishin të vetmit të lejuar nga regjimi komunist për të hyrë dhe për të folur në Parlamentin e Shqipërisë nga Holanda në vitet '60 dhe '70. Madje dhe disa burime si revista prestigjioze holandeze "HP de tijd" thonë që kjo parti ka patur mbështetje financiare nga Partia e Punës. Mendohet që ky fond ka qenë rreth 750.000 $ amerikanë, që janë përdorur nga lideri i atëhershëm, Daan Monjé për të blerë selinë e kësaj partie në Rotterdam, që është qyteti i dytë i Holandës sipas popullsisë.

Temat e fundit