×
Hyrja
Profili

Gripi A, vdes 18 vjecarja shtatzene

Gripi A, vdes 18 vjecarja shtatzene

· 1 · 279

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-12-2009, 10:59:15
Gripi i derrit ka shenuar nje tragjedi te dyfishte ne familjen e nje 18 vjecareje, e cila priste te behej nene per here te pare.

E reja me inicialet E.R. ishte tragjikisht viktime e virusit A/H1N1, bashke me foshnjen e saj qe do te lindte pas pak ditesh.

Ne muajin e tete te shtatezanise, 18 vjecarja ishte e shtruar prej nje jave ne reanimacionin e infektivit. Por megjithese eshte trajtuar nga mjeket me tamiflu, ajo nuk ia ka dale t’i mbijetoje gripit te tmerrshem.

Pervec shtatezanise, tani per tani nuk eshte bere e ditur kartela mjekesore e 18 vjecares per te kuptuar nese virusi ka ndikuar agresivisht mbi imunitetin e saj, duke e renduar pa kthim shendetin e 18 vjecares.

Zyrtarisht, deri tani jane pese raste ku virusi A/H1N1 ka shkaktuar vdekjen e pacienteve, te cilet, ne te gjitha rastet kane patur semundje te tjera kronike dhe gripi i derrit u ka shkaktuar komplikacione ne mushkeri.

Mjeket konfirmojne se ne Shqiperi jane mbi 300 te prekur nga ky virus, por nuk perjashtohet qe numri te jete edhe me i larte per shkak te uljes se temperaturave dhe gripit sezonal, qe ndikon ne perkeqesimin e gjendjes. /Top Channel/

Temat e fundit