Henri Çili ne pranga - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Henri Çili ne pranga

Henri Çili ne pranga

· 7 · 895

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-02-2020, 16:32:56
 

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.

I pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë.

Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave.

Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një ‘zyrtari të lartë të Drejtësisë’ të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Mashtrimit’, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimi dokumenteve’ në bashkëpunim.

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i regjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestuarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për ‘prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike’. /voa

  • Postime: 7521
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-02-2020, 17:31:06
He ca bonet, s’guxo robi me bo pazare me robt se bi n’pranga...:P
He se cudia me e madhe 3 dite zgjat.
Do dale ne arrest shtepie e me pas do marre pafajsi.
Me e keqja do kerkoje demshperblim ene do e marre ene ate... si perfundim ku ishim asgjekundi ca bere I xhirro teri tek birruca..:P

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 28-02-2020, 19:55:07
E felliqe Universitätin o Henri
UET ka nxjere gjithmonë studente njesha😂
Bashkëpunim perfekt 😛

  • Postime: 7521
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-02-2020, 20:55:54
Shyqyr qe nuk e bera masterin atehere kur me tha Naimi Ec er cun beje falas se kush ju jepte spjegime njerezise ne intervista pune se mos I kisha dhene toke ene apartament Naimit per diplomen...🤪😂😂😂😂

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 02-03-2020, 00:31:00
E liruan. Pagoi 1 milion euro kot pare xhepi dmth.

  • Postime: 234
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 02-03-2020, 08:51:42
E liruan. Pagoi 1 milion euro kot pare xhepi dmth.

Vertet e liruan,apo tallesh? :)

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 08-04-2020, 07:29:55
Nga Prangat në karantine 🙈

Temat e fundit