×

Shteti kërkon mbylljen e sinjalit të RTV Ora

Shteti kërkon mbylljen e sinjalit të RTV Ora

· 4 · 158

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-05-2020, 16:39:02
 

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora. Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi vendosi në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 15-05-2020, 19:48:54
Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, një institucion pak i njohur deri më sot, ka ndërmarrë gjatë njëzet e katër orëve të fundit dy inspektime në kompaninë Ora News që menaxhon televizionin me të njëjtin emër, duke dalë të Premten me vendimin drastik për mbylljen e televizionit. Vendimi bazohet në të ashtuquajturin Akti Normativ nr. 3, një vendim i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama për menaxhimin e situatës së pandemisë, ku kërkohet mes të tjerash, që televizionet të mos zhvillojnë emisione debati me më shumë se sa dy persona.

Në vendimin e parë, Ora News u gjobit me 1 milionë lekë për shkak se kishte pasur tre persona në studion e emisionit 360 Gradë ndërsa në vendimin e dytë urdhërohet mbyllja e aktivitetit përveç një gjobe të dytë me vlerë 1 milionë lekë të tjera.

Drejtuesit e televizionit akuzuan kryeministrin Edi Rama për sulm ndaj tyre për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë të televizionit ndërsa politikanë të opozitës shprehën mbështetje.

Duke krahasuar situatën e fabrikave fason me atë të televizioneve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vuri në dukje faktin që fabrikat nuk janë mbyllur nga qeveria dhe së paku tre prej tyre janë kthyer në vatra të përhapjes së koronavirusit, duke vënë në rrezik jetën e punëtorëve.

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median!”, deklaroi Basha.

Formularët e inspektimit që kanë zbuluar shkeljet e Ora News janë firmosur nga tre punonjëse të Inspektoratit mbi një formular tip vulosur me vulën dhe firmën e Areti Beruka, drejtoreshë e komanduar.

Ora News ka të drejtë të ankohet ndaj aktit të ekspertimit brenda një afati 30 ditor ndërsa nuk dihet nëse qeveria do të ndërhyjë me forcë për të imponuar urdhrin e mbylljes./reporter.al

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 15-05-2020, 19:54:30
Drejtori i  Informacionit Brahim Shima deklaroi se vendimi i Inspektoriatit  Shtetëror Shëndetësor për gjobitjen është marrë vetëm nga dy foto.

 “Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë. Vendimi për mbylljen dhe lënien afat për 30 ditë të ankimimit të këtij vendimi po në këtë institucion është skandaloz”

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 16-05-2020, 10:29:11
Pranë televizionit Ora News ka mbërritur njoftimi për mbylljen e aktivitetit dhe dënimet me dy gjoba 20 milionë lekë me pretekstin e prezencës të më shumë se dy personave në studio. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e sinjalit nga vetë television dh në rast mosszabtimi administrator i tij ndiqet penalisht.

“Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg” deklaroi drejtuesii Informacionit, Brahim Shima.

Ndërsa ikona e këtij ekrani, Sonila Meço dejtuese e emisionit “Tempora” ka deklaruar: “…qeveria mund të shembë, mund të ndërmarrë veprime me asnjë transparence, duke anashkaluar parlamentin dhe gjykatat. Pra, këtu është gjithë problemi, se kjo nuk është çështje vetëm e imja. Unë kam provuar edhe në vitin 2015 këtë gjë, ku pushteti është gjendur fajtor edhe në gjykata ndërkombëtare dhe nuk ka pasur pasojë” ka thënë ajo duke iu referuar mbylljes arbitarare të Agon Channel, që për fajin personal të ramës i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 100 milionë euro.

Meço botoi njekohesisht edhe foto te emisioneve në vendet perendimore ku pjesmarrja nuk eshte kushtezuar. Sopas cdo mendje të pasëmurë nuk mund të ndalosh pjesmërrjen në studio TV kur ke hapur taksitë për më shumë se dy vetë.

Për këtë akt që dihet se nuk është vepër e inspektorëve të thjeshtë shëndetësorë dhe që shkon në vazhdën e represionit që të gjithë autokratët kanë ndërmarrë për të përfituar nga pandemia,kanë reaguar edhe politikanët e opozitës.Lulzim Basha deklaroi se “Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës.Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median”.

Ndërsa Monika Kryemadhi vuri gishtin direct mbi kryeministrin: ‘Edi Rama është armik i demokracisë, i votës së lirë, i ekonomisë së tregut, i arsimit të të rinjve! Atë e tmerron çdo media që nuk e kontrollon. Atë e tremb çdo gazetar i lirë që nuk është në borderotë e tija të korrupsionit”.

©Lapsi.al