Pranë televizionit Ora News ka mbërritur njoftimi për mbylljen e aktivitetit dhe dënimet me dy gjoba 20 milionë lekë me pretekstin e prezencës të më shumë se dy personave në studio. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e sinjalit nga vetë television dh në rast mosszabtimi administrator i tij ndiqet penalisht.
“Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg” deklaroi drejtuesii Informacionit, Brahim Shima.
Ndërsa ikona e këtij ekrani, Sonila Meço dejtuese e emisionit “Tempora” ka deklaruar: “…qeveria mund të shembë, mund të ndërmarrë veprime me asnjë transparence, duke anashkaluar parlamentin dhe gjykatat. Pra, këtu është gjithë problemi, se kjo nuk është çështje vetëm e imja. Unë kam provuar edhe në vitin 2015 këtë gjë, ku pushteti është gjendur fajtor edhe në gjykata ndërkombëtare dhe nuk ka pasur pasojë” ka thënë ajo duke iu referuar mbylljes arbitarare të Agon Channel, që për fajin personal të ramës i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 100 milionë euro.
Meço botoi njekohesisht edhe foto te emisioneve në vendet perendimore ku pjesmarrja nuk eshte kushtezuar. Sopas cdo mendje të pasëmurë nuk mund të ndalosh pjesmërrjen në studio TV kur ke hapur taksitë për më shumë se dy vetë.
Për këtë akt që dihet se nuk është vepër e inspektorëve të thjeshtë shëndetësorë dhe që shkon në vazhdën e represionit që të gjithë autokratët kanë ndërmarrë për të përfituar nga pandemia,kanë reaguar edhe politikanët e opozitës.Lulzim Basha deklaroi se “Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës.Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median”.
Ndërsa Monika Kryemadhi vuri gishtin direct mbi kryeministrin: ‘Edi Rama është armik i demokracisë, i votës së lirë, i ekonomisë së tregut, i arsimit të të rinjve! Atë e tmerron çdo media që nuk e kontrollon. Atë e tremb çdo gazetar i lirë që nuk është në borderotë e tija të korrupsionit”.
©Lapsi.al