Fundi banal i ‘demokratëve’ të Rudina Hajdarit - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fundi banal i ‘demokratëve’ të Rudina Hajdarit

Fundi banal i ‘demokratëve’ të Rudina Hajdarit

· 1 · 533

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-10-2019, 11:59:15
Një pjesë e madhe e mediave shqiptare po tallen me veten dhe ndjekësit e tyre duke trajtuar seriozisht një fabul banale që duhet të zinte vend në rubrikat humoristike. Fjala është për sherrnajën banale midis disa deputetëve sharlatanë që i shiten publikut si përfaqëues të opozitës. Një numër i madh burrash të prirë nga Korab Lita, Albert Zeneli dhe Halit Valteri, u mblodhën në 10 tetor për ti vënë stërkëmbësh një gruaje sa të brishtë aq edhe naïve, Rudina Hajdarit.

Me një gjuhë çapraz, me argumenta haluçuinantë ata thanë se Rudina i kishte turpëruar me gafat skandaloze që ka bërë në kuvend, se u kishte vjedhur shumë rrugë jashtë shtetit, duke i shërbyer qeverisë krahas Gramoz Ruçidh dhe Taulant Ballës dhe vendosën ta shkarkonin.

Znj Hajdari, me një shqipe të çalë dhe krejt e shokuar  nga ai zell i papritur meshkujsh veriorë ndaj një krijese të hajthme, i hodhi poshtë vërejtjet.

Por, burrat deputetë morën vendimin se ajo e “pranoi dorëeqjen” dhe vijuan të votonin për ti zënë vendin.

E në këtë pikë komedia degjeneoi në estradë.

Kandidat i parë u shpall Korab Lita, cili sfidën më të madhe intelektuale në jetë e ka pasur të shërbejë si zëvendës i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës.

Kandidatë alternativë ishin Alban Zeneli që u tërhoq menjëherë dhe Halit Valteri që kërkoi kohë për të përgatitur garën. Por, kur e pa se nuk fitonte “garën” e cila nxori kryetar Korab Litën (foto poshte duke shpallur largimin e hajdarit), edhe Valteri u tërhoq dhe ashtu sikurse ia futi PD-së që e bëri deputet, u soll edhe me kolegët e rinj: Ai tha se ishte përkrah me Rudina Hajdarin dhe se shkarkimi i saj nuk kishte ndodhur kurrë.


Në mënyrë akoma më qesharake u soll edhe një grua që deri më sot askush nuk e dinte se paguhej si deputete: Fatjona Dhimitri (djathtas art). Ajo fillimisht firmosi për shkarkimin e Rudina Hajdarit, doli edhe në konferencë shtypi, përkrah Korabit të lartë sa një mal, për të konfirmuar atë kryetar të opozitës së re dhe më pas i shkruajti letër Gramoz Ruçit ku tërhiqej nga firma që kishte hedhur me dorën e saj, me pretendimin se ishte kërcënuar.

Nga gjithë kjo estradë gjigande deri më tani kemi dy pretendentë:

Rudina Hajdarin që nuk pranon se i ka bërë gazin e botës deputetët e opozitës së re dhe këmbëngul të vazhdojë të qëndrojë në krye të grupit dhe nga ana tjetër, Korab Litën, që Rama e ofendon sa herë hyn në sallë duke i thënë “me ty nuk replikoj se nuk të njoh”, e që do ta lajë këtë turp duke i zënë vendin Rudinës.

Po, po, kaq banale është ajo që po ndodh më përfaqësuesit e opozitës së re në kuvend.

Dhe këtë shumica e mediave të mëdha e përcjellin si një betejë normale politike. Ndoshta vërtet kujtojnë se këta janë deputetë heronj me të cilët ambasdori Borchardt u zotua të bëjë reformën zgjedhore dhe ambasada USA i paraqiti si opozitën reale të vendit. Këta janë ata që po ‘luftojnë” për ndryshimin e sistemit, ndërsa deri sa kjo të ndodhë, po përpiqen ti vjedhin si plaçkë deputetët njëri- tjetrit.

©Lapsi.al

Temat e fundit