Postuar nga: 12:51
« ne: 05-04-2021, 08:58:53 »E trishtë që në 2021, jo thjesht kryetari i një partie politike, por kryeministri i një vendi që pretendon të hyjë në Europë, përdor 1 qen endacak që e ka zënë gjumi para 1 zyre elektorale, si sarkazëm për kundërshtarin politik. Nuk do kishte kenë çudi që këto zgjedhje, partitë, dhe ajo e tija, të vinin me 1 program kombëtar afatgjatë dhe etik për zgjidhjen e këtij fenomeni.
Por koha dhe veprat kanë treguar të kundërtën.
2 ditë më parë, jua bëra llogaritjen me mik të shpenzimeve të spitalit veterinar të bashkisë Tiranë.
Sa naive isha treguar!
Mësoni se veç blerje medikamentesh+ materialesh veterinare për 5 vitet e fundit, të gjitha të publikuara në Agjensinë e Prokurimit Publik, janë:
2016 - 8.303.600 lekë të reja
2017 - 19.631.250 lekë
2018 - 17.500.000 lekë
2019 - 16.499.987 lekë
2020 lot 1 - 10.019.500 lekë
2020 lot 2 - 12.554.650 lekë
Totali - 84.508.987 lekë
Pra, janë shpenzuar 850 milion të vjetra nga taksat e qytetarëve të Tiranës, vetëm për medikamente dhe materiale.
Këtu nuk fusim, pagat dhe sigurimet shoqërore për 26 veterinerë, liçenca e të cilëve duhet të revokohet urgjentisht për vrasje të qenve, abuzim dhe mungesë etike profesionale, as blerja e ndërtesës dhe amortizimi, as punonjësit famëkeq që rrahin gra kafshëdashëse rrugëve tek u marrin qentë e lagjes, as rojet te dera.
Vetëm në këto tenderime mund të kesh të paktën 10 kombinacione hetimi për krim ekonomik, korrupsion, shkelje e ligjit për mbrojtjen e kafshëve, shkelje e misionit të institucionit, abuzim me pushtetin, etj, etj.
Duke hetuar Agjensinë e Mbrojtjes së Konsumatorit me në krye Rudina Hoxhën, drejtoreshën e spitalit Hermiona Hajdini, 26 veterinerët, gjithë punonjësit e tjerë, dhe 2 furnitorët fitues të tenderit, do ngacmoni 1 maje ajsbergu që është pashalleku i Bashkisë së Tiranës.
Propaganda mitomane ndër media e rrjete sociale ecën veç me njerëz të painformuar e të paedukuar.
Ftoj Top Channel, Shqiptarja.com, Gazetën Dita, që u ngutën të postojnë lajmet e porositura nga kryebashkiaku, të publikojnë dhe investigojnë mbi këtë aferë korruptive dhe amorale. Ndryshe tregoni se jeni të shitur.
Sa për qenin që fle, rrituni deri te pastërtia e ndërgjegjes së tij!
Mbase më pas do ta bëni gjumin e qetë edhe ju.
Oli Pero