Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta konfirmoi zyrtarisht perfundimin e greves se urise ne sallen e kuvendit, duke mbyllur edhe etapen e pare te përpjekjeve për mbrojten e votes se lirë.
Duke folur para protestuesve pranë nderteses se kuvendit, Meta premtoi se "shumë shpejt do të organizohen manifestime te mëdha, do të krijohet një fron shumë i gjerë për te rivendosur shenjterine e votes se lirë, ndaj dhunuesve, Berisha dhe Rama".
"Nesër nis një etape tjetër qe do t'i beje te gjithë botës se ditur se dy bosat e kastes nuk i blejne dot votat. Ne do të startojme dhjetorin e ri", u shpreh Meta.
Kreu i LSI-se i shoqëruar edhe nga deputetet e tjerë greviste, u shpreh para protestuesve se e nesermja nuk mund te jetë me e mirë nëse nuk mbrohet liria.
Kreu demokristian, Nard Ndoka, deklaroi se kryeministri Berisha dhe mbeshtetesit e tij kanë pritur rremuje dhe dhunë nga grevistet, por nuk ia arriten, sepse misioni është është i qartë.
"Me protesta qytetare do t'i mposhtim. Sot ne fituam betejen me te madhe për votën e lirë. Sot ne fillojme një lufte me te madhe ne politikën shqiptare. Jemi te motivuar sepse kemi mbeshtetjen tuaj", u shpreh Ndoka.
Sipas tij, deputetet ne salle janë vetëm kukulla, pa liri dhe pa personalitet.
Ndoka u shpreh i vendosur për t'i thënë "Jo" vjedhjes se votes, pavarësisht se sonte ne parlament, siç u shpreh ai, do të miratohet "Kodi i Vjedhjes".
http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=135506