×

Ilir Meta: Unë kandidat për kryeministër,Rama është kryebashkiak

Ilir Meta: Unë kandidat për kryeministër,Rama është kryebashkiak

· 8 · 664

  • Postime: 23494
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 03-06-2009, 13:27:50
Kreu i LSI-së Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, prezantoi prioritetet dhe epërsitë e programit qeverisës të kësaj partie. Meta u ndal dhe në problematikën e aleancave paszgjedhore por dhe në çështjen e kartave të identitetit.
Pas zgjedhjeve ju keni thënë se do të bëni aleancë me PS. Do të jeni në bashkëpunim me zotin Rama kryeministër apo kjo çështje do të jetë një kusht për aleancën?
Se cili do jetë Kryeministri është gjëja më e parëndësishme për elektoratin opozitar. Qëllimi është standarti i zgjedhjeve dhe largimi i Berishës. Është vota ajo që përcakton Kryeministrin. LSI pavarësisht se ka kandidatin për Kryeministër, nuk vë kushte për këtë çështje. Kushtet do të jenë programore. Çështja e Kryeministrit do të varet nga sasia e votave që do të marrë çdo parti. Kush merr 71 deputetë bëhet Kryeministër. Nëse zoti Rama merr 71 deputetë në zgjedhje, bëhet ai kryeministër. Nëse LSI merr në 28 qershor 71 deputetë, unë më 29 qershor hyj në zyrë dhe nis punën si Kryeministër për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Më 29 qershor unë filloj punën si Obama.
Nëse as Rama dhe as Berisha dhe as ju nuk merrni 71 vota, cili do të jetë pozicionimi juaj?   
Nuk është e ndershme se sa vota do marrë njëri apo tjetri. Nëse do të flasim për moral dhe transparencë para shqiptarëve, ne duhet të ballafaqohemi para votuesve në një debat ku të jetë prezent dhe zoti Ramën dhe zoti Berisha. Shqiptarët të na vlerësojnë dhe gjykojnë se cili ka programin më të mirë, kush ka programin më të qartë se mund të nxjerrë vendin nga kriza dhe kush mund ta fusë vendin më thellë në krizë. Nëse merrni me sondazhet e Zogbit dhe Bobit, bëni gabim profesional. Më 28 qershor ose do falimentojë Bobi me Zogbin, ose do falimentoj unë si politikan. Unë jam i hapur në këtë garë. Por mos harroni se ne do t’i njohim shqiptarët me manipulimet që kërkojnë të bëjnë palët. Sepse ata duan t’i bëjnë për budallenj shqiptarët dhe duan t’u imponojnë ato përpjekje dhe ato rezultate të porositësve të sondazheve tërësisht jo profesionale dhe me këto përpjekje do të ndëshkohen më 28 qershor. 28 qershori po vjen dhe unë e pres me shumë dëshirë.
Nëse PS nuk merr 71 vota dhe do t’i duheshin votat e LSI për krijimin e qeverisë, ju do të pranoni që të jetë zoti Rama Kryeministër?
Ju flisni sikur zoti Rama është i papunë. Ai është kryetar bashkie, çfarë meraku keni për të?! Nëse bëhet fjalë për moral dhe transparencë unë e ftoj kandidatin e PS zotin Rama, ftoj Kryeministrin që jam i bindur se është në largim, zotin Berisha, të shpalosim programet tona dhe të vlerësojnë shqiptarët se cili vlen, kush mund ta nxjerrë vendin nga kriza dhe cili mund ta fusë më shumë në krizë. E kemi bërë të qartë se jemi të hapur të bëjmë koalicion me PS pas zgjedhjeve mbi pikat e programit, pasi ne jemi parti e majtë progresiste.
Procesi parazgjedhor është në krizë, për shkak të kartave. Jemi në një moment delikat për sa i përket zgjedhjeve, e kam fjalën në luftën PS, Ministri e Brendshme për kartat e identitetit. Si i gjykoni pretendimet e PS-së për kartat. Ku e shikoni të vërtetën dhe gënjeshtrën në mes të këtyre deklaratave?
Debati për kartat është një çështje aspak serioze. Jo se nuk ka probleme me pajisjen me karta identiteti. Ka probleme me kartat, ne kemi kërkuar që kodi të bëhej që një vit më parë para samitit të Bukureshtit, që njerëzit të pajiseshin me karta. Jo se nuk ka tendenca te njerëzit e qeverisë për të krijuar pengesa te njerëzit për pajisjen me karta. Ajo që nuk është serioze është se ne kemi kërkuar një konsensus, ulje në tavolinë të të gjithë palëve për të gjetur zgjidhje në bashkëpunim me OCBE-ODIHR, për të mos e kontaminuar më tej këtë klimë zgjedhore që nuk është pa probleme gjithashtu. Unë i kam kërkuar OSBE-ODIHR dhe zonjës Glover që të mbajë një qëndrim tani për këtë çështje dhe jo pas zgjedhjeve përmes një raporti.
Zoti Meta, ju e përjashtoni veten nga i gjithë ky diskutim. Cili është roli juaj, pse nuk bëni ndërmjetësin?
Ne kemi apeluar prej kohësh, për kartat kemi dalë që në janar dhe kemi kërkuar karta falas për ata shtetas që kanë probleme ekonomike. Nuk kanë vullnet të dy liderat që të ketë zgjedhje të lira dhe të hapura. Sali Berisha ka frikë se nuk i fiton zgjedhjet, sepse ka problemet e tij, ndërsa zoti Rama ka probleme me rezultatin e zgjedhjeve dhe në çdo rast kërkon të gjejë shkak për të kontestuar rezultatin e tyre.
Do të jeni pjesë e kësaj përpjekjeje për të zgjidhur këtë problem?
Jemi pjesë e çdo përpjekje për të zgjidhur këtë çështje. Kemi që në shtator 2005 që të miratonim një kod elektoral që do t’i hapte rrugë të gjitha proceseve të tjera. PD-PS këtë praktikë kanë ndjekur, kodin e kanë miratuar minutën e fundit në mënyrë të sforcuar.


Programi qeverisës i LSI

Punësimi
Në katër vitet e ardhshme LSI do hapë 100 mijë vendeve të reja pune të qëndrueshme
Do hiqen pagat e referencës
Përjashtim nga tatim fitimi për 3 vjet të të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 punëtorë

Politikat fiskale
Zero tatim mbi të ardhurat për pagat deri në 25 mijë lekë të reja
Ulje e TVSH nga 20 në 10 % për ushqimet bazë
Subvencionim deri në 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë deri në dhjetor 2011
Heqje tatim fitimi për fasonët deri në 2010

Bujqësia
Dyfishim i buxhetit për bujqësinë brenda 2010
Subvencionim nga 25-50% të imputeve bujqësore
Subvencionim direkt fermerët për produktin deri në 20%
Krijimin e fondit të garancisë për kreditimin e fermerëve
Krijimin e një porti peshkimi në Durrës
Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve të paregjistruar

Arsimi
Dyfishim i buxhetit për arsimin, nga 3.5% që është sot në 5% të GDP
Asnjë shkollë pa ngrohje dhe standarde të mësimdhënies
Dhënia e statusit të mësuesit dhe Profesorit
Dyfishim i pagës së mësuesit

Shëndetësia
Do sigurohet përmbysja e situatës aktuale të shëndetësisë
Nga 2.2% të GDP në 09 do të shkojë në 4.4% të GDP deri në 2013
Barna të sigurta dhe të shumëllojshme 
Shërbim shëndetësor dhe në fshatrat më të largët
Kontroll sanitar dhe epidemiologjik që garanton jetë të shëndetshme të qytetarëve

Mbrojtja sociale
Do miratojë ligjin për Moshën e Tretë
Do dyfishohen pensionet brenda katër viteve
Do miratohet statusi i ish-ushtarakut, minatorit dhe naftëtarit

Lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE brenda një viti


Turizmi
Kryetari i KDK së LSI-së shpalosi pjesën e programit që ka të bëjë me turizmin. “Për turizmin ne kemi të njëjtën formulë dhe skemë si bujqësia, do garantojmë rritjen e volumit të tij i cili do rrisë dhe punësimin. Bëhet fjalë për një koncept të ri menaxhimi i integruar i turizmit. Turizmi të mos bëhet me agjenci rajonale apo projekte e masterplane që janë larg njëri-tjetrit. Të gjitha investimet duhen parë si zhvillime brenda një zone, kultura, bujqësia, infrastruktura të shihen në funksion të turizmit.

Durrës-Kukës
Kreu i LSI-së u shpreh dje se do respektojë pavarësinë e drejtësisë. “Ne kemi nxitur drejt që kur prokuroria ka nisur hetimin për rrugën Durrës-Kukës dhe jemi dakord që ta thonë fjalën e tyre si për Berishën dhe Bashën, por rruga nuk ka nisur në kohën e Berishës por ka nisur përpara, nuk është vetëm e Berishës. Mos harrojmë se kemi marrë një borxh të jashtëzakonshëm prandaj duhet të përfundojë, prandaj jemi në krah të prokurorisë si për çështjen e Gërdecit, ashtu edhe për Durrës-Kukës”, tha Meta.

G.Panorama

  • Postime: 26
  • Gjinia: Mashkull
duka65
#1 ne: 06-06-2009, 21:41:06
Me falni per sinqeritetin por eshte njeriu me i babezitur ne politiken Shqiptare per pushtet.

  • Postime: 12344
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 06-06-2009, 22:34:58
Mendoj qe shqiptaret votojne o per PD o per PS forcat e tjera politike jane kot fare jane vetem per te pakenaqurit dhe te eturit per pushtet.

Kam mesuar qe nga studime te ndryshme te bera ne bote kane treguar qe partite politike te reja fraksione te dyta te partive te medha vetem ne zgjedhjet e para kane marre maksimalen e votave te tyre me pas vetem ne zbritje .... pra e LSI ka per te marre akoma me pak vota kesaj rradhe se zgjedhjet e kaluara.

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull
titi10
#3 ne: 06-06-2009, 22:37:48
Iliri eshte plehra ME E MADHE e politikes shqiptare

  • Postime: 7404
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#4 ne: 07-06-2009, 09:38:06
Nuk e kuptoj kete ambicie te kote te Metes dhe me duket si pa lidhje ky pretendim kur dihet boterisht qe oBerisha o Rama e kane kete shans keshtuqe mendoj se Metes i duhet pune te beje nje elektorat te konsiderueshem dhe pastaj te pretendoje fronin e kryeministrit qe per mendimin tim eshte shume larg.

  • Postime: 23494
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 07-06-2009, 11:34:39
Ne fakt nuk eshte dhe aq llogari e pabaze kjo. Ilir Meta nese fiton rreth 10% te votave mund te detyroje PS per cdo gje pastaj.
Shume e mundshme do te ishte qe dy vitet e para Meta qendron si kryeminister dhe Rama vazhdon mandatin e tij si kryebashkiak. Keshtu kenaqet dhe ego e atij skraparliut per te qene dhe nje here kryeminister ne kete bote.
Dy vitet e mbetura pastaj merr Rama timonin e qeverise. Le te shohim cfare do te na ofroje 28 qershori.

  • Postime: 7404
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#6 ne: 07-06-2009, 12:18:12
O Max ku e llogarit ti 10 %  e tij se nuk po e marr vesh. ah po vetem po e suportoi Nanua e tu thot eperkrahesve te tij per te votuar per LSI gje qe s'ka gjasa edhe mundet por Meta as tek 5 % nuk do arrije.

  • Postime: 6972
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 07-06-2009, 15:37:07
Po po
Tigani ne zjarr, e peshku ne det  :P