Hesht Edi! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Hesht Edi!

     Hesht Edi!

    · 3 · 2288

    • Postime: 938
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 03-08-2022, 01:04:50
    Hesht kur nuk ke ndjeshmërinë për të kuptuar dëshpërimin që kaploi sot të madh e të vogël! Hesht kur nuk gjen dot fuqinë për të pranuar fajin e për të marrë veprime të ashpra që zgjidhin problemin! Hesht Edi se sot jemi në zi! Madje shpalle nesër zyrtarisht ditë zie se jeta e vogëlushes për nga padrejtësia si iku e trauma që shkaktoi te ne është dhimbje që preku çdo zemër të shëndetshme.

    Hesht Edi se sot nuk vdiq thjesht një fëmijë, por vdiq edhe më shumë besimi i popullit te mundësia që ky vend mund të ndryshojë!

    Sipas teje ne as kur na vrasin nuk kemi të drejtë të flasim?!

    Ti nuk hesht Edi se ti e di që nuk të ndodh gjë. Ndaj guxon dhe sillesh keq dhe në ditë si kjo. Sot normalisht populli duhet të të kërkonte llogari. Por, ti e di që nuk ndodh. E di ti se bashkë me ata të tjerët e keni lidhur në 700 zinxhirë. Keni ngritur një sistem të lig balte që ju ruan nga çdo reagim. Nuk hesht se e di që nëse ndokush nga ne ngrihet e t'i sjell njerëzit te dera ti dhe tellallët e tu që janë kudo do nisni të thoni: "Ata që u ngritën bëjnë politikë me të vdekurit".
    Pastaj ata që janë si ty por që sot ndodhen në opozitë të trembur se mos u ikën monopoli i opozitarizmit do vazhdojnë ison e do thonë: "I ka ngritur Edi këta që të shfryjnë revoltën popullore". E kështu ti Edi dhe ata si ty përballë teje na mbani ne nën sundim. Na shtypni. Na vrisni. Pastaj na kërkoni dhe të heshtim duke na thënë ne se po merremi me politikë.

    Hesht TI Edi se sot jemi në zi.

    Nga Adriatik Lapaj

    • Postime: 938
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 03-08-2022, 01:07:45
    Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

    Mirupafshim në gjëmën  e radhës.

    Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë  nga një oficer policie i pa përgjegjshëm është kronikë e një vrasje të paralajmëruar. Nuk është krimi i  parë që ndodh në det për këtë vit. Druaj se nuk është as i  fundit. Vetëm 24 orë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë, nisur nga rastet e mëparshme me anë të një qarkoje kërkonte më shumë kontroll për “gangsterët e detit”.
    Gjëmat ndodhin sepse jemi përballë mendësisë  - Hëmo sa të kalojë kjo situatë.
    Të ngasësh jet-ski në det duhet të lejohet vetëm në një perimetër të caktuar dhe të qartë si për pushuesit  ashtu edhe vozitësit.
    Të ngasësh jet-ski në det duhet të kesh licensë.
    Nëse publiku beson te policia nuk ka nevojë për policë shtesë për të kontrolluar dhe verifikuar zbatimin e ligjshmërisë. Mjafton një telefonatë në polici dhe ajo duhet automatikisht të ndërhyjë.
    Nuk ka nevojë në një vend normal ku sundon ligji për “masa shtesë”, aq më pak për “masa drastike”,  për “urdhëra të rreptë”, për urdhëra për të parë zbatimin e urdhërit, për "angazhim maksimal", për “aksion” për “dron edukues” apo për më shumë “ndërgjegjësim”. Thjesht gjithsecili të bëj detyrën e tij. Dhe detyra nis nga secili prej nesh.
    Agresori sot është punonjës i policisë, me histori jo fort të këndshme në polici dhe për më tepër tenton edhe të largohet nga skena e krimit.
    Krimi në Himarë u krye me skaf! Për të drejtuar skafin duhet kurs 6 mujor dhe patentë nga kapiteneria e Durresit! (Është intersant të mësohet se kush është pronari dhe me shumë gjasë - ndonjë person me precedent penal)
    Tre figura krimi nga një oficer policie:
    1-Drejtim mjeti pa dëshminë përkatëse.
    2-Vrasje nga pakujdesia.
    3-Tentative për tu larguar nga vendngjarja.

    Kjo është policia që nuk duam. Kjo është edhe sfida që nuk po e fiton dot policia. Një polici e shtetit dhe jo e partisë, një polici që njeh ligjin dhe jo urdhërin, një polici ku respektohet karriera dhe jo “lidhjet e shkurtra” me bandat dhe politikën. Nëse vendoset “rendi brenda rendit” është më e thjeshtë që të sigurohet rendi dhe qetësia e pushuesve dhe e të gjithëve.
    Përtej problemeve të policisë duhet të shohim problemet me veten. Krimet më të mëdha dhe më të rënda ndodhin në sezonin e pushimeve. Dikush humb jetën për një parkim, dikush për një pse më pe, një tjetër pse muzika është e lartë…
    Pa respektuar veten dhe jetën në komunitet nuk mund të ketë rend dhe qetësi. Nuk mund të ketë një polic pranë çdo problemi që del. Nuk mund të ketë një zjarrëfikëse për çdo zjarr që ndezim. Nëse muzika kthehet në makth për banorët - zgjidhjet teknologjike dhe ligjore sot ekzistojnë. Nëse të krisur me jet ski vozitin në afërsi të pushuesve - duhet të mjaftojë një telefonatë dhe një shembull i mirë për pronarin e “jet ski” dhe për vozitësin pa leje. Kaq duhet të mjaftojë. NJE SHEMBULL!
    Urdhërat dhe masat e marra si konfini pas të vjelit kanë po aq  efekt sa ka urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para lirimit.
    Siguria në plazhe nuk arrihet me urdhëra të datës 1 gusht. Siguria dhe qetësia në plazhe arrihen nëse nuk punohet me aksion nuk punohet me urdhëra të rreptë dhe me masa drastike.
    Si ndodh që është mbushur bregdeti me adoleshentë që pa asnjë minutë përgatitje marrin dhe ngasin  motorrë uji?!
    Sa mjete motorrike janë sekuestruar gjatë këtyre viteve?
    Ku janë sot ata që kanë kryer krime me mjete motorrike në ujë?
    Sa patenta janë lëshuar dhe nga cili institucion?
    Mbi çfarë bazash dhe përgatitjesh profesionale?
    Sa mjete janë kolauduar dhe sa kanë mbetur për shkak të amortizimit?
    Sa pronarë të tyre janë ndëshkuar/gjobitur? Sa “dronë edukues” janë ngritur për të parë kontrollin e territorit?
    Sa gjoba janë vënë për prishësit e qetësisë në plazhe dhe kudo?
    Cilat janë pikat e nxehta në vite që prodhojnë  ngjarje të rënda?
    Çfarë masash janë marrë që të mos përsëriten?
    Rendi dhe qetësia nuk mund të vihen vetëm as nga qytetarët dhe as nga policia. Rendin dhe qetësinë e garanton një bashkëpunim dhe besim që qytetari duhet të ketë te policia. Besim që është tronditur prej rasteve që nuk është koha dhe vendi për t’i përsëritur.
    Nëse nuk ndryshon qasja ndaj problemeve, sërish deri në gjëmën e radhës do të flasim për shkarkime, inspektime, urdhëra të rrepta dhe masa shtesë. Sërish do të kemi dy realitete, një në terren dhe tjetrin në shkresat dhe lajmet televizive.
    Lajmi i fundit është se drejtori i përgjithshëm ka dhënë urdhër për ngritjen e një grupi të posaçëm për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna nga ai vetë!
    Dmth policia nuk zbaton porositë e DPPSH.(Drejtorit të Përgjithshëm të Policise Shtetit!!!) Në këtë rast ose ikën policia, ose ikën drejtori. Te dy nuk mund të bashkëjetojnë!

    Ky stil menaxhimi dhe qasje ndaj problematikës nuk garanton aspak mos përsëritjen e ngjarjeve dhe krimeve të tilla. Thjesht i shërbejnë daljes momentale nga situata dhe i ngjajnë njeriut që  fsheh mbeturinat nën tapet për të krijuar iluzionin e pastërtisë…

    Lutfi Dervishi

    • Postime: 938
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #2 ne: 03-08-2022, 01:09:06
    Duhet përsëritur atë që e kam shkruar dikur: ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj po aq sa edhe familjarët e vajzës që erdhën të pushonin e të çmalleshin me vendlindjen, e ku atdheu ua morri më të shtrenjtën që kishin. 

    Dhe përderisa në heshtje e jetojmë dhembjen e atyre që e humbën më të dashurën e vet, do duhet vetvetes t’ia shtrojmë pyetjet që nuk ia kemi shtruar në kohën e duhur. Si për shembull atë se ç’njerëz janë ata që i drejtojnë gomonet vrastare dhe, si u bë Shqipëria vend ku çdokush mund të të vret e thuajse askush nuk të mbron.

    Po pra, tragjedia rrëqethëse që ndodhi në Himarë, mund edhe të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet e duhura, si për shembull atë se drejtuesit e gomoneve që i vrasin fëmijë tanë janë të njëjtë me shumë nga ata që i kemi votuar ne, janë të njëjtë si burrështetasit që e kriminalizuan vendin, të cilëve ua besuam jetën e na dhanë vdekjen, si ata që kërkojnë dënimin e vrasësve tanë, por pasi që vetë e vranë Shqipërinë.

    Dhe sot kur e jetojmë këtë dhembje rrëqethëse dhe të paimagjinueshme, tani kur përballemi me këtë tragjedi -  të ta vrasin fëmijën në plazh, aty ku ke shkuar të pushosh e ku ke besuar se je më i mbrojtur se kudo qoftë në tjetër vend -  duhet kërkuar përgjegjësi para së gjithash nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, i dekadave gjatë të cilave i përkrahëm ata që përfitojnë edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë, ata që na vijnë për ngushëllime me buqete lulesh atëherë kur na i vrasin fëmijët. (Kim Mehmeti)

    Temat e fundit