Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 05-11-2020, 13:26:41 »

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.



Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media.


Ai ka thënë se nuk do të lejojë që para Gjykatës të shkoj si president.

“Nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit unë sot jap dorëheqje”, ka thënë ai.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur,  ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata.

Se krerët e lartë të UÇK-së dp të merreshin të pandehur në hagë u konfirmua që në qershorin e shkuar kur presidenti i Kosovës po bëhej gati të nisej në një takim Serbi Kosovë në shtëpinë e Bardhë.

Në një njoftim për shtyp, që prokurorët bënë të ditur se ata akuzoheshin se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre. E çuditshme është se vendmet e Gjykatës speciale koinçidojnë me ngjarje politike. Atktakuza u shpall para Takimit të nivelit të lartë me Vuçiçin në Uashington, ndërsa marrja si të pandehur pas përfundimit të zgjedhjeve amerikane ku me sa duket presidenti Trump ka dalë humbës.

©lapsi.al
Postuar nga: InfoZ
« ne: 24-06-2020, 22:39:10 »

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në kumtesë.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshme nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet në kumtesë, përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

“Besohet se z.Thaçi dhe z.Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z.Thaçi dhe z.Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidenti Hashim Thaçi, bashkë me Veselin dhe Haradinajn tentuan ta shfuqizojnë Specialen edhe në fund të vitit 2017 nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Nisma e orëve të mesnatës ishte kundërshtuar nga LDK-ja dhe VV-ja, atëkohë në opozitë. Pas presionit ndërkombëtar dhe kërcënimit se do të izolohen, veçmas nga SHBA-të, tre ish udhëheqësit e shtetit ishin zmbrapsur nga cytja e deputetëve për ta shfuqizuar Specialen. Më vonë Haradinaj pati thënë se, Specialen deshën ta shfuqizojnë për shkak të frikës se edhe ata do të jenë subjekt i saj. Dy prej protagonistëve- Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli tashmë janë intervistuar si të dyshuar.

Koha.net