×

Gjirokaster, KKRT u pret sinjalin 4 televizioneve greke !

Gjirokaster, KKRT u pret sinjalin 4 televizioneve greke !

· 4 · 828

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 11-05-2007, 07:35:16
Grupi i përbashkët i inspektorëve të policisë tatimore dhe ekspertëve të KKRT-së, nga Taraboshi i Shkodrës kanë zbritur në Këcullë të Gjirokastrës, për të ndërprerë sinjalet televizive të atyre operatorëve, që sipas tyre, kanë tejkaluar shtrirjen e transmetimeve përtej frekuencave të përcaktuara në licencë.janë disa transmetues televizivë grekë të palicencuar, që ndonëse janë ndërprerë dhe paralajmëruar disa herë nga KKRT, përsëri vazhdojnë të hyjnë me transmetime në frekuenca të paautorizuara dhe që në situatën e shtrirjes së kontrolleve dhe ndërprerjeve tona në të gjithë vendit, me të drejtë ngjanin me një lloj sfide normale". Në qytetet kryesore të Jugut, qysh prej vitit 1992 ka nisur vendosja e transmetuesve televizivë të disa prej kanaleve me të rëndësishme shtetërore dhe private greke si "ERT", "Et 1", "ANTENA", "MEGA", "Alter", "SKY", "ET 3" etj., por në bazë të akt-inspektimit të përpiluar pas kontrollit të kryer nga ekspertët e KKRT-së, në gusht të vitit 2006, në fokus të grupit të mbërritur dje në Gjirokastër ishin 4 kanale greke, NET, MEGA, ANTENA dhe Alter, që sipas ing. Pirro Koçit, kanë rezultuar në transmetim një vit më parë. "Këta operatorë grekë nuk janë të licencuar dhe ne disa herë i kemi ndërprerë, por për çudi janë rikthyer në transmetim pa dijeninë tonë. Kësaj here jemi të vendosur që jo vetëm të ndërpresim transmetimet e tyre të paligjshme, por edhe të mos lejojmë rifutjen e tyre në transmetim", tha Koçi. G.Shqip

  • Postime: 2287
PetritKola
#1 ne: 11-05-2007, 14:31:02
Ja te shohim sa do zgjase vedosmeria e tyre.

  • Postime: 23494
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 11-05-2007, 18:08:31
Edhe 5 vjet them une. Edhe per 5 vite greket do te korrin e shijne c'te duan ne Shqiperi. Pas kesaj kohe do marrin pergjigjen e duhur. Them kete sepse dhe kaq kohe i duhet Shqiperise per t'u bere ne gjendje t'i jape pergjigjen e duhur Greqise.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#3 ne: 12-05-2007, 15:17:56
Pse 5 vite?? Pse pikerisht aq?