Gjendja në veri, Vetevendosje propozon zgjidhjen - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjendja në veri, Vetevendosje propozon zgjidhjen

Gjendja në veri, Vetevendosje propozon zgjidhjen

· 1 · 449

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-07-2011, 12:01:27
Lëvizja Vetëvendosje propozon zgjidhjen e situatës në veri duke kërkuar fillimisht që presidentja të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Në një komunikatë për shtyp, lëvizja kërkon të ndërmerren edhe hapat e tjerë si ndërprerja e procesit të bisedimeve me Serbinë, aktivizimi i të gjithë burimeve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës, thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, SHBA-të dhe BE-së, ripërcaktimin e pranisë së BE-së në Kosovë, si dhe kërkon prej qeverisë që të diskutojë në parlament strategjinë e marrjes së kontrollit në veri të vendit.

Lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti, theksoi se aksioni i qeverisë në veri, nuk ishte i mirëorganizuar, duke e konsideruar hapin e ndërmarrë pa plan.


Thaci: Nuk ka kthim prapa

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron para deputetëve të kuvendit se nuk do të ketë kompromis dhe dialog me askënd për sigurinë e shtetit dhe rendin e brendshëm të Kosovës.

Duke folur në seancën plenare, Thaci u shpreh se Beogradi po ndjek ende politikën e vjetër ndaj Kosovës dhe jo të fqinjësisë së mirë.

"Qeveria është e koordinuar dhe nuk do të ndalet në punën e saj. Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodh kurrë dhe për asnjë çmim", tha Thaci. /top channel

Temat e fundit