Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

· 2 · 726

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-02-2012, 00:27:10
Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Njohja më e fundit e Pavarësisë së u bë sot nga Uganda, shteti i 88-të që e njeh atë.

"Pavarësia e Kosovës është angazhim dhe përpjekje e jashtëzakonshme njëshekullore dhe fryt i punës dhe sakrificave të shumë brezave, deklaroi presidentja e Kosovës", Atifete Jahjaga. Komentet e saj, Jahjaga i bëri gjatë një parade të Forcës së Sigurisë me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

'Dita e pavarësisë i ka dhënë kuptim historisë së Kosovës', tha në fjalimin e tij kryeministri Hashim Thaçi. Megjithatë, ai rikujtoi edhe disa zhvillime e fakte historike që ndërlidhen me katër-vjetorin e shtetit të Kosovës dhe 100-vjetorin e shtetit të Shqipërisë.

Liderët kosovarë rikujtuan se Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i sakrificës së popullit të saj dhe i mbështetjes ndërkombëtare, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditës, udhëheqësit më të lartë të institucioneve, si edhe ata të partive politike bënë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, si dhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekse e përmendore të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje konsideroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një hap para dhe tre prapa. Ky subjekt politik është kundër Planit të Ahtisarit si bazë për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe se në programin e vet politik angazhohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kosova festoi sot katër-vjetorin e saj si shtet i njohur nga 88 vende. Kurse, në aspektet e zhvillimit të saj të brendshëm, po ballafaqohet ende me probleme serioze në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, me mungesë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe me pamundësi që të shtrijë autoritetin në komunat veriore të saj, të populluara me shumicë serbe.

Feste dhe ne Tirane
Kosova është në festë, ndërkohë që gëzimit të saj i bashkangjitet e gjithë Shqipëria. Në katër vjetorin Pavarësisë së Kosovës ,Tirana i dha një rruge në kryeqytet, pranë zones së Shallvareve emrin "Ibrahim Rugova". Bashkia e Tiranës me këtë rast priti sot kreun e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

Ndërkohë po sot në Tiranë u inagurua objekti i ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, godina e së cilës ndodhet pranë asaj serbe dhe ruse.

HAPET AMBASADA E KOSOVES NE TIRANE
Në Tiranë është hapur sot ceremonia e hapjes së ambasadës së Kosovës. Në ceremoninë që nisi rreth ores 18:00 në Tiranë pranë zonës së Shallvareve merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci si dhe përfaqësues të trupave të huaja diplomatikë të akredituar në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti ceremoninë duke theksuar se duke nisur nga sot misioni i zyrave diplomatike do të jetë i dyfishtë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë sikundër e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë kanë një mision të dyfishtë. Kanë misionin e pozitës ndërkombëtare të 2 vendeve tona, bashkëpunimi rajonal dhe kombëtar, por kanë dhe misionin tjetër kombëtar, të kapërcimit me vendosmëri dhe të gjitha të pasojave të krijuara gjatë një periudhe të gjatë ndarjesh kufizimesh, bllokimesh të pamerituara. Unë jam i bindur se në udhëzimet e qeverisë së Kosovës kjo ambasadë së bashku me ambasadën e tonë në Prishtinë do luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e barabartë që meritojnë 2 kombet tona”.
Më tej, kreu i qeverisë shqiptare përshëndeti homologun Thaci, ndërsa e ftoi që së bashku të realizojnë projektet për shqiptarët.
“Prania e Thacit në këtë ditë të bekuar për gjithë shqiptarët, ditën e pavarësisë së Kosovës e cila bën cdo shqiptar të ndjejë cdo shqiptar pavarësinë. Z Kryeministër shfrytëzoj rastin t’ju përcjell përshëndetjet më vëllazërore në këtë ditë të madhe të kombit shqiptar shpreh vendosmërinë se me punë të përbashkët do realizojmë projekte për shqiptarët”.

Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaci u shpreh i emocionuar për këtë zhvillim. Shkurt Thaci theksoi se e ardhmja e 2 vendeve do të jetë në BE dhe në NATO
“Jemi një komb dy shtete, si dy shtete do të jemi në NATO dhe BE. Sot po shënojmë një datë historike të jashtëzakonshme dhe një progres të jashtëzakonshëm”.

PRITJE PËR 4-VJETORIN E KOSOVËS, THAÇI: PAVARËSIA FUQIZOI KOMBIN
Pas ceremonisë së përurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë u zhvillua një pritje e veçantë, ku ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, homologu i tij Hashim Thaçi, ambasadorë e personalitete të larta nga të dyja vendet.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni, kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi të rëndësishme hapjen e Ambasadës kosovare në kryeqytetin shqiptar, e cila siç tha ai do të afrojë Prishtinën me Tiranën.
“Në emër të qytetarëve dhe qeverisë së Kosovës ju falënderoj për nderin që sonte na bëtë duke i dhuruar shtetit të Kosovës Ambasadën tonë në Tiranë. Kjo Ambasade do t’i afrojë edhe më tepër Prishtinën dhe Tiranën, përmes Rrugës së Kombit që po përmbyllim bashkarisht.”- deklaroi Thaçi.
Sipas Thaçit, sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ndërkohë kryeministri kosovar theksoi se “pavarësia e Kosovës
fuqizoi kombin tonë, fuqizoi dhe demokratizoi rajonin.

“Ne jemi një komb në dy shtete, por jam optimist që në një të ardhme shumë të afërt do të jetojmë pa kufi në një hapësirë europiane. E veçanta e 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shënohet në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.”- u shpreh Thaçi.

I emocionuar u shpreh edhe kryeministri Berisha.
"Liria e një kombi është një dhe e pandarë, ndaj dhe ne punojmë sot së bashku për të ardhmen që meritojmë në BE dhe NATO", tha të premten në mbrëmje Kryeministri Sali Berisha, gjatë një pritje të organizuar në Tiranë, në kuadrin e 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Sot për çdo shqiptar është një ditë e madhe mirënjohje, tha në fillim të fjalës së tij, kryeministri Berisha, duke shprehur nderim për ata qindra e mijëra qytetarë, që për një shekull me radhë flijuan jetën e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar, për Kosovën e lirë.
Kryeministri shprehu mirënjohjen edhe për SHBA dhe miqtë e tjerë në Europë, të cilët në një moment kritik për shqiptarët e Kosovës, angazhuan në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut fuqitë e tyre ajrore, për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga operacionet më makabre të kohës, që synonin shfarosjen e tyre.
"Sot është një ditë e madhe mirënjohje për të gjithë shqiptarët, që ditën që në momente kritike të reagojnë si një komb i vetëm. 17 shkurti 2008 është një ditë krenarie për çdo shqiptar, sepse shënon fundin e një sage të papërshkruar vuajtjesh, padrejtësish dhe sakrificash, fundin e përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe ekzistencë dhe fillimin e një epoke, ku ata njëlloj si kombe të tjera të lira, vendosën të ndërtojnë të ardhmen e tyre", tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha përshëndeti gjithashtu autoritetet dhe qeverinë e Kosovës, që gjatë këtyre viteve, në një hark të shkurtër kohor kanë realizuar në Kosovë arritje shumë të mëdha në ndërtimin e vlerave të demokracisë në ndërtimin e Kosovës.

TIRANE, EMERTOHET NJE RRUGE ME EMRIN "IBRAHIM RUGOVA". BERISHA: 17 SHKURTI DITA MË E NDRITUR PËR SHQIPTARËT NË SHEKUJ
Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, e cilësoi datën 17 shkurt të vitit 2008, si ditën më të ndritur për shqiptarët ndër shekuj, ndërsa vlerësoi figurën e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si njeriu që i dha udhë Pavarësisë

“Ibrahim Rugova është arkitekti i Kosovës së pavarur. Përulem me nderim të madh para veprës së këtij burri mendjendritur, misionar i pashoq në gjithë historinë tonë kombëtare. Sot nderojmë kujtimin e Presidentit Rugova me këtë rrugë, sot ditën më të ndritshme në tërë historinë e shqiptarëve, ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila u ndërtua mbi gjakun, flijimin jetë të sakrifikuara të mijëra shqiptarëve, e cila u arrit me forcën e triumfit të Ibrahim Rugovës”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, shqiptarët shkojnë në 100-vjetorin e Pavarësisë më krenar dhe më të sigurt për të ardhmen.
“Ibrahim Rugova me veprën e tij, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vinë në këtë 100 vjetor krenar, të lirë, të siguritë në të ardhmen që meritojnë”, tha kryeministri.

MUSTAFA: KOSOVA E PRIVILIGJUAR PËR NDERIN
Kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa u shpreh i priviligjuar që Shqipëria në 4 vjetorin e Pavarësisë inaguron në kryeqytetin e saj një rrugë në ndër të presidentit historik të Kosovës “Ibrahim “Rugova”

“Ndihem i priviligjuar që ndodhem këtu mes jush për të inaguruar rrugën që do mbajë emrin e presidentit historik të Kosovës. Një rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës në Tiranën tonë të bukur është më tepër se historik, pasi përurimi i saj ndodh në përvjetorin e pavarësisë dhe vitin jubilar të Pavarësisë së Shqipërisë. Në emër të Kosovës falenderoj për këtë akt të nderimit të personaliteti të Ibrahim Rugovës, por edhe të nderit ë ayre që luftuar pë lirinë e Kosovës”, - u shpreh Mustafa.

Kreu i Komunës së Kosovës, tha se Rugova u bë emblema e përpjekje të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërkohë cështjen e Kosovës e ktheu në cështje ndërkombëtare.
“Ibrahim Rugova hyri në politk në periudhë të vështirë, ai u bo emblema e përpjekjeve për liri dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe cështjen e Kosovës e ktheu në cëhtje ndërkombëtare. Ky vizion u bë platformë nacionale e gjithë Kosova tani e Republikës së Kosovës",- u shpreh Mustafa.

BASHA: KRENAR QË NDEROJMË BIJTË E KOSOVËS
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së emërimit të rrugës ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet, në zonën pranë Shallvareve u shpreh i lumtur që në 4 vjetorin e Pavarësisë kombi shqiptar i bashkangjitet festimeve të Kosovës.
“Besoj se flas në emrin e të gjithëve, kur them se jam i lumtur që ju presim. Në 4 vjetorin e Pavarësisë në nderojmë presidnetin Ibrahim Rugova. Sot një ditë e vecantë për kombin shqiptar dhe krenari për kombin. Dita e Pavarësissë së Kosovës. Nderojmë bijat e bijtë pa të cilat Kosova nuk do ishte e pavarur. Sot dita për të kujtuar dy figuarat emblematike, presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari”,- u shpreh Basha.
Basha u shpreh se Rugova ishte i vetmi që artikuloi idenë për pavarësi dhe liri, nën dhunën dhe terrorin serb.
“Ne përulemi para emrit dhe veprës së Ibrahim Rugovës. Ai është simbol i përpjekjeve të Kosovës për Pavarësi, kur të paktët e artikulonin idenë nën dhunën dhe terrorin serb. Qytetarët e Tiranës dhe unë ndjehemi të nderuar se një prej rrugëve të kryeqytetit tonë do mbajë emrin Ibrahim Rugova”,- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

RAMA LETËR THAÇIT: KOSOVA SHEMBULL POZITIV PËR RAJONIN
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i dërgoi një letër urimi kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, me rastin e përvjetorit të katërt të Pavarësisë së Kosovës.
“Përvjetori i katërt i Pavarësisë së Kosovës më jep rastin që në emër të PS-së dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të mira për progresin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë kosovare”- shkuan Rama.

Kryesocialisti i cilëson mbresëlënëse arritjet e Kosovës, duke theksuar se shteti më i ri është shndërruar në një shembull pozitiv për të gjithë rajonin.
“17 shkurti, kjo datë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës dhe të kombit shqiptar është e gëzueshme për çdo shqiptar dhe unë përfitoj nga rasti t’ju uroj gëzime dhe suksese të reja në rrugën e Kosovës Europiane.”- vijon më tej Rama.

PAVARESIA, META PËRSHËNDET QYTETARËT E KOSOVËS
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ka përshëndetur sot të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Meta shpreh vlerësimin e tij për arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës, duke theksuar punën e bërë nga qeveria e Kosovës si dhe nga institucionet ndërkombëtare për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor.

"Kosova është një shtet me një kushtetutë moderne, e cila garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj dhe veçanërisht të pakicave etnike në vend. Me këtë rast, ai shprehu rëndësinë e integrimit të të gjitha pakicave etnike në jetën institucionale, si e vetmja rrugë përpara në integrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe në garantimin e një shoqërie moderne, multietnike, të hapur dhe evropiane", thekson ai.
Lideri i LSI-së shtoi se sot është një ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, duke ndihmuar në forcimin institucional të saj, në bashkëpunimin rajonal dhe për të siguruar integrimin e plotë të shtetit të ri në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha strukturat ndërkombëtare.

4 VJET PAVARËSI, KOSOVA NË FESTË
Në vitin e madh kur gjithë kombi shqiptar feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova shtet i njohur deri sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot  mbush katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Të mbledhur në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, ligjvënësit kosovarë nënshkruan deklaratën e pavarësisë. Asaj i parapriu një rrugëtim i gjatë në vite, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, protestën e Lëvizjes Studentore, sulmet e forcave serbe në Prekaz e deri te ngjarja që vuri themelet e historisë së re – bombardimet e Aleancës Veriatlantike në caqet serbe. Fushata e NATO-s, që nisi më 24 qershor të vitit 1999 dhe që zgjati për plot 78 ditë, u karakterizua me dëbimin masiv që u bënë forcat serbe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rezultoi me kapitullimin e autorit të luftës – Sllobodan Milloshevic. U deshën më shumë se tetë vjet që të miratohet shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari. Kosova sot, katër vjet pas krijimit të shtetësisë?

Në ditët e para të lindjes, shtetësia e Kosovës është pranuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.

Por, pengesa të konsiderueshme për shkak të mosnjohjes vlerësohet se paraqesin pesë vendet e Bashkimit Evropian - Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania - që, sot e kësaj dite, nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë. Mosunifikimi i bllokut 27-anëtarësh mbetet sfidë për Kosovën sa i përket integrimit, por jo vetëm. Në marsin e vitit të kaluar, Prishtina zyrtare ka hyrë në një proces që nga aktorët ndërkombëtarë është mirëpritur, por jo edhe nga të gjithë kosovarët – dialogu me Beogradin për, siç është thënë, çështjet e pazgjidhura teknike. Procesi nuk mund të konsiderohet më pak sfidant për Kosovën, pasi shteti serb vazhdon të mos zbatojë si duhet marrëveshjet që kanë arritur palët, si dhe të shfaqë pengesa për arritjen e kompromiseve të reja. Përfaqësimi i Prishtinës në nisma rajonale është shkaku i ngecjes disamuajshe të negociatave, me gjithë thirrjet e Brukselit, si ndërmjetësues në proces, që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve. Beogradi do që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por një gjë e tillë kundërshtohet fuqishëm nga vetë Kosova, e cila do që të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo është vetëm njëra nga këmbënguljet e autoriteteve kosovare, të cilat i pret edhe realizimi i premtimeve të tjera: qytetarët kosovarë duan liri të lëvizjes – Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

(d.b/ma.ar/el.me/er.nu/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-02-2012, 00:28:26
Katër vite më parë, më 17 Shkurt të vitit 2008, u plotësuan ëndrrat shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi dhe për një shtet të ri të Kosovës, duke ndërruar kështu historinë e këtij vendi dhe duke e shndërruar atë në shtet të pavarur dhe sovran.

Sot është një ditë madhështore, një ditë feste, ku të gjithë duhet të festojnë me harmoni dhe tolerancë, dhe në asnjë moment duke mos i harruar ata, falë të cilëve, Kosova mund t’i gëzohet kësaj dite.

Për ndër të festës, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Topalli në festën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga organizoi të enjten në mbrëmje një pritje për personalitete nga jeta politike e shoqërore.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se tashmë e shohin të ardhmen më me pozitivitet.

“Ajo ishte një ditë e madhe, me peshë të madhe, si 28 nëntori i 100 vjetëve më parë. Liria sot nuk kërkon luftën për ta arritur, por kërkon të respektohen institucionet. Patriot i vërtetë është ai që i respekton ato. Gëzuar festën”, deklaroi Topalli.

Për përvjetorin e katërt të pavarësisë urimet kanë ardhur nga të gjitha kontinentet e globit dhe nga liderët e shtetëve të ndryshme të botës.

Uganda, vendi i 88-të që njeh pavarësinë

Zëvendëskryeministr i i Kosovës Behgjet Pacolli njoftoi në një konferencë shtypi se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Uganda, shtet afrikan me më shumë se 30 milionë banorë, është shteti 88 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje u bë publike në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli në këtë konferencë ka prezantuar edhe notën verbale me të cilën konfirmohet se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia, festime në Kosovë - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit